Gjithmonë dhe më të hijshme edhe mbi 40 vjeç

<< Kthehu pas

Keshilla per ju 20 vjecare Keshilla per ju 30 vjecare Keshilla per ju 40 vjecare Keshilla per ju 50 vjecare Keshilla per ju Meshkuj

Gjithmonë dhe më të hijshme edhe mbi 40 vjeç


Për femrat mbi moshën 40 vjeç, lëkura e lodhur dhe me rrudha mund të përbëjë vërtet një problem. Kur të keni kaluar të 40 - at Tuaja, ajo humbet tonusin, elasticitetin, shkëlqimin dhe gjithmonë e më tepër vërehen shenja dhe rrudha. Shpesh, ky trasformim fiziologjik i trupit shoqërohet me humbje të vetëbesimit dhe trishtim. çfarëdo që Ju të keni në mendje, ekspertët tanë do të jenë në gjendje t´Ju përshkruajnë trajtime të ndryshme që ne ofrojmë, qoftë për ndonjë një problem të veçantë, apo thjesht kur dëshironi të mirëmbani lëkurën tuaj. Mbushja (me fillers) dhe trajtimet tonifikuese mund të përmirësojnë linjat dhe rrudhat më të thella, me të cilat përballemi të gjithë në të 40-tat tona. Mënyra më e mirë është shpesh një kombinim i disa trajtimeve.


Peeling i fytyrës, Lazer CO2 Fraxel

Ky trajtim është shumë i rekomanduar për fytyrën gjatë gjithë të 40-tave Tuaja. Eliminimi i qelizave të vdekura të lëkurës është një nga mënyrat më të mira për ta ushqyer atë dhe për të përmirësuar pamjen. Mund të zgjidhni të bëni një peeling abraziv sipërfaqësor ose të thellë, në varësi të karakteristikave të lëkurës Tuaj. Pajisja e Laser CO2 Fraxel, e miratuar nga FDA (SHBA) dhe normativat e Komunitetit Europian (CE) ISO 13485, është një nga trajtimet më të mira për të mbajtur lëkurën të freskët dhe rinore. Së pari dhe më kryesorja, peeling përmirëson tonusin dhe cilësinë e lëkurës, por gjithashtu trajton edhe aknet, rrudhat dhe shenjat në fytyrë.


Foto - rinimi i fytyrës me Dritë Intense të Pulsuar

Ekziston një mori elementësh që Ju mund të keni dëshirë të përmirësoni, kur bëhet fjalë për lëkurën Tuaj, që nga linjat dhe rrudhat e dukshme në fytyrë e deri tek shenjat në trup. Foto - rinimi i fytyrës me Dritë Intense të Pulsuar (IPL) forcon lëkurën, redukton shenjat e viteve dhe i ri - kthen asaj freskinë e dëshiruar. Kjo metodë e shoqëruar edhe me trajtimin e radiofrekuencës, tonifikon, forcon dhe ushqen lëkurën e fytyrës dhe dekoltesë për t´i dhuruar asaj një aspekt të shëndetshëm dhe rinor.


Depilimi me Dritë Intense të Pulsuar

Depilimi i vazhdueshëm tradicional mund t´ju konsumojë kohë dhe të jetë jo - efikas, sidomos për ju zonja të impenjuara në punë dhe jetën sociale. Trajtimi ynë me Dritë Intense të Pulsuar (IPL), i miratuar nga FDA (SHBA) dhe normativat e Komunitetit Europian (CE) për pajisjet mjekësore ISO 13485, depilon lëkurën duke shkatërruar bazën e rrënjës së qimeve. Më së fundi, ju mund të gëzoni një fytyrë dhe një trup të lëmuar për një kohë të gjatë.


Heqje e njollave, kisteve, akneve

Nëse keni akne, cikatrice, nishane, shenja apo kiste në lëkurë, të cilat ulin vetëbesimin tuaj duke kompromentuar aspektin fizik, kemi kënaqësinë t´Ju informojmë se në shumicën e rasteve ato mund të hiqen me lehtësi. Trajtimet tona për këtë lloj procedure mund të jenë mikro - kirurgjikale ose me pajisjet moderne të Laser CO2 Fraxel apo Drita Intense e Pulsuar (IPL). Zgjasin rreth 20 minuta dhe Ju do të shihni rezultate të menjëhershme.


Djersitja e tepërt

Djersitja e tepërt mund të jetë diçka e sikletshme për t´u përballuar. Shkaktuar nga hiper - aktiviteti i gjendrave të djersës, ajo mund të jetë veçanërisht problematike për intelektualet që janë në kërkim të krijimit dhe perfeksionimit të imazhit. Injektimet e botulinit (botox®) në zonat e sqetullave, duarve apo edhe pjesë të tjera të trupit, bllokon impulset nervore dhe djersitjen e tepërt, pa prekur funksionet e tjera të nervave.


Reduktimi i rrudhave me botulin

Rrudhat e tepërta, nganjëherë, Ju tregojnë më të mëdha në moshë. Megjithëse kanë një efekt pozitiv në hidratimin dhe relaksimin e fytyrës, kremërat shpesh nuk janë të mjaftueshëm për të mirëmbajtur fytyrën. Tashmë, sidomos kur i keni kaluar të dyzetat, mund të përfitoni nga trajtimi i lëkurës së fytyrës me botulin (botox®), për të reduktuar rrudhat e ballit dhe rreth syve duke i ri - kthyer asaj aspektin rinor dhe të freskët.


Ultra Shape Contour, eliminimi i dhjamit pa operacion

Për ju femra që dëshironi të ri - fitoni formën dhe tonusin e humbur në zonat e belit, barkut dhe anash kofshëve, por nuk dëshironi t´i nënshtroheni operacionit të liposkulpturës, kemi një propozim shumë të veçantë, UltraShape™ Contour. E shpejtë, pa dhimbje, aplikohet në ambulator, pa shtrim në klinikë, rekuperim i menjëhershëm, rezultate interesante. Kombinimi i teknologjive moderne të ultratingujve, vakuumit dhe radiofrekuencës së bashku me një regjim alimentar të rregullt dhe aktivitet fizik, janë ideale për rezultate optimale.


Eliminimi i kapilarëve

Dobësimi i pareteve të venave të lëkurës, si pasojë e trashëgimisë, shtatzënive, mbipeshës dhe viteve që kalojnë, shpesh janë një problem i dukshëm estetik në fytyrë, trup dhe këmbë. Megjithatë, këto parregullsi mund të eliminohen shumë lehtë me gamën e gjerë të trajtimeve tona të specializuara që përfshijnë: Dritën Intense të Pulsuar (IPL), Skleroterapinë dhe Lazer CO2 Fraxel. Procedurë e cila zgjat mesatarisht 20 - 30 minuta dhe kryhet në ambulator.


Trajtimet e fytyrës me acid hialuronik

Humbja e volumit në faqet tuaja mund të ketë një efekt negativ në formën e përgjithshme të fytyrës. Megjithatë, trajtimet me acid hialuronik mbushin dhe zbusin lëkurën, për të luftuar efektet e plakjes dhe për t´a ushqyer atë. Acidi hialuronik, i vetmi filler me efekt të vërtetë ushqyes, i rekomanduar nga shoqatat e kirurgjisë plastike dhe estetike në Europë, SHBA dhe Brazil, është shumë i manovrueshëm në duar eksperte, për të arritur rezultate optimale duke mbushur deformimet, rrudhat midis hundës dhe buzës, mollëzat etj.


Fryrja e buzëve me acid hialuronik

Edhe buzët e ndiejnë kalimin e viteve dhe humbasin formën apo tonusin e tyre. Ka një gamë të tërë trajtimesh për fryrjen e buzëve që Ju mund të zgjidhni për të përmirësuar këtë pjesë të fytyrës tuaj. Acidi hialuronik i markave më të njohura si Allergan, Croma apo IBSA është një trajtim i shpejtë, i thjeshtë dhe i sigurt për femrat mbi 40 vjeç, të cilat kanë humbur konturet e buzëve të tyre.