Shikoni tė gjitha opinionet


E. K., rimodelim i hundės
E. K., rimodelim i hundės

Nuk e di përse, që në fillim kur mbërrita këtu kisha një siguri të plotë. Kjo ishte përshtypja dhe ndjesia ime e parë. Sigurisht, që në fund u vërtetua si e saktë. Klinika “KEIT” përveç saktësisë, korrektësisë në marrëdhëniet me pacientët, më dha atë që unë më shumë kërkoja. Më dha cilësi. Përsa i përket operacionit, çdo gjë ishte në vendin, që i përkiste. Çdo shërbim ishte profesional dhe diçka që këtu në Shqipëri shumë rrallë e gjen. Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur sa e kënaqur jam që kam kryer këtë operacion estetik këtu në “KEIT”. Përshtypjet dhe opinionet më të mira për këtë Klinikë.
Faleminderit për gjithçka
E. K.