Acidi hialuronik

<< Kthehu pas



Acidi hialuronik nuk ėshtė njė produkt me pėrbėrje sintetike, por njė substancė natyrale e indeve konektive tė organizmit. E gjejmė nė veēanti nė lėkurė, nė kėrcet e kockave, nė tendinet, nė paretet e aortės, nė kordonin umbelikal, etj. Pėrsa i pėrket klasifikimit kimik, acidi hialuronik ėshtė njė glikosaminoglikan, i cili i jep elasticitet dhe hidratim lėkurės, duke luajtur kėshtu, njė rol tė rėndėsishėm nė rezistencėn dhe formėn e saj. Pėrqėndrimi i acidit hialuronik nė indin konektiv pakėsohet me kalimin e moshės, si pasojė vėrehet dobėsimi dhe lėshimi i lėkurės, i shoqėruar nga deformimet si, rrudhat dhe palat nė fytyrė dhe nė trup. Si pjesėmarrės nė sintezėn e kolagjenit dhe tė indit konektiv, me aftėsitė e tij antiinfiamatore dhe cikatrizuese, jo vetėm rrit elasticitetin dhe hidratimin e lėkurės, por jep edhe njė kontribut tė rėndėsishėm pėr mbrojtjen e organizmit nga agjentėt patogjenė si viruset dhe bakteret. Duke qenė njė komponent i indeve tė organizmit, pėrdorimi i acidit hialuronik tė purifikuar, nuk ka rrezik pėr alergji apo reaksione infiamatore lokale, tė cilat mund tė vėrehen me filler tė tjerė sintetikė. Njė pėrdorim tė gjerė gjen edhe nė okulistikė, otorinolaringoiatri dhe ortopedi por, pėr cilėsitė e tij, acidi hialuronik konsiderohet njė substancė shumė e rėndėsishme pėr trajtimet estetike nė veēanti. Nė fushėn e mjekėsisė estetike, tashmė, aplikimi i acidit hialuronik ėshtė shumė i gjerė. Injektimi i kėsaj substance bėn tė mundur qė lėkura tė rifitojė plasticitet, elasticitet dhe tonicitet, cilėsi tė cilat ajo i humbet me kalimin e viteve. Nė veēanti, acidi hialuronik pėrdoret pėr mbushjen e rrudhave nė fytyrė, fryrjen dhe rimodelimin e mollėzave tė faqeve, fryrjen e buzėve si dhe korrigjimin e deformimeve tė ndryshme(lexo edhe “Trajtimet e fytyrės me acid hialuronik”).
Pas injektimit, acidi hialuronik pėrthithet ngadalė dhe gradualisht nga indet nėn lėkurė, pa efekte anėsore pėr organizmin e njeriut. Molekulat e injektuara nėn lėkurė sulmohen nga enzimat e quajtura hialuronidaza e pėr kėtė arsye degradohen brenda 24 – 48 orėsh dhe pėrthithen nga indet e organizmit. Pėr tė ngadalėsuar kėtė proces fiziologjik, acidi hialuronik trajtohet kimikisht me njė substancė tjetėr (BDDE, 1,4 - Butanediol Diglycidyl Ether) e cila ka si funksion tė lidhet me molekulat e tij, pas kėtij pėrpunimi produkti quhet cross - linked. Me pak fjalė, acidi hialuronik i pėrdorur nė mjekėsinė estetike si filler ėshtė cross - linked, pėr tė bėrė tė mundur njė efekt mė tė gjatė nė zonėn e trajtuar. Rezultati viziv i arritur zgjat mesatarisht 4 – 8 muaj, nė varėsi tė produktit, stinės (gjatė verės efekti ėshtė mė i shkurtėr pėr shkak tė temperaturave tė larta) si dhe karakteristikave tė secilit individ. Pėr kėtė arsye, ėshtė e kėshillueshmė qė ky lloj trajtimi tė pėrsėritet 2 – 3 herė nė vit. Sidoqoftė, edhe nėse trajtimi me acid hialuronik nuk pėrsėritet, lėkura nuk kthehet pėrfundimisht nė gjendjen e saj tė mėparshme por hidratimi i saj pėrmirėsohet pėr njė kohė tė gjatė.
Si rrjedhojė e sigurisė dhe garancisė qė ofron pėr aplikimet e tij nė trajtimet estetike, e nė veēanti pėr rezultatet e mrekullueshme dhe natyrale qė garanton nė fryrjen e buzėve(lexo edhe “Fryrja e buzėve me acid hialuronik”), acidi hialuronik ėshtė sot njė nga produktet mė tė rekomanduara nė Europė dhe SHBA, nga shoqatat ndėrkombėtare tė kirurgjisė plastike dhe komuniteti shkencor.
Trajtimi i deformimeve tė lėkurės mund tė kryhet edhe me produkte tė tjera sintetike si SILIKONI i lėngshėm, AQUAMID, RADIESSE etj., tė cilėt kanė efekt tė pėrhershėm apo afatgjatė nė kohė. Duke qenė substanca tė cilat organizmi i njeh si tė huaja, egziston shpesh rreziku i REAKSIONEVE ALERGJIKE, INFEKSIONEVE, INFIAMACIONEVE LOKALE nėn lėkurė, GRANULOMAVE dhe DEFORMIMEVE TĖ PĖRHERSHME nė fytyrė. Pėr kėtė arsye KEIT®, duke u bazuar nė normat mė tė larta tė etikės profesionale, nė respektin e shėndetit tė ēdo personi, REFUZON PĖRDORIMIN E MATERIALEVE SINTETIKE pėr trajtimet estetike. KEIT® pėrdor acid hialuronik tė cilėsisė sė lartė, produkt i markave mė tė njohura austriake (CROMA-PHARMA GmBH, http://www.croma.at), amerikane (Allergan®, http://www.allergan.com) dhe italiane (IBSA Farmaceutici Italia, http://www.ibsa.it).