Për Ju 30 vjeçare, gjithmonë më të freskëta

<< Kthehu pas

Keshilla per ju 20 vjecare Keshilla per ju 30 vjecare Keshilla per ju 40 vjecare Keshilla per ju 50 vjecare Keshilla per ju Meshkuj

Për Ju 30 vjeçare, gjithmonë më të freskëta


Pasi të keni kaluar të 30-tat, do të filloni të shihni disa nga gjurmët e para të viteve në lëkurë. Përgjatë gjithë jetës, Ju do të vëreni ndryshimet e lëkurës Tuaj nga viti në vit. Ajo mund të duket e lodhur ose të humbasë shkëlqimin e saj natyror. Meqë sasia e kolagjenit fillon të reduktohet, Ju filloni të vëreni formimin e rrudhave të dukshme, sidomos rreth syve, aty ku lëkura është më e hollë. Përveç kësaj, ekspozimi ndaj rrezeve të diellit dhe shtatëzanitë mund të kenë lënë njolla të errëta në lëkurë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Ju duhet t´i thoni lamtumirë pamjes tuaj të mirë dhe të shëndetshme, pasi ka shumë mënyra për ripërtëritjen e lëkurës tuaj. Përveç produkteve të duhura për kujdesin e lëkurës dhe trupit në përgjithësi, duhet të filloni të merrni në konsideratë edhe trajtimet jo - kirurgjikale. KEIT® Ju ofron një sërë trajtimesh estetike që mund të rifreskojnë pamjen Tuaj dhe t´Ju bëjnë të dukeni e të ndjeheni në formë të shkëlqyer.


Peeling i fytyrës, Lazer CO2 Fraxel

Dëshironi të dukeni mahnitëse gjatë gjithë të 30-tave Tuaja? Peeling i fytyrës me Laser CO2 Fraxel, i miratuar nga FDA (SHBA) dhe normativat e Komunitetit Europian (CE) për pajisjet mjekësore ISO 13485, është një nga trajtimet më të mira për të mbajtur lëkurën tuaj të freskët dhe rinore. Së pari dhe më kryesorja, peeling përmirëson tonusin dhe cilësinë e lëkurës, por gjithashtu, trajton edhe aknet dhe shenjat në fytyrë. Ndoshta më e rëndësishmja, një peeling i fytyrës mund të ndihmojë sigurisht, në parandalimin e rrudhave.


Foto - rinimi i fytyrës me Dritë Intense të Pulsuar

Dëshironi që lëkura juaj të duket më e shëndetshme dhe më e fortë? Foto - rinimi i fytyrës me Dritë Intense të Pulsuar forcon lëkurën, duke reduktuar shenjat e viteve dhe duke i dhënë asaj freskinë e dëshiruar. Dhe jo vetëm kaq, trajtimi me radiofrekuencë tonifikon dhe tërheq lëkurën e fytyrës duke i ri - kthyer asaj dritën dhe hijeshinë natyrale të shumë viteve më parë.


Ultra Shape Contour, eliminimi i dhjamit pa operacion

Për ju femra që dëshironi të ri - fitoni formën dhe tonusin e humbur në zonat e belit, barkut dhe anash kofshëve, por nuk dëshironi t´i nënshtroheni operacionit të liposkulpturës, kemi një propozim shumë të veçantë, UltraShape™ Contour. E shpejtë, pa dhimbje, aplikohet në ambulator, pa shtrim në klinikë, rekuperim i menjëhershëm, rezultate interesante. Kombinimi i teknologjive moderne të ultratingujve, vakuumit dhe radiofrekuencës së bashku me një regjim alimentar të rregullt dhe aktivitet fizik, janë ideale për rezultate optimale.


Depilimi me Dritë Intense të Pulsuar

Depilimi i vazhdueshëm tradicional mund t´Ju konsumojë kohë, sidomos për Ju femra të impenjuara në punë, familje dhe jetën sociale. Për më tepër, mund të rezultojë edhe jo - efikas por, KEIT® Ju prezanton një alternativë shumë të vlefshme. Trajtimi ynë me Dritë Intense të Pulsuar, i miratuar nga FDA (SHBA) dhe normativat e Komunitetit Europian (CE) për pajisjet mjekësore ISO 13485, depilon lëkurën duke shkatërruar bazën e rrënjës së qimeve. Kjo do të thotë që Ju mund të gëzoni një fytyrë dhe një trup të lëmuar për një kohë të gjatë.


Heqje e njollave, kisteve, akneve

Nëse keni akne, cikatrice, nishane, shenja apo kiste në lëkurë, që ulin vetëbesimin tuaj duke kompromentuar aspektin fizik, kemi kënaqësinë t´Ju informojmë se në shumicën e rasteve ato mund të hiqen me lehtësi. Trajtimet tona për këtë lloj procedure mund të jenë mikro - kirurgjikale ose me pajisjen moderne të Laser CO2 Fraxel. Zgjasin rreth 20 minuta dhe Ju do të shihni rezultate të menjëhershme.


Djersitja e tepërt

Djersitja e tepërt mund të jetë diçka e sikletshme për t´u përballuar. E shkaktuar nga hiper - aktiviteti i gjendrave të djersës, ajo mund të jetë veçanërisht problematike për intelektualet e reja që janë në kërkim të krijimit të imazhit të duhur. Injektimet e botulinit (botox®) në zonat e sqetullave, duarve apo edhe pjesë të tjera të trupit, bllokon impulset nervore dhe djersitjen e tepërt, pa prekur funksionet e tjera të nervave.


Reduktimi i rrudhave me botulin

Rrudhat e tepërta, nganjëherë, Ju tregojnë më të mëdha në moshë. Megjithëse kanë një efekt pozitiv në hidratimin dhe relaksimin e fytyrës, kremërat shpesh nuk arrijnë rezultatet e dëshiruara për një fytyrë rinore dhe të freskët. Tashmë, sidomos kur jeni afër të dyzetave, mund të përfitoni nga trajtimi i lëkurës së fytyrës me botulin (botox®) për të reduktuar rrudhat e ballit dhe rreth syve.


Eliminimi i kapilarëve

Dobësimi i pareteve të venave të lëkurës, si pasojë e trashëgimisë, shtatzënive, mbipeshës dhe viteve që kalojnë, shpesh janë një problem i dukshëm estetik në fytyrë, trup dhe këmbë. Megjithatë, këto parregullsi mund të eliminohen shumë lehtë me gamën e gjerë të trajtimeve tona të specializuara që përfshijnë: Dritën Intense të Pulsuar (IPL), Skleroterapinë dhe Lazer CO2 Fraxel.