Trajtimet e fytyrės me acid hialuronik

<< Kthehu pas



Cila ėshtė ajo femėr, e cila, duke u parė nė pasqyrė apo duke hapur albumin e fotove tė disa viteve mė parė, nuk ndien nostalgji pėr fytyrėn qė ka patur nė rini? Sot, mjekėsia estetike ofron njė zgjidhje efikase pėr problemet e plakjes sė lėkurės apo deformimeve tė ndryshme. Injeksionet e acidit hialuronik, nėse kryhen nga profesionistė ekspertė, i rikthejnė fytyrės freskinė dhe rininė e shumė viteve mė parė. Nė veēanti, acidi hialuronik pėrdoret pėr tė mbushur rrudhat dhe kanalėzat nė fytyrė, pėr tė fryrė dhe rimodeluar mollėzat e faqeve, pėr fryrjen e buzėve si dhe korrigjimin e deformimeve tė ndryshme, tė lindura apo qė shfaqen nė lėkurė me kalimin e viteve. Acidi hialuronik nuk ėshtė njė produkt me pėrbėrje sintetike, por njė substancė natyrale e indeve konektive tė organizmit. E gjejmė nė veēanti nė lėkurė, nė kėrcet e kockave, nė tendinet, nė paretet e aortės, nė kordonin umbelikal, etj(lexo edhe “Acidi hialuronik”).
Injektimi i acidit hialuronik mund tė kryhet me lehtėsi nėn lėkurė, nė zonėn e epidermės ose akoma mė nė thellėsi pėr tė mbushur kanalet, rrudhat, gropėzat apo deformimet e ndryshme. Procedura kryhet me njė age (gjilpėrė) shumė tė hollė, jo traumatike dhe rezultati ėshtė i menjėhershėm e me shumė pak dhimbje. Shpesh, acidi hialuronik pėrmban edhe anestetikė lokalė, me qėllim pakėsimin akoma mė shumė tė dhimbjeve, tė cilat janė mėse tė pėrballueshme. Kur difektet e lėkurės nuk janė shumė tė thella, zakonisht njė trajtim i vetėm ėshtė i mjaftueshėm pėr tė arritur rezultatin e dėshiruar. Ndėrsa nė rastet mė komplekse, mund tė jetė i nevojshėm edhe njė ose mė shumė trajtime tė tjera pas disa javėsh. Pas injektimit, acidi hialuronik pėrthithet ngadalė dhe gradualisht nga indet nėn lėkurė, pa efekte anėsore pėr organizmin e njeriut. Efekti viziv i arritur zgjat mesatarisht 4 – 8 muaj, nė varėsi tė produktit, stinės (gjatė verės efekti ėshtė mė i shkurtėr pėr shkak tė temperaturave tė larta) si dhe karakteristikave tė secilit individ. Pėr kėtė arsye, ėshtė e kėshillueshmė qė ky lloj trajtimi tė pėrsėritet 2 – 3 herė nė vit. Sidoqoftė, edhe nėse trajtimi me acid hialuronik nuk pėrsėritet, lėkura nuk kthehet pėrfundimisht nė gjendjen e saj tė mėparshme, por hidratimi i saj pėrmirėsohet pėr njė kohė tė gjatė. Pėr sigurinė dhe garancinė qė ofron pėr aplikimet e tij nė trajtimet estetike, acidi hialuronik ėshtė sot njė nga produktet mė tė rekomanduara nė Europė dhe SHBA, nga shoqatat ndėrkombėtare tė kirurgjisė plastike dhe komuniteti shkencor.
Trajtimi i deformimeve tė lėkurės mund tė kryhet edhe me produkte tė tjera SINTETIKE si SILIKONI i lėngshėm, AQUAMID, RADIESSE etj. tė cilėt kanė efekt tė pėrhershėm apo afatgjatė nė kohė. Duke qenė substanca tė cilat organizmi i njeh si tė huaja, egziston shpesh rreziku i REAKSIONEVE ALERGJIKE, INFEKSIONEVE, INFIAMACIONEVE LOKALE nėn lėkurė, GRANULOMAVE dhe DEFORMIMEVE TĖ PĖRHERSHME nė fytyrė. Pėr kėtė arsye KEIT®, duke u bazuar nė normat mė tė larta tė etikės profesionale, nė respektin e shėndetit tė ēdo personi, REFUZON PĖRDORIMIN E MATERIALEVE SINTETIKE pėr trajtimet estetike. KEIT® pėrdor acid hialuronik tė cilėsisė sė lartė, produkt i markave mė tė njohura gjermane (Hyacorp, BioScience GmbH, www.bio-science.org) dhe amerikane (Allergan®, http://www.allergan.com).