Shijoni rininë edhe mbi 50 vjeç.

<< Kthehu pas

Keshilla per ju 20 vjecare Keshilla per ju 30 vjecare Keshilla per ju 40 vjecare Keshilla per ju 50 vjecare Keshilla per ju Meshkuj

Shijoni rininë edhe mbi 50 vjeç.


Kur Ju arrini moshën 50 vjeç, fytyra ka të paktën disa rrudha dhe linja të dukshme. Një lëkurë e hollë dhe e brishtë është më delikate në këtë fazë të jetës, por KEIT® ofron një gamë të gjerë trajtimesh, të cilat mund t´i japin asaj një pajme të bukur dhe të këndshme. Duke përdorur metodat dhe pajisjet moderne, mund të keni një lëkurë elastike, të tonifikuar dhe të rinuar. Mënyra më e mirë për arritjen e asaj ç´ka dëshironi është kombinimi i disa procedurave. Për këtë arsye, ekspertët e KEIT® do të dëgjojnë me kujdes shqetësimet Tuaja dhe do t´Ju këshillojnë trajtimet e mundshme për arritjen e rezultateve sa më të mira.


Foto - rinim i fytyrës me Dritë Intense të Pulsuar

IPL e shoqëruar edhe me radiofrekuencën, është një nga trajtimet më të gjithanshme në dispozicion për lëkurën e fytyrës dhe dekoltesë. Ky trajtim realizohet me pajisje specifike moderne dhe rezultatet përmirësohen çdo herë e më shumë që e përdorim atë. Krahas balancimit të tonusit të lëkurës, IPL dhe radiofrekuenca mund edhe ta hidratojnë atë, duke e ndihmuar të duket e shëndetshme, e fortë dhe plot dritë.


Peeling i fytyrës me Lazer CO2 Fraxel

Ky trajtim është shumë i rekomanduar për fytyrën edhe mbi moshën 50 vjeçare. Eliminimi i qelizave të vdekura të lëkurës është një nga mënyrat më të mira për ta ushqyer atë dhe për të përmirësuar pamjen Tuaj. Ju mund të zgjidhni të bëni një peeling abraziv sipërfaqësor ose të thellë, në varësi të karakteristikave të lëkurës. Pajisja e Laser CO2 Fraxel, e miratuar nga FDA (SHBA) dhe normativat e Komunitetit Europian (CE) ISO 13485, është një nga trajtimet më të mira për të mbajtur lëkurën Tuaj të freskët dhe rinore. Së pari dhe më kryesorja, peeling përmirëson tonusin dhe cilësinë e lëkurës, por gjithashtu trajton edhe aknet, rrudhat dhe shenjat në fytyrë.


Depilimi me Dritë Intense të Pulsuar

Depilimi i vazhdueshëm tradicional mund t´Ju konsumojë kohë dhe të jetë jo - efikas, sidomos për Ju zonja të impenjuara në punë, familje dhe jetën sociale. Trajtimi ynë me Dritë Intense të Pulsuar (IPL), i miratuar nga FDA (SHBA) dhe normativat e Komunitetit Europian (CE) për pajisjet mjekësore ISO 13485, depilon lëkurën duke shkatërruar bazën e rrënjës së qimeve. Më së fundi, Ju mund të gëzoni një fytyrë dhe trup të lëmuar për një kohë të gjatë.


Heqje e njollave, kisteve, akneve

Nëse keni akne, cikatrice, nishane, shenja apo kiste në lëkurë, të cilët ulin vetëbesimin tuaj duke kompromentuar aspektin fizik, kemi kënaqësinë t´Ju informojmë se në shumicën e rasteve ato mund të hiqen me lehtësi. Trajtimet tona për këtë lloj procedure mund të jenë mikro - kirurgjikale ose me pajisjet moderne të Laser CO2 Fraxel apo Drita Intense e Pulsuar (IPL). Zgjasin rreth 20 minuta dhe Ju do të shihni rezultate të menjëhershme.


Djersitja e tepërt

Djersitja e tepërt mund të jetë diçka e sikletshme për t´u përballuar në çfarëdo moshe. Shkaktuar nga hiper - aktiviteti i gjendrave të djersës, ajo mund të jetë veçanërisht problematike për intelektualet që janë në kërkim të krijimit dhe perfeksionimit të imazhit. Injektimet e botulinit (botox®) në zonat e sqetullave, duarve apo edhe pjesë të tjera të trupit, bllokon impulset nervore dhe djersitjen e tepërt, pa prekur funksionet e tjera të nervave.


Reduktimi i rrudhave me botulin

Rrudhat e tepërta në zonën e ballit dhe rrotull syve, Ju tregojnë më të mëdha në moshë. Megjithëse kanë një efekt pozitiv në hidratimin dhe relaksimin e lëkurës, kremërat shpesh nuk janë të mjaftueshëm për të mirëmbajtur fytyrën. Edhe tashmë, që i keni kaluar të pesëdhjetat, mund të përfitoni nga trajtimi i lëkurës së fytyrës me botulin (botox®) për të reduktuar rrudhat e ballit dhe ato rreth syve duke i ri - kthyer asaj aspektin rinor dhe të freskët.


Eliminimi i kapilarëve

Dobësimi i pareteve të venave të lëkurës, si pasojë e trashëgimisë, shtatzënive, mbipeshës dhe viteve që kalojnë, shpesh janë një problem i dukshëm estetik në fytyrë, trup dhe këmbë. Megjithatë, këto parregullsi mund të eliminohen shumë lehtë me gamën e gjerë të trajtimeve tona të specializuara që përfshijnë: Dritën Intense të Pulsuar (IPL), Skleroterapinë dhe Lazer CO2 Fraxel. Procedurë e cila zgjat mesatarisht 20 - 30 minuta dhe kryhet në ambulator. Përveç kësaj, nëse është e nevojshme, mund të kryhet edhe ndërhyrje kirurgjikale për eliminimin e variçeve me përmasa të konsiderueshme.


Trajtimet e fytyrës me acid hialuronik

Mbi moshën 50 vjeç, humbja e volumit në faqet Tuaja mund të ketë një efekt negativ në formën e përgjithshme të fytyrës. Megjithatë, trajtimet me acid hialuronik mbushin dhe zbusin lëkurën, për të luftuar efektet e plakjes dhe për ta ushqyer atë. Acidi hialuronik, i vetmi filler me efekt të vërtetë ushqyes, i rekomanduar nga shoqatat e kirurgjisë plastike dhe estetike në Europë, SHBA dhe Brazil, është shumë i manovrueshëm në duar eksperte, për të arritur rezultate optimale duke mbushur deformimet, rrudhat midis hundës dhe buzës, mollëzat etj. I kombinuar me botox® i cili redukton rrudhat e ballit dhe rreth syve, rezultati i arritur do të jetë vërtet mahnitës.


Fryrja e buzëve me acid hialuronik

Edhe buzët e ndiejnë kalimin e viteve dhe humbasin formën, tonusin dhe konturin e tyre. Ka një gamë të tërë trajtimesh për fryrjen e buzëve që Ju mund të zgjidhni për të përmirësuar këtë pjesë të rëndësishme të fytyrës Tuaj. Acidi hialuronik i markave më të njohura si Allergan, Croma apo IBSA është një trajtim i shpejtë, i thjeshtë dhe i sigurt për femrat mbi 50 vjeç, të cilat kanë humbur konturet e buzëve të tyre.