Rimodelimi i barkut - Abdominoplastika

Edhe tek meshkujt relaksimi nė zonėn e barkut ėshtė njė situatė e pėrhapur sidomos tek ata persona qė kanė patur humbje tė menjėhershme nė peshė. Njė bark i butė, i varur dhe i dhjamosur ėshtė shpesh rezultat i njė humbje peshe tė konsiderueshme brėnda njė kohe relativisht tė shkurtėr, i njė mėnyre jetese tė gabuar, me pasivitet fizik dhe ushqim tė tepėrt. Struktura e zonės sė barkut tenton tė varet shumė dhe si pasojė, muskujt nuk arrijnė tė mbajnė peshėn e saj duke dėshtuar nė mėnyrė tė dukshme. Njė bark i dalė dhe i varur pėrkeqėson aspektin fizik dhe mund tė shkaktojė pakėnaqėsi pėr meshkujt dhe deri nė humbjen e vetėvlerėsimit.
Lėshimi i lėkurės ėshtė shkalla mė e vogėl e deformimit tė barkut, tė cilėn mund ta vėrejmė edhe tek tė rinjtė. Lėkura e tepėrt ėshtė e pėrqėndruar kryesisht nė zonėn poshtė kėrthizės nė tė dy anėt e barkut. Lėshimi i muskujve dhe i lėkurės ėshtė situata mė ekstreme. Barku varet shumė dhe vėrehet edhe hapja e lėshimi i muskujve rectus qė mbajnė pjesėn qendrore tė murit abdominal si dhe varje e lėkurės me dhjamė tė tepėrt. Nė tė tilla raste dieta apo aktiviteti fizik nuk arrijnė tė japin rezultate tė kėnaqshme dhe mund edhe tė pėrkeqėsojnė aspektin e barkut pasi lėkura e tepėrt varet akoma mė shumė. Pėr ata qė kanė humbur shumė nė peshė, e vetmja zgjidhje pėr tė hequr lėkurėn e tepėrt, ėshtė ajo e kirurgjisė estetike.
Qėllimi i abdominoplastikės (plastika e barkut) ėshtė eliminimi i barkut tė varur dhe tė deformuar pėr tė pėrmirėsuarkėshtu aspektin fizik tė mashkullit. Abdominoplastika totale pėrfshin korrigjimin kirurgjikal tė barkut, duke hequr lėkurėn dhe dhjamin e tepėrt, rikostruksion tė kėrthizės si dhe plastikėn dhe riforcimin e muskujve tė barkut. Nė rreth 30% tė rasteve deformimi i barkut ėshtė i kufizuar nė zonėn poshtė kėrthizės dhe konsiston nė njė tepricė jo shumė tė madhe tė dhjamit dhe lėkurės e shoqėruar edhe me njė dobėsim fillestar tė muskujve abdominal. Nė kėto raste, teknika tradicionale e abdominoplastikės ėshtė e egzagjeruar nė krahasim me difektin qė duhet korrigjuar, ndėrsa liposucioni (thithja e dhjamit tė tepėrt) nuk ėshtė plotėsisht efikase. Teknika mė e mirė ėshtė njė rrugė e ndėrmjetme, mini – abdominoplastika, e cila ėshtė mė e thjeshtė se abdominoplastika totale dhe mė komplete dhe efikase se liposucioni. Kjo teknikė realizohet nėpėrmjet njė prerje dhe rrjedhimisht edhe njė cikatrice mė tė vogėl nė pjesėn e poshtme tė barkut, e cila nuk prek zonėn e kėrthizės. Edhe rekuperimi pas kėtij operacioni ėshtė mė i shpejtė se pas atij tė abdominoplastikės totale. Shpesh pėr tė rimodeluar tė gjithė zonėn e barkut, belit, vitheve apo dhe kofshėve, ėshtė i nevojshėm kombinimi i abdominoplastikės dhe liposkulpturės.
Qėllimi i abdominoplastikės nuk ėshtė reduktimi i peshės trupore, megjithėse ky ėshtė edhe njė prej rezultateve tė operacionit, por rimodelimi i zonės sė barkut dhe rikostruksioni i muskujve abdominal. Njė efekt dytėsor i ndėrhyrjes kirurgjikale ėshtė edhe reduktimi apo nė disa raste eleminimi i smaljaturave tė lėkurės, tė cilat kur ėshtė e mundur, hiqen me lėkurėn e tepėrt, duke e pėrmirėsuar dukshėm aspektin e pėrgjithshėm.
Kirurgėt estetikė KEIT® rekomandojnė abdominoplastikėn nė qoftė se:

  • barku ka pala tė varura tė lėkurės me pėrbėrje dhjamore,
  • keni bark tė butė dhe tė dobėt si pasojė e njė humbje tė madhe dhe tė menjėhershme nė peshė,
  • ka relaksim tė muskujve dhe tė lėkurės sė barkut, si rrjedhojė e njė mėnyre jetese tė parregullt dhe e pasivitetit fizik.


Pėrse Ju duhet tė zgjidhni KEIT®:
  • Tarifa KONKURRUESE, pagesa me kėste, INTERESI 0%.
  • Kirurgė estetikė italianė me pėrvojė dhjetėra vjeēare dhe kompetencė tė lartė profesionale.
  • Operacionet i kryejmė nė klinika private me standarte tė larta nė Shqipėri.
  • Respektim maksimal i KONFIDENCIALITETIT dhe PRIVACY tė ēdo personi. Eventualisht, ofrojmė mundėsinė e operacioneve edhe nė klinika prestigjoze nė Romė.
  • Ēdo person do tė kurohet rregullisht pas operacionit deri nė shėrimin dhe rekuperimin e tij tė plotė.
  • Staf anesteziologjik i specializuar nė Itali qė garanton mbarėvajtjen optimale tė operacionit.
  • Garanci e plotė mbi pastėrtinė, sterilitetin, pėrqindjen shumė tė vogėl tė komplikimeve.
  • Pajisje MODERNE, materiale tė cilėsisė shumė tė lartė, tė markave mė prestigjoze ndėrkombėtare.
  • Trajtime estetike me rezultate optimale sipas standardeve mė tė larta europiane.
  • ĒERTIFIKATE GARANCIE EKSKLUZIVE KEIT®

"KEIT® ofron mundėsinė e pagesave me kėste me INTERES 0% vitin e parė
  dhe kushte shumė tė favorshme vitet nė vazhdim, pa SHPENZIME EKSTRA PER JU."