Pas operacionit

<< Kthehu pas



Për këtë ndërhyrje kirurgjikale parashikohet të qëndroni vetëm gjysëm dite ose maksimumi një natë në spital. Këshillohet që, kur qëndroni në krevat të lëvizni shpesh kaviljet, duke sforcuar muskujt e pulpave si dhe të ngriheni e të lëvizni që nga dita e parë pas operacionit. Dhimbjet, të përqëndruara kryesisht natën e parë pas operacionit, janë në përgjithësi të vogla dhe mund të mbahen nën kontroll lehtësisht duke përdorur barna analgjezike routinë. Sipas protokolleve të KEIT®, mjekimi i plagëve kirurgjikale kryhet fillimisht 2 – 4 ditë pas operacionit dhe më pas çdo 3 - 5 ditë, pas 7 - 14 ditësh hiqen penjtë.
Procesi i shërimit të liposkulpturës ndodh në mënyrë graduale. Në varësi të sasisë së dhjamit të thithur dhe kohëzgjatjes së operacionit, kirurgët tanë sugjerojnë pushim shtrati jo më shumë se një ditë pas operacionit, kur ju filloni gradualisht aktivitetin tuaj. Normalisht, ka edhe një humbje të një sasie lëngjesh nga prerjet e vogla të lëkurës. Ndonëse metodat e reja të përshkruara më lart zvogëlojnë këto probleme, është gjithashtu normale, të keni lehtësisht djegie, ënjtje, dhe ndonjëherë edhe humbje të ndjeshmërisë në zonat e operuara, për disa ditë pas operacionit. Për rezultate më të mira, ne ju rekomandojmë, që të vishni në mënyrë të vazhdueshme, geta kompresive për 3 javë. Rreth 15 ditë pas operacionit, ju sugjerojmë një cikël të plotë masazhi linfodrenant në zonën e operuar, me qëllim eliminimin e çdo parregullsie të vogël në zonën e trajtuar dhe përshpejtimin e uljes së edemave. Duhet patur parasysh se, për rreth 10 ditë, ju do të keni bezdi në rast presioni (p.sh. kur uleni) në zonat e operuara. Shërimi është një proces gradual dhe individual. Në varësi të sasisë së dhjamit të hequr dhe zonave të operuara, mund të ktheheni në punë zakonisht brenda 3 - 7 ditësh. Aktivitetet sportive të lehta mund të rifillohen pas 2 - 3 javësh, ndërsa për sportet më intensive (ski, tenis, futboll, basketboll, lundrim, not, zhytje etj.) do të jetë e preferueshme të pritet të paktën 4 javë. Ngarja e makinës lejohet pas 3 - 10 ditë, aktiviteti seksual pas 1 - 2 javësh. Shenjat e nxira dhe edemat (ënjtjet), për pjesën më të madhe largohen brenda 3 javësh. Mjekimet dhe vizitat e kontrollit me kirurgun estetik KEIT® do të jenë GJITHMONЁ FALAS.
Planifikimi i duhur i një zgjedhje kaq të rëndësishme siç është kirurgjia juaj estetike, konsiston në minimizimin e rreziqeve për komplikime, të cilat janë të shumë rralla (më pak se 1%) dhe zgjidhen me kompetencë të plotë nga kirurgët dhe anestezistët e stafit tonë. Kirurgët tanë tregojnë një kujdes të madh ndaj ruajtjes së harmonisë së trupit dhe nuk rekomandojnë thithje të egzagjeruar të dhjamit, të cilat bien ndesh me konceptet anatomike - estetike të njeriut. Stafi ynë vë në dispozicion një eksperiencë dhjetëra vjeçare dhe garanci të veçantë për arritjen e standarteve më të larta europiane. Prioriteti i liposkulpturës tani është realizimi sa më ”natyral” i saj dhe që ti rezistojë kohës. Çdo person ka karakteristika të ndryshme fizike dhe indore, sikurse janë të ndryshme dhe rezultatet e secilit operacion.
Ju ftojmë të shikoni edhe foto të tjera para - pas operacionit të liposkulpturës, të kryera nga stafi ynë.

 


Pėrse Ju duhet tė zgjidhni KEIT®:
  • Tarifa KONKURRUESE, pagesa me kėste, INTERESI 0%.
  • Kirurgė estetikė italianė me pėrvojė dhjetėra vjeēare dhe kompetencė tė lartė profesionale.
  • Operacionet i kryejmė nė klinika private me standarte tė larta nė Shqipėri.
  • Respektim maksimal i KONFIDENCIALITETIT dhe PRIVACY tė ēdo personi. Eventualisht, ofrojmė mundėsinė e operacioneve edhe nė klinika prestigjoze nė Romė.
  • Ēdo person do tė kurohet rregullisht pas operacionit deri nė shėrimin dhe rekuperimin e tij tė plotė.
  • Staf anesteziologjik i specializuar nė Itali qė garanton mbarėvajtjen optimale tė operacionit.
  • Garanci e plotė mbi pastėrtinė, sterilitetin, pėrqindjen shumė tė vogėl tė komplikimeve.
  • Pajisje MODERNE, materiale tė cilėsisė shumė tė lartė, tė markave mė prestigjoze ndėrkombėtare.
  • Trajtime estetike me rezultate optimale sipas standardeve mė tė larta europiane.
  • ĒERTIFIKATE GARANCIE EKSKLUZIVE KEIT®

"KEIT® ofron mundėsinė e pagesave me kėste me INTERES 0% vitin e parė
  dhe kushte shumė tė favorshme vitet nė vazhdim, pa SHPENZIME EKSTRA PER JU."