Njëzet vjeçaret, në lulen e jetës

<< Kthehu pas

Keshilla per ju 20 vjecare Keshilla per ju 30 vjecare Keshilla per ju 40 vjecare Keshilla per ju 50 vjecare Keshilla per ju Meshkuj

Njëzet vjeçaret, në lulen e jetës


Ju vajza 20 - vjeçare, me të drejtë mendoni se jeni në lulen e rinisë e megjithatë, nuk është aspak herët për të bërë kujdes për lëkurën dhe trupin Tuaj. Përkujdesja për lëkurën në këtë periudhë të jetës është thelbësore dhe pikërisht ne dimë si t´Ju ndihmojmë të dukeni në formën më të mirë. Në çdo fazë të jetës lëkura dhe trupi ndryshojnë. Për t´i rezistuar viteve, parandalimi është më i mirë se kurimi. Një program i rregullt dhe periodik i një trajtimi të mirë tani, eviton një dëmtim më vonë. Ekspertët tanë do t´Ju shpjegojnë mundësitë në dispozicion, nëse Ju dëshironi të mbani lëkurën Tuaj të re dhe elastike ose nëse keni kërkesa të veçanta që dëshironi të realizoni.


Peeling abraziv me Lazer CO2 Fraxel

Ky trajtim do të forcojë lëkurën Tuaj rinore dhe do t´Ju ndihmojë të ruani një pamje të shëndetshme duke eliminuar qelizat e vdekura në sipërfaqe, të cilat krijohen me kalimin e kohës. Trajtimi me Lazer CO2 Fraxel do t´Ju sigurojë rezultate optimale për akne, njolla të errëta dhe shenja në fytyrë ose, edhe kur ju dëshironi thjesht rigjallërimin e pamjes tuaj, peeling abraziv është zgjedhja e duhur.


Fryrja e buzëve me acid hialuronik

Jo gjitha vajzat 20 - vjeçare kanë buzët formoze ashtu si do të kishin dëshirë, ndaj shumë prej Jush, ndoshta e vuajnë këtë difekt të vogël. Ekspertët e stafit tonë bëjnë të mundur realizimin e dëshirave Tuaja për buzë më të fryra dhe sensuale, në harmoni me gjithë fytyrën. Trajtim i shpejtë, pa dhimbje, i sigurt, i garantuar, pa efekte anësore. Rezultat shumë natyral dhe harmonik, acid hialuronik i markave më të njohura ndërkombëtare.


Ultra Shape Contour, eliminimi i dhjamit pa operacion

Për Ju vajza që ëndërroni të keni një trup harmonik, pa peshën e dhjamit në zonat e belit, barkut dhe anash kofshëve, por nuk dëshironi t´i nënshtroheni operacionit të liposkulpturës, kemi një propozim shumë të veçantë, UltraShape Contour. E shpejtë, pa dhimbje, aplikohet në ambulator, pa shtrim në klinikë, rekuperim i menjëhershëm, rezultate interesante. Një regjim alimentar i rregullt, aktivitet fizik, dhe trajtimi me ultratingujt e pajisjes moderne të UltraShape™ Contour, është kombinimi ideal për rezultate optimale.


Depilimi me Dritë Intense të Pulsuar

Depilimi i vazhdueshëm tradicional mund t´Ju konsumojë kohë dhe të jetë jo - efikas por, ekziston një alternativë. Trajtimi ynë me Dritë Intense të Pulsuar - IPL, i miratuar nga FDA (SHBA) dhe normativat e Komunitetit Europian (CE) për pajisjet mjekësore ISO 13485, depilon lëkurën duke shkatërruar bazën e rrënjës së qimeve. Kjo do të thotë që Ju mund të gëzoni një fytyrë dhe një trup të lëmuar për një kohë të gjatë.


Heqje e njollave, kisteve, akneve

Nëse keni akne, cikatrice, nishane, shenja apo kiste në lëkurë që ulin vetëbesimin Tuaj duke kompromentuar aspektin fizik, kemi kënaqësinë t´Ju informojmë se në shumicën e rasteve ato mund të hiqen me lehtësi. Trajtimet tona për këtë lloj procedure mund të jenë mikro - kirurgjikale ose me pajisjen moderne të Laser CO2 Fraxel. Zgjasin rreth 20 minuta dhe Ju do të shihni rezultate të menjëhershme.