Reduktimi i rrudhave me botox®

<< Kthehu pas



Shkaku kryesor pėr formimin e rrudhave nė fytyrė ėshtė mimika. Lėvizja e vazhdueshme e muskujve tė mimikės provokon kontraktim dhe lėshim tė lėkurės. Me kalimin e viteve, kjo e fundit krijon rrudha tė pėrhershme dhe pjesėrisht muskujt nuk arrijnė tė lėshohen plotėsisht. Si rezultat, fytyra mbushet me rrudha tė dukshme dhe vetullat mund tė mbeten tė kontraktuara, duke i dhėnė asaj njė pamje tė zymtė. Trajtimi metoksinėn e botulinit (botox®), duke reduktuar rrudhat nė fytyrė, i rikthen njė pamje rinore, plot dritė dhe jetė. Botulini vepron duke bllokuar trasmetimin e impulsit nervor nga nervat tek muskujt dhe per kėtė arsye, kėta tė fundit nuk mund tė kontraktohen. Reduktimi i lėvizjes sė muskujve tė mimikės, bėn tė mundur qė rrudhat nė fytyrė tė jenė mė pak tė dukshme dhe lėkura tė duket mė e tendosur dhe e lėmuar. Nė kėtė mėnyrė, mund tė reduktohen rrudhat e ballit, ato pėrreth syve, si dhe tė realizohet ngritja dhe harkimi i vetullave.
Kjo procedurė nuk ka nevojė pėr ndonjė pėrgatitje paraprake tė veēantė. Kryhet nė ambulator, pa anestezi dhe mesatarisht zgjat 20 minuta. Trajtimi parashikon injeksionin e botulinit nėn lėkurėn e ballit, midis vetullave dhe pėrreth syve. Pėrdorimi i njė age (gjilpėrė) shumė tė vogėl bėn tė mundur qė procedura tė realizohet pothuajse pa dhimbje. Gjatė seancės do t’ju kėrkohet tė sforconi muskujt e mimikės, pėr tė vėnė nė dukje rrudhat qė do tė trajtohen. Mė pas, nuk ėshtė e nevojshmė tė aplikohen mjekime apo fashime tė fytyrės dhe personi mund tė kthehet menjėherė nė jetėn e tij normale. Pas trajtimit, lėkura nė zonat ku ėshtė injektuar medikamenti, mund tė mbetet e skuqur pėr disa minuta ose, nė raste tė veēanta, mund tė vėrehet ndonjė njollė e vogėl me ngjyrė tė errėt (hematomė) e cila largohet brenda pak ditėsh. Femrat mund tė trukohen 10 - 20 minuta pas injeksionit, ndėrsa ekspozimi ndaj Diellit nė plazh rekomandohet pas rreth 10 ditėsh. Nė disa raste, mund tė jetė e nevojshmė njė seancė e dytė pas 10 - 14 ditėsh pėr tė rimodeluar rrudha tė vogla qė mund tė mbeten pas trajtimit tė parė. Efekti i botulinit nuk ėshtė i pėrhershėm. Ai fillon tė jetė i dukshėm gradualisht pas 4 – 5 ditėsh duke arritur maksimumin pas njė muaji dhe zgjat mesatarisht 4 – 8 muaj, nė varėsi tė materialit tė pėrdorur dhe karakteristikave tė ēdo individi. Normalisht, nėse shihet e arsyeshme, trajtimi me botox® mund tė pėrsėritet 2 herė nė vit, pa rrezik komplikimesh nė muskujt e fytyrės. Duhet tė kemi parasysh qė, botulini mund tė reduktojė vetėm rrudhat e shkaktuara nga kontraktimi i muskujve tė mimikės dhe jo ato tė plakjes sė lėkurės, apo rrudhat shumė tė thella. Nė raste tė tilla, botulini mund tė shoqėrohet me ndėrhyrje kirurgjikale si lifting, blefaroplastikė ose trajtime tė tjera estetike si,mbushje e rrudhave me acid hialuronik,peeling - laser skin resurfacing,foto - rinim me Dritė Intense tė Pulsuar (IPL),etj.
Injektimi i botulinit zakonisht nuk ka efekte anėsore pėr organizmin. Nė raste tė rralla, nė disa persona mund tė vėrehen marrje mendėsh apo dhimbje koke tė lehta, qė largohen brenda njė kohe tė shkurtėr. Po ashtu, mund tė vėrehen rėnie tė palpebrės sė poshtme, dobėsim tė muskujve tė trajtuar dhe pėrlotje nė rastet e trajtimeve pėrreth syve. Duhet patur parasysh qė sistemi imunitar mund tė reagojė duke prodhuar antikorpe tė cilėt njohin dhe neutralizojnė botulinin, duke eliminuar kėshtu efektin e tij. Reaksionet alergjike janė tė rralla dhe botulini nuk u rekomandohet grave shtatzėnė apo personave me probleme neuromuskulare. Trajtimi i fytyrės me botulin mund tė kryhet nė ēdo moshė, nė ato raste kur ka vėrtet njė indikacion mjekėsor – estetik. KEIT®, duke u bazuar nė normat mė tė larta tė etikės profesionale, nė respektin e shėndetit tė ēdo personi, REFUZON TRAJTIMET ESTETIKE ME BOTULIN TEK TĖ MITURIT.
KEIT® preferon tė pėrdorė bolutin tė cilėsisė sė lartė tė markave amerikane (Vistabex, Allergan®, http://www.allergan.com) dhe gjermane (Bocuture, Merz Pharma Group, http://www.merz.com).