UltraShape™ Contour

<< Kthehu pas



UltraShape™ Contour ėshtė njė paisje moderne e cila, bazuar nė kombinimin e teknologjive tė ultratingujve, radiofrekuencės dhe vakuumit, realizon eleminimin e dhjamit dhe celulitit tė depozituar nėn lėkurė, nė mėnyrė jo invazive, pa qenė nevoja e ndėrhyrjes kirurgjikale dhe shtrimit nė spital. Ultratingujt dhe radiofrekuenca janė pėrdorur me siguri dhe efikasitet tė plotė prej shumė vitesh nė mjekėsi. Ky sistem pėrdor Vertical Dynamic Focus (VDF) me ultratinguj pulsues tė fokalizuar dhe me potencė tė lartė, qė shkatėrrojnė menjėherė dhe pėrgjithmonė qelizat e dhjamit, pa rritur temperaturėn e trupit. Nė kėtė mėnyrė, bėhet i mundur rimodelimi dhe reduktimi i dhjamit nė zonėn e barkut, ijeve dhe kofshėve etj. Kėto teknika aplikohen nė regjim ambulatorial, pa shtrim nė spital, duke garantuar njė rekuperim tė menjėhershėm pas trajtimit.
Ėshtė vėrtetuar tashmė se, pas pubertetit (14 – 16 vjeē), trupi ynė nuk prodhon mė qeliza dhjami. Kur shton peshė, ka njė rritje tė vėllimit tė qelizave dhe jo tė numrit tė tyre. UltraShape™ shkatėrron pėrgjithmonė qelizat dhjamore dhe pėrmirėson formėn dhe siluetėn e trupit. Njė shtim nė peshė pas kėtij trajtimi shkakton njė "zmadhim" tė qelizave tė mbetura, por akumulimi i qelizave tė reja qė ishte i pranishėm para proēedurės dhe qė kishte deformuar trupin, nuk riformohet mė. Rezultatet e trajtimit UltraShape™ janė afatgjatė, nė rast se vazhdohet tė mbahet njė regjim alimentar i rregullt.
Sistemi i kompjuterizuar i makinės, nė bazė tė disa algoritmeve, pėrcakton paraprakisht hartėn tri - dimensionale tė zonės qė duhet trajtuar dhe pėrllogarit sasinė e energjisė sė ultratingujve, tė nevojshme pėr arritjen e njė rezultati optimal. Kjo pajisje prodhon ultratinguj pulsues tė cilėt, me anė tė njė sonde tė posaēme, godasin me precizion dhe nė mėnyrė tė fokalizuar qelizat dhjamore. Kėto valė tė pulsuara konvergjojnė nė njė hapėsirė tė kufizuar nė thellėsi, duke shkaktuar shkatėrrim mekanik (jo termik) tė qelizave dhjamore. Precizioni dhe siguria e trajtimit janė tė garantuara edhe nga njė sensor kontakti, i integruar nė sipėrfaqen e sondės, i cili furnizon nė mėnyrė tė vazhdueshme me informacione kompjuterin e makinės. Pėr mė tepėr, sistemi i monitorimit, i informuar nė kohė reale nga software i orientimit tri - dimensional, garanton shpėrndarjen e plotė dhe homogjene tė energjisė, rezultati i sė cilės ėshtė rimodelimi i plotė dhe uniform i trupit. Goditjet janė selektive dhe tė padhimbshme dhe kjo pajisje nuk lejon qė tė goditet mė shumė se njė herė e njėjta zonė.
Pėrveē sistemit tė ultratingujve, UltraShape™ Contour ėshtė e pajisur edhe me teknologjitė e radiofrekuencės dhe vakuumit, tė cilat aplikohen para ose edhe pas trajtimit me ultratinguj. Nėpėrmjet njė sonde tė posaēme, lėkura trajtohet me qėllim rritjen e fluksit tė gjakut dhe pėrgatitjen e indeve pėr proēedurėn e ultratingujve. Sistemi kombinon dy radiofrequenza bipolare nė njė sondė tė vetme, duke bėrė tė mundur aplikimin e termoterapisė volumetrike tė radiofrekuencės nė thellėsi tė ndryshme tė indeve. Efekti sipėrfaqėsor tėrheqės dhe i lifting tė lėkurės, kombinohet me shtimin e lipolizės tė shkaktuar nga radiofrekuenca nė thellėsi. E njėjta sondė ushtron edhe efektin e vakumit i cili tėrheq lėkurėn gjatė trajtimit me radiofrekuencė. Obiektivi thithės i vakuumit ėshtė tėrheqja dhe shkrifėrimi i indeve tė lėkurės, pėr t’i lejuar energjisė sė radiofrekuencės tė realizojė njė ngrohje termike mė efikase tė indeve nėn lėkurė. Aplikimi i vakumit pas proēedurės sė UltraShape™ Contour, funksionon si masazh endodermik – konektival, nė ndihmė tė drenazhit venoz dhe linfatik tė yndyrnave qė ēlirohen nga qelizat dhjamore tė shkatėrruara.
Studimet klinike kanė vėrtetuar shkatėrrimin e menjėhershėm tė qelizave dhjamore ndėrsa indet e tjera tė lėkurės, enėt e gjakut, nervat dhe indi konektiv pėrreth, mbeten tė paprekura. Yndyrnat e ēliruara nga qelizat dhjamore tė shkatėrruara, absorbohen nga qarkullimi i gjakut dhe sistemi linfatik dhe metabolizohen mė tej nga mekanizmat fiziologjikė tė organizmit, njėlloj si gjatė rėnies nė peshė me dietė alimentare. Rezultatet e publikimeve shkencore kanė provuar qė trigliceridet (yndyrnat) nuk grumbullohen nė sasi sinjifikative nė gjak dhe nuk pėrbėjnė problem pėr metabolizmin e mėlēisė.
Lexo edhe "Eliminimi i dhjamit pa operacion, UltraShape™ Contour".