10 filmat!

Që nga fillimi, filmat kanë qenë një mënyrë me të cilën njerëzit kanë mësuar gjëra të rëndësishme rreth jetës, dashurisë dhe rëndësisë së lumturisë, por disa filma janë shumë më shumë sesa duken dhe shumë të tillë kanë fuqinë të na prekin në nivelet më të thella emocionale. Në këtë artikull do të paraqesim një listë të filmave të cilat do të qëndrojnë me ne për një kohë të gjatë. Këta filma e ndryshojnë perceptimin tonë rreth realitetit dhe na bëjnë të mendojmë thellë në mënyrën se si e shohim botën.

1.Fight Club.
Fight Club është shfaqur në vitin 1999 dhe ka bërë për vete mendjen e të gjithë atyre të cilët e kanë shikuar atë. Vetëm realizimi i këtij filmi e ka bërë të mjaftueshëm që ky film të meritojë statusin e një filmi kult, por kthesat e papritura përgjatë filmit e kanë bërë atë një prej filmave më të mirë të realizuar ndonjëherë.

2. Dead Poets Society.
Është një film që do të jetojë përgjithmonë. Përgjatë filmit ju do të qeshni, vajtoni dhe nuk do të jeni në gjendje të mendoni siç keni menduar më herët. Ky film është rreth një shkolle djemsh, me standarde jo-realistike dhe një mësues fantastik që sjell një kuptim të ri të termit “jo-konvencional”.

3. The Pursuit of Happyness.
Ky film i dhimbshëm tregon jetën e një babai të vetëm dhe djalit të tij, në rrugën e tyre drejt gjetjes së “lumturisë”. Nëse ju nuk e dini si t’i tejkaloni të gjitha vështirësitë dhe pengesat të cilat ju shfaqen gjatë jetës, ky film do t’ju mësojë të vërtetën.

4. Mr. Nobody.
Ky film do t’ju bëj të ndjeheni falenderues për jetën tuaj. Po ashtu do t’ju bëjë të dyshoni mbi realitetin ashtu siç është dhe nëse duhet të jetë ashtu siç është. Edhe pse është pak i vështirë të kuptohet tërësisht, ju do ta dashuroni nëse arrini ta kuptoni ashtu si duhet.

5. The Karate Kid.
Po pra! Ky është filmi im i preferuar që nga fëmijëria dhe nëse e keni shikuar ndonjëherë e dini edhe ju pse. Flet për historinë e një djaloshi të ri, i cili përdor ‘kung fu’ për të kontrolluar emocionet e tij. Ai mëson mbi respektin dhe si duhet ta përdorë atë me personat e afërm të tij.

6. Good Will Hunting.
Ky film flet rreth Will Hunting, një pastrues në MIT i cili është nje gjeni i vërtetë. Një psikolog e ndihmon atë të kuptojë se çfarë dëshiron nga jeta dhe pjesa tjeter është histori. Ky film është një kombinim i plotë i emocioneve. Sidoqoftë, mësimet që do t’i merrni në këtë film, do të mbeten me ju përgjatë gjithë jetës tuaj.

7. The Bind Side.
E kam një bindje që deri më tani shumica e njerëzve e kanë shikuar këtë film. Ky film bazohet në historinë e vërtetë të Michael Oher, i cili është adoptuar nga një familje që e ka ndihmuar atë të tejkalojë të gjitha sfidat përgjatë jetës së tij dhe (spoiler alert!) të bëhet një lojtar i futbollit amerikan.

8. Pay It Forward.
Në këtë film një djalë i ri mundohet me të gjitha forcat ta bëjë botën një vend më të mirë dhe mund të them me plot bindje se është një prej filmave me të dhimbshëm që kam shikuar. Do të shtoja më shumë, por nuk dua t’ju humbas kënaqësinë e të shikuarit. Ju lutem nëse doni të shikoni ndonjë film prej kësaj liste, filloni prej këtij filmi!

9. Hachi: A Dog’s Tale.
Do ta shikoja këtë film pa u ndalur gjatë gjithë jetës sime dhe nuk do të mërzitesha kurrë. Flet rreth një njeriu dhe lidhjen e tij me një qen të braktisur të cilin e merr në shtëpi. Më besoni, pasi ta shikoni këtë film ju do të krijoni nje respekt të thellë për kafshët në përgjithësi.

10. What Dreams May Come.
Është një film rreth një njeriu i cili vdes në një aksident makine. Pas vdekjes ai është i udhëzuar në jetën e përtejme nga një udhëzues shpirtëror, Alberti. Bota e tij e re është e bukur dhe mund të jetë çfarëdo që Chris e imagjinon. Edhe fëmijët e tij janë atje, por kur gruaja e tij Annie, bën vetëvrasje dhe dërgohet në ferr, Chris i injoron paralajmërimet e Albertit dhe fillon udhëtimin për të shpëtuar gruan e tij. Më vonë, Chris e kupton se shpëtimi i Annies është më i vështirë sesa e ka imagjinuar.