Evolution Light Machine, Dritė Intense e Pulsuar dhe radiofrekuencė

<< Kthehu pas



Evolution Light Machine është një pajisje elektronike e cila përdoret gjerësisht për foto - depilim dhe foto - rinim të lëkurës. Kjo teknologji ka filluar të zhvillohet nga fundi i viteve ’90 dhe konsiderohet si evolucion i mëtejshëm i lazerit. Vantazhi i saj, në krahasim me lazer, qëndron në faktin se bën të mundur trajtimin e sipërfaqeve më të mëdha të lëkurës, me më shumë siguri, lehtësi dhe shpejtësi. Karakteristikat specifike teknike ndryshojnë në bazë të modelit dhe të markës por, në thelb, kjo pajisje përmban një akumulator energjie, një llampë speciale xenon dhe një optikë të posaçme. Obiektivi i Evolution Light Machine është prodhimi dhe trasmetimi i një fashe drite shumë të fortë e cila godet zonën që duhet trajtuar. Rrezet e dritës që prodhohen nuk janë të vazhdueshme por me impulse shumë të shkurtra. Një filtër optik specifik, i cili mund të ndërrohet sipas rastit, parandalon çdo mundësi dëmtimi të lëkurës nga rrezet ultraviolet. Me anë të impulseve të dritës me intensitet të lartë që kjo pajisje prodhon, bëhet i mundur trajtimi jo - invaziv i një sërë problemeve të lëkurës si: kapilarët e hollë dhe të kuq në fytyrë, aknet, njollat e lëkurës të shkaktuara nga dielli, shtatzënia apo mosha, foto - rifreskim, rrudha dhe varje të lëkurës së fytyrës, depilim afatgjatë ose pothuajse i përhershëm.
Pajisja e Evolution Light Machine funksionon në mënyrë të ngjashme me lazer. Rrezet e dritës përthithen në brendësi të qelizave me ngjyrë të ndryshme nga ajo e lëkurës. Energjia e dritës trasformohet në energji termike duke provokuar dëmtimin e qelizave të caktuara të lëkurës, objekt i këtij trajtimi. Ndryshe nga lazer, Evolution Light Machine ofron mundësinë e trajtimit me anë të valëve të dritës me gjatësi të ndryshme në çdo implus. Përdorimi i filtrave të caktuar, të cilët ndërrohen sipas llojit të trajtimit që duhet kryer, shërben për të kanalizuar rrezet në disa zona të caktuara. Kjo bën të mundur edhe rritjen e forcës depërtuese të rrezeve në lëkurë, pa shtuar energjinë e çliruar, duke goditur kështu vetëm qelizat kromofore specifike. Trajtimi me Evolution Light Machine konsiderohet si një teknikë e “rifreskimit, foto - rinimit ” (resurfacing) jo – ablativ, obiektivat e së cilit janë shtresat e thella të lëkurës (derma) pa prekur sipërfaqen e saj (epiderma). Kjo teknikë nuk është agresive si “rifreskimi” ablativ gjatë së cilit derma dhe epiderma preken duke shkaktuar një skuqje të dukshme të lëkurës. Avantazhi i trajtimit me Evolution Light Machine është pikërisht rekuperimi i menjëhershëm. Një person mund të kryejë trajtimin gjatë pushimit të drekës dhe të rifillojë menjëherë punën mbasdite. Rifreskimi, foto – rinimi i lëkurës, ka si qëllim ri – kompaktimin e poreve të hapura dhe të lëshuara si dhe eleminimin e njollave të errëta. Po ashtu, mund të eliminohen kapilarët e kuq në fytyrë, të cilët zakonisht shkaktohen nga kalimi i viteve dhe nga ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj rrezeve të Diellit. Flashi intensiv i dritës, i prodhuar nga pajisja e Evolution Light Machine, stimulon prodhimin e kolagjenit i cili i rikthen lëkurës jetë, tendosje dhe konsistencë(shiko edhe "Video ilustruese").

Përsa i përket foto - depilimit me Evolution Light Machine, aplikimi i energjisë termike të dritës provokon foto - termolizën e rrënjëve të qimeve. Një mikro - kompjuter kontrollon lëshimin e një drite me frekuencë të përcaktuar, e cila duke penetruar deri 3 - 4 mm thellësi, arrin deri tek bulbet e rrënjëve të qimeve. Melanina që është prezente në qime, absorbon energjinë termike e cila de - natyron strukturën e bulbit, duke shkatërruar këtë të fundit. Ky efekt është shumë selektiv dhe përfshin vetëm indet me pigment, pra me ngjyrë, ndërsa lëkura mbetet e paprekur nga trajtimi. Nëse ka nishane, këto mund të mbulohen me laps dermografik të bardhë që të mos dëmtohen nga rrezet intense të dritës. Obiektivi i depilimit definitiv, nuk është djegia e qimeve, por këto të fundit përdoren nga pajisja si kanale për trasmetimin e energjisë brenda rrënjëve. Bulbet janë përgjegjës për rritjen e vazhdueshme të qimeve por, nëse me anë të energjisë së dritës të trasmetuar, temperatura e tyre kalon një farë kufiri, atëherë ata çaktivizohen për një periudhë të gjatë kohe. Sipas metabolizmit të çdo personi, këto bulbe mund të mbeten të çaktivizuar ose të riparohen ngadalë nga organizmi. Duhet theksuar se, vetëm qimet që janë të pranishme në momentin e trajtimit, mund të trasmetojnë në mënyrë efikase nxehtësinë. Për këtë arsye, është e nevojshme të trajtohet disa herë e njëjta zonë, për të goditur rrënjët në etapa kohore të ndryshme të rritjes dhe zhvillimit të tyre. Sa më i madh të jetë kontrasti midis lëkurës dhe qimeve, aq më efikas është edhe trajtimi. Nxehtësia e përthithur nga lëkura është shumë më e ulët se ajo e absorbuar nga qimet dhe neutralizohet menjëherë nga sasia e madhe e ujit që lëkura përmban. Energjia e çliruar nga Evolution Light Machine influencon direkt rezultatin, por, duke u bazuar tek principi termik i trajtimit, nuk duhet kaluar një kufi maksimal që lëkura e secilit individ është në gjendje të tolerojë. Ky kufi, zakonisht është i lartë për lëkurën e bardhë dhe i ulët për lëkurën me ngjyrë, pasi prania e melaninës që i jep asaj ngjyrën e errët, shton prodhimin e nxehtësisë. Si rrjedhojë, për këtë trajtim janë idealë personat me lëkurë të bardhë dhe me qime të zeza. Është e mundur që, në raste të rralla, kufiri maksimal i energjisë së toleruar nga lëkura e një personi të jetë më i ulët se energjia e nevojshme për të kryer foto - depilimin, duke mos lejuar kështu të arrihen rezultatet e dëshiruara. Për këtë arsye, foto – depilimi me Evolution Light Machine ka si qëllim arritjen e një rezultati maksimal të mundshëm dhe ruajtjen e tij për një afat kohor sa më të gjatë, pasi depilimi total i përjetshëm është praktikisht i pamundur. Qimet e zonave që i nënshtrohen trajtimit reduktohen progresivisht si numër, bëhen gjithmonë më të holla dhe më të dobëta dhe mesatarisht pas 4 – 6 seancash, arrihet një rezultat shumë i kënaqshëm për një kohë të gjatë që, sidoqoftë, ndryshon në varësi të karakteristikave specifike të çdo individi.
Në krahasim me lazer, Evolution Light Machine ka disa vantazhe përsa i përket depilimit: doreza është më e madhe dhe bën të mundur trajtimin e zonave më të gjera, duke reduktuar kohëzgjatjen dhe kostot e trajtimit. Po ashtu trajtimi është shumë i tolerueshëm dhe personat mund të ndjejnë vetëm një goditje shumë të lehtë në lëkurë.
Lexo edhe "Trajtimet me Evolution Light Machine".