Ju MESHKUJ, akoma më tërheqës në çdo moshë.

<< Kthehu pas

Keshilla per ju 20 vjecare Keshilla per ju 30 vjecare Keshilla per ju 40 vjecare Keshilla per ju 50 vjecare Keshilla per ju Meshkuj

Ju MESHKUJ, akoma më tërheqës në çdo moshë.


Në ditët e sotme po vjen në rritje numri i meshkujve që zgjedhin trajtimet estetike jo - kirurgjikale për të përmirësuar paraqitjen e tyre. Aspekti fizik është tashmë i rëndësishëm edhe për meshkujt, duke filluar që nga adoleshenca dhe deri në moshën madhore të pjekurisë. Sipas moshës, karakteristikave të lëkurës, dëshirave dhe aspiratave Tuaja, stafi profesional i KEIT® do t´Ju këshillojë trajtimet më të përshtatshme për arritjen e rezultateve sa më të kënaqshme. Kjo mund të përfshijë që nga reduktimi i dhjamit të tepërt me UltraShape™, trajtimi i lëkurës së fytyrës, depilimi me IPL e deri tek eliminimi i tatuazheve me lazer. Të gjithë specialistët e stafit tonë kanë eksperiencë dhjetëra vjeçare dhe janë të kualifikuar plotësisht për të aplikuar në mënyrë të sigurt pajisjet moderne që KEIT® ka në dispozicion për Ju, duke garantuar kështu cilësi, profesionalizëm dhe seriozitet.


Foto - rinim i fytyrës me Dritë Intense të Pulsuar

Drita Intense e Pulsuar (IPL) e shoqëruar edhe me radiofrekuencën është një nga trajtimet më të gjithanshme në dispozicion për lëkurën e fytyrës sidomos për meshkujt mbi 30 vjeç. Procedura realizohet me pajisje specifike moderne dhe rezultatet përmirësohen çdo herë e më shumë që e aplikojmë atë. Krahas balancimit të tonusit të lëkurës, IPL dhe radiofrekuenca mund edhe ta hidratojnë atë, duke e ndihmuar të duket e shëndetshme, e fortë dhe plot dritë.


Peeling i fytyrës, Lazer CO2 Fraxel

Ky trajtim është shumë i rekomanduar për fytyrën veçanërisht pas moshës 30 vjeçare. Eliminimi i qelizave të vdekura të lëkurës është një nga mënyrat më të mira për ta ushqyer atë dhe për të përmirësuar pamjen Tuaj. Ju mund të zgjidhni të bëni një peeling abraziv sipërfaqësor ose të thellë, në varësi të karakteristikave të lëkurës. Pajisja e Laser CO2 Fraxel, e miratuar nga FDA (SHBA) dhe normativat e Komunitetit Europian (CE) ISO 13485, është një nga trajtimet më të mira për të mbajtur lëkurën Tuaj të freskët dhe rinore. Së pari dhe më kryesorja, peeling përmirëson tonusin dhe cilësinë e lëkurës, por gjithashtu trajton edhe aknet, rrudhat dhe shenjat në fytyrë.


Depilimi me Dritë Intense të Pulsuar

Sigurisht që depilimi është një procedurë e aplikuar kryesisht për femrat, por edhe meshkujt, sidomos ata që kryejnë sporte si noti, body building etj. mund ta ndjejnë të nevojshme të kryejnë depilime për të arritur rezultate akoma më të larta (noti), apo për të vënë në dukje akoma më shumë muskujt e tyre. Trajtimi ynë me Dritë Intense të Pulsuar (IPL), i miratuar nga FDA (SHBA) dhe normativat e Komunitetit Europian (CE) për pajisjet mjekësore ISO 13485, depilon lëkurën duke shkatërruar bazën e rrënjës së qimeve. Më së fundi, ju mund të gëzoni një trup të lëmuar për një kohë të gjatë.


Heqje e njollave, kisteve, akneve

Nëse keni akne, cikatrice, nishane, shenja apo kiste në lëkurë, të cilët ulin vetëbesimin tuaj duke kompromentuar aspektin fizik, kemi kënaqësinë t´Ju informojmë se në shumicën e rasteve ato mund të hiqen me lehtësi. Trajtimet tona për këtë lloj procedure mund të jenë mikro - kirurgjikale ose me pajisjet moderne të Laser CO2 Fraxel apo Dritë Intense e Pulsuar (IPL). Zgjasin rreth 20 minuta dhe Ju do të shihni rezultate të menjëhershme.


Djersitja e tepërt

Djersitja e tepërt mund të jetë diçka e sikletshme për t´u përballuar në çfarëdo moshe. Shkaktuar nga hiper - aktiviteti i gjendrave të djersës, ajo mund të jetë veçanërisht problematike për intelektualët që janë në kërkim të krijimit dhe perfeksionimit të imazhit. Injektimet e botulinit (botox®) në zonat e sqetullave, duarve apo edhe pjesë të tjera të trupit, bllokon impulset nervore dhe djersitjen e tepërt, pa prekur funksionet e tjera të nervave.


Reduktimi i rrudhave me botulin

Rrudhat e tepërta në zonën e ballit dhe rrotull syve, të cilat zakonisht fillojnë e shfaqen gradualisht mbi moshën 30 - 35 vjeçare, Ju tregojnë më të mëdhenj seç jeni realisht. Megjithëse kanë një efekt pozitiv në hidratimin dhe relaksimin e lëkurës, kremërat shpesh nuk janë të mjaftueshëm për të mirëmbajtur fytyrën. Tashmë, edhe Ju meshkuj, mund të përfitoni nga trajtimi i lëkurës së fytyrës me botulin (botox®) për të reduktuar rrudhat e ballit dhe ato rreth syve, duke i ri - kthyer asaj aspektin rinor dhe të freskët.


Eliminimi i kapilarëve

Dobësimi i pareteve të venave të lëkurës, si pasojë e trashëgimisë, mbipeshës dhe viteve që kalojnë, shpesh janë një problem i dukshëm estetik në fytyrë, trup dhe këmbë. Në veçanti, tek meshkujt që abuzojnë ndopak me alkol, është një fenomen i shpeshtë formimi i kapilarëve të kuq në fytyrë. Këto parregullsi mund të eliminohen shumë lehtë me gamën e gjerë të trajtimeve tona të specializuara që përfshijnë: Dritën Intense të Pulsuar (IPL), Skleroterapinë dhe Lazer CO2 Fraxel. Procedurë e cila zgjat mesatarisht 20 - 30 minuta dhe kryhet në ambulator. Përveç kësaj, nëse është e nevojshme, mund të kryhet edhe ndërhyrje kirurgjikale për eliminimin e variçeve me përmasa të konsiderueshme.


Eliminimi i tatuazheve

Vitet kalojnë dhe këndvështrimi ndaj vetvetes apo vizioni ndaj shoqërisë ndryshon. Një tatuazh që, dikur në adoleshencë, mund të paraqiste një simbol apo një domethënie të veçantë, më pas mund të jetë një problem për aspektin fizik dhe prezantimin në punë, shoqëri dhe karrierë. KEIT® me anë të pajisjes moderne ND Yag Laser, bën të mundur trajtimin dhe eliminimin pothuajse të plotë të shumicës së tatuazheve.