Protezat e gjoksit

<< Kthehu pas



Protezat e gjoksit kanė filluar tė pėrdoren qė nga viti 1962 dhe janė tė pėrbėra nga njė veshje e jashtme e mbushur me xhel silikoni ose me ujė fiziologjik. Pėr prodhimin e tyre pėrdoret nga material inert, jo alergjik, jo - kanceroz, jo - irritues pėr indet e organizmit, rezistente ndaj traumave mekanike dhe tė pa - depėrtueshme prej lėngjeve tė trupit. Sipas strukturės sė femrės dhe egzigjencave estetike, protezat ndryshojnė pėrsa i pėrket formave, pėrmasave dhe veshjes mbėshtjellėse, e cila mund tė jetė e lėmuar ose e testurizuar(lexo edhe “Zmadhimi i gjoksit”). Xheli i silikonit ka njė viskozitet shumė tė ngjashėm me atė tė dhjamit tė njeriut, pėr kėtė arsye aplikimi i kėtyre protezave i jep gjoksit formė dhe konsistencė natyrale nė prekje. Uji fiziologjik nuk mund tė komprimohet dhe pėr kėtė arsye, gjoksi i operuar me kėto lloj protezash, duket i fortė dhe jo natyral nė prekje. Protezat qė pėrdoren sot, tė gjeneratės sė fundit, janė tė mbushura me xhel silikoni shumė tė ngjeshur (nė krahasim me protezat e mėparshme ku xheli ishte mė i lėngshėm). Pėr kėtė arsye, edhe nė ato raste shumė tė rralla kur proteza mund tė ēahet (psh pas njė aksidenti), rreziku i daljes sė xhelit tė silikonit nga veshja mėshtjellėse dhe pėrhapja e tij nė indet e gjirit, ėshtė reduktuar nė maksimum. Pėrparimi i shkencės dhe teknologjisė nė 50 vjet histori tė operacioneve tė zmadhimit tė gjoksit, ka bėrė qė jetėgjatėsia e protezave moderne tė jetė shumė mė e madhe se sa ato tė gjeneratave tė kaluara. Teorikisht protezat e silikonit tė cilėsisė sė lartė (behet fjalė kėtu pėr marka prestigjoze si ALLERGAN®, MENTOR®, SILIMED®, EUROSILICONE®, etj.) janė tė pėrjetshme, sidoqoftė zakonisht, fabrikat qė i prodhojnė japin njė garanci minimale prej 10 – 15 vjetėsh.

Megjithėse shumė tė rralla, duhet theksuar se komplikimet kryesore pėr aplikimin e protezave tė silikonit janė:

  • kontraktura kapsulare (ngurtėsim i indeve qė rrethojnė protezėn) e shoqėruar kryesisht me bezdi, rrallėherė me dhimbje
  • ndryshime tė lehta tė ndjeshmėrisė sė zonės sė kokrrės sė gjirit, sidomos nė periudhėn menjėherė pas operacionit
  • ēarja dhe shfryrja e protezave qė pėrmbajnė ujė fiziologjik
  • ēarja pa simptoma (pra nuk jep asnjė lloj shqetėsimi tė dukshėm) e protezave me xhel silikoni

Sipas njė studimi tė cituar nga Food and Drug Administration e SHBA, pėrqindja e protezave (prodhuesi MENTOR®) tė ēara aksidentalisht ėshtė shumė e vogėl nga zero deri 0.6% nė varėsi tė llojit tė operacionit tė kryer. Silikoni, njė polimer inorganik, ėshtė njė prej elementeve mė tė pėrhapura nė tokė. Praktikisht e gjejmė gjithandej, nė vajrat lubrifikuese, nė materialet ngjitėse, nė balsamin e flokėve, tek barnat, tek produktet kozmetike etj. Njė studim i kohėve tė fundit, i cituar nga Food and Grug Administration e SHBA, konkludon se silikoni i protezave tė gjoksit nuk shkakton reaksione toksike ose imunologjike. Pėrqindja e sėmundjeve imunologjike tek femrat qė kanė aplikuar proteza silikoni ėshtė e njėjtė me atė tė popullatės sė pėrgjithshme. Diagnostikimi i njė proteze tė ēarė mund tė kryhet me rezonancė manjetike dhe mund tė zėvendėsohet proteza e ēarė. Nė kėto raste shumė tė rralla, KEIT® merr pėrsipėr kryerjen e operacionit pėr ndėrrimin e protezave, PA ASNJĖ LLOJ SHPENZIMI TĖ MĖTEJSHĖM JU.

Pėr tė dhėnė njė pėrgjigje tė plotė disa preokupimeve tė publikut tė gjerė, pėrsa i pėrket sigurisė sė protezave dhe operacionit tė zmadhimit tė gjoksit, Institute of Medicine (IOM) ka bėrė tė njohura zyrtarisht konkluzionet e studimeve tė kryera nė kėtė fushė(lexo pėr mė tepėr informacion):

  • Protezat mamare nuk rritin rrezikun e tumoreve tė gjoksit. Sidoqoftė, ashtu siē kėshillohet pėr tė gjithė popullatėn e gjinisė femėrore, edhe ato qė kryejnė kėtė lloj operacioni duhet t'i nėnshtrohen kontrolleve periodike si kontrolli personal i gjoksit, mammografia, ekografia, rezonanca manjetike.
  • Protezat mamare nuk dobėsojnė sistemin imumitar.
  • Gratė qė kanė aplikuar proteza gjoksi mund tė ushqejnė nė siguri tė plotė foshnjen me qumėsht gjiri.

          THEKSOJMĖ SE NUK ĖSHTĖ ASPAK E VĖRTETĖ QĖ PROTEZAT E GJOKSIT ĒAHEN GJATĖ FLUTURIMEVE ME AVION,

                                                             THJESHT NJĖ LEGJENDĖ METROPOLITANE!!!

Duke patur nė qendėr tė vėmendjes, mbi tė gjitha, shėndetin e secilit prej Jush, KEIT® aplikon vetėm proteza tė cilėsisė shumė tė lartė tė markave prestigjoze Eurosilicone® dhe ALLERGAN®.