Lazer fraksional CO2

<< Kthehu pas



Trajtimi me Lazer fraksional CO2 ristrukturon dhe restauron lëkurën e dëmtuar për tĀ’i dhuruar asaj një aspekt më të bukur dhe rinor. Edhe kjo teknikë e mjekësisë estetike, në duar eksperte, është një procedurë e sigurt, jo - invazive dhe shërben për të përmirësuar sipërfaqen e lëkurës pasi: hap dhe zmadhon poret, eliminon njollat e errëta, redukton rrudhat rreth syve dhe cikatricet e akneve, rinon dhe rifreskon qafën, dekoltenë dhe duart si dhe mund të përdoret për eliminimin e disa lloje tatuazhesh. Përsa i përket smaljaturave (të çarave dhe plasaritjeve në lëkurë), mund të reduktohen deri në njëfarë mase, nëse janë në fazë fillestare, pra kur janë akoma në ngjyrë të kuqe - rozë. Nëse smaljaturat kanë marrë ngjyrë të hapur, për fat të keq, sot mjekësia estetike nuk ofron asnjë lloj tjetër trajtimi efikas.
Ashtu si një fotografi e vjetër mund të restaurohet në çdo pixel me kompjuter, ashtu edhe Lazer fraksional CO2 punon për rigjenerimin dhe përmirësimin e strukturës së lëkurës, duke goditur parregullsitë në çdo fraksion me anë të mijëra pikëzave drite me dimensione mikroskopike. Fraxel drejton mijëra kolona termike në thellësi të lëkurës, të cilat eliminojnë qelizat e vjetëra të pigmentuara të epidermës, duke penetruar edhe në thellësi të dermës (shtresë më e thellë e lëkurës). Çdo zonë e parashikuar për trajtim, goditet në mënyrë të fraksionuar dhe intensivisht, duke ruajtur të paprekur indet përreth. Ky lloj trajtimi specifik, i fraksionuar, bën të mundur që lëkura e trajtuar të shërohet shumë më shpejt se nëse do të ishte trajtuar tërësisht (metodat e vjetra të trajtimit me lazer). Në këtë mënyrë, favorizohet procesi natyral i shërimit të organizmit, falë së cilit, lëkura e dëmtuar dhe me parregullsi, zëvendësohet me inde të reja dhe të shëndosha.
Fraxel është një pajisje e cilësisë së lartë dhe e një teknologjie të avancuar. Me anë të saj bëhet i mundur trajtimi i Ā“skin resurfacingĀ” tipik që realizohet edhe me makineritë lazer tradicionale por pa traumë, pa dhimbje dhe me rekuperim shumë të shpejtë. Lazeri tradicional vepron duke provokuar një plagë të vogël në lëkurë, e cila më pas rigjenerohet me një aspekt më të ri, më të këndshëm dhe të bukur. Po ashtu, pajisja moderne e Lazer fraksional CO2 vepron me të njëjtin mekanizëm, por në mënyrë shumë pak traumatike. Nëpërmjet një doreze me fibra optike, prodhohen mijëra vrimëza mikroskopike nën shtresat sipërfaqësore të epidermës, të cilat mbeten të paprekura dhe të padëmtuara. Në këtë mënyrë, indet me njolla, rrudha, cikatrice nga aknet etj., zëvendësohen në mënyrë progresive nga inde të reja dhe të shëndetshme.  Vantazh tjetër i kësaj pajisje moderne, janë trajtimet pa dhimbje, pa qenë nevoja e përdorimit të anestezisë lokale, shërimi i shpejtë (brenda 24 orëve, jo më 4 - 6 ditë si lazeri tradicional), pa trauma të epidermës (pra pa komplikime). Pas trajtimit me Lazer fraksional CO2, është e mundur të aplikohet shumë shpejt truku në fytyrë (femrat) apo edhe të rruhet mjekrra (meshkujt). Kthimi në punë dhe në jetën normale është i menjëhershëm, jo - traumatik. Kjo pajisje moderne bën tashmë të mundur trajtimet me lazer edhe gjatë periudhës së verës dhe është i këshillueshëm për të gjitha moshat(lexo edhe "Trajtimet me Lazer fraksional CO2").