Brazilian Butt Lift (BBL): a është e sigurt?

Brazilian Butt Lift (BBL): a është e sigurt?

Përmbajtja

Brazilian Butt Lift (BBL) është sot një nga procedurat estetike më të njohura. Kjo procedurë ofron një mënyrë për të riformësuar trupin dhe për të rritur volumin e vitheve duke përdorur dhjamin e vetë pacientit. Por, si çdo procedurë kirurgjike, edhe BBL ka rreziqet dhe sfidat e veta. Ne do të shqyrtojmë se çfarë përfshin kjo procedurë, si funksionon dhe masat që duhen marrë për të garantuar sigurinë maksimale.

Përmirësimi i sigurisë i Brazilian Butt Lift (BBL)

Siguria është aspekti më i rëndësishëm për çdo pacient që mendon të kryejë një Brazilian Butt Lift (BBL). Në vitet e fundit, disa studime kanë treguar se rreziku i komplikimeve të rënda mund të jetë i lartë nëse procedura nuk kryhet në mënyrën e duhur. Për të optimizuar sigurinë duhet të ndërmarim një sërë hapash dhe vendimesh, të cilat përfshijnë:

  • Zgjedhjen e një kirurgu plastik me licencë dhe përvojë. Ky vendim është thelbësor.
  • Kirurgët duhet të përdorin teknikat më të reja dhe të sigurta, siç është përdorimi i ultratingujve për transferimin e dhjamit.
  • Duhet të ndiqen të gjitha protokollet e higjienës dhe sterilitetit për të parandaluar infeksionet dhe komplikimet e tjera.

 

Si funksionon në të vërtetë Brazilian Butt Lift (BBL)?

Brazilian Butt Lift (BBL) është një procedurë estetike që kombinon liposucionin dhe transferimin e dhjamit për të riformuar dhe shtuar volum në vithe. Për dallim nga procedurat tradicionale të implantimit me silikon, BBL përdor dhjamin e trupit të pacientit për të krijuar një formë më të plotë dhe natyrale. Procesi kalon në disa etapa të mirëstrukturuara, që kërkojnë aftësi dhe përpikëri nga kirurgu plastik.

Etapat e procedurës së BBL

Etapat e procedurës së Brazilian Butt Lift (BBL) përfshijnë disa faza të rëndësishme që sigurojnë një rezultat të suksesshëm dhe të sigurt. Faza fillestare është konsultimi dhe planifikimi, ku pacienti bisedon me kirurgun për objektivat estetikë dhe vlerësohet gjendja e përgjithshme shëndetësore. Në këtë fazë përcaktohen zonat e trupit nga ku do të merret dhjami, si barku, ijet, kofshët apo krahët dhe vendoset forma dhe volumi që pacienti dëshiron të arrijë. Pas kësaj, procedura vijon me anestezinë, e cila mund të jetë e përgjithshme ose lokale. Për shembull, KEIT përdor anestezinë endovenoze totale (TIVA) për një proces të qetë, shumë të sigurt dhe pa dhimbje. Pas aplikimit të anestezisë, kryhet liposucioni, ku dhjami nxirret nga zonat e përzgjedhura duke përdorur një solucion që minimizon gjakderdhjen dhe ënjtjen. Dhjami më pas mblidhet me një pajisje vakumi.

 

Pas përfundimit të liposucionit, përpunimi i dhjamit është një hap kritik që garanton përdorimin e pjesës më të pastër dhe të shëndetshme për injektim. Dhjami pastrohet dhe përgatitet duke përdorur pajisje speciale për centrifugim ose filtrim. Më pas, ai injektohet me saktësi në vithe në fazën e injektimit. Aty përdoren kanula të vogla dhe pjesa e dhjamit vendoset në shtresa për të shmangur komplikacionet. Procesi final është riformësimi, ku kirurgu përdor aftësitë e tij për të modeluar vithet dhe për të krijuar një rezultat natyral e simetrik. Ai përmirëson gjithashtu konturet e përgjithshme të trupit për një pamje harmonike.

Brazilian Butt Lift (BBL): rikuperimi pas procedurës

Pas përfundimit të procedurës, pacienti do të ketë nevojë për kohë rikuperimi. Zakonisht, vithet dhe zonat nga ku është marrë dhjami janë të fryra dhe të ndjeshme. Pacientët këshillohen të mos ulen drejt mbi vithe për rreth dy javë. Kjo, për të shmangur presionin mbi qelizat e dhjamit të transferuar, duke përdorur jastëkë të veçantë për të mbështetur kofshët gjatë uljes.

Efikasiteti i procedurës

Një pjesë e dhjamit të transferuar zakonisht absorbohet nga trupi gjatë muajve të parë. Por pjesa tjetër integrohet në indet e vitheve dhe ofron rezultate të qëndrueshme. Për këtë arsye, kirurgu zakonisht injekton pak më shumë dhjam sesa nevojitet, për të kompensuar humbjen që pritet gjatë procesit të rikuperimit. Brazilian Butt Lift kombinon artin dhe shkencën për të krijuar një trup të riformuar dhe të ekuilibruar estetikisht. Megjithatë, për të arritur rezultate optimale dhe për të minimizuar rreziqet, është e domosdoshme që procedura të kryhet nga një kirurg plastik i specializuar dhe me përvojë.

 

Rreziqet e Brazilian Butt Lift (BBL)

Edhe pse Brazilian Butt Lift (BBL) mund të japë rezultate të jashtëzakonshme, ka disa rreziqe që duhen marrë parasysh:

  • Infeksionet pas operacionit. Infeksionet janë një nga komplikimet më të zakonshme. Nëse steriliteti nuk respektohet gjatë procedurës ose gjatë periudhës së rikuperimit, mund të ndodhin infeksione të rënda që kërkojnë trajtim të menjëhershëm.
  • Dëmtimi i indit dhjamor (nekroza yndyrore). Nekroza yndyrore ndodh kur indi dhjamor i transferuar nuk mbijeton dhe fillon të shpërbëhet. Kjo mund të shkaktojë dhimbje, inflamacione dhe formimin e masave të forta në vithe.
  • Formimi i cisteve të vajit. Kur dhjami i transferuar nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë, ai mund të krijojë ciste ose grumbullime, duke ndikuar në estetikën e rezultateve.
  • Humbja e volumit dhe forma e pabarabartë. Një pjesë e dhjamit të transferuar zakonisht absorbohet nga trupi gjatë muajve të parë. Nëse kjo ndodh në mënyrë të pabarabartë, mund të rezultojë në deformime ose humbje të formës së dëshiruar.

Çfarë është Brazilian Butt Lift (BBL) me ultratinguj?

BBL me ultratinguj është një teknikë më e re. Ajo përdor imazhe në kohë reale për të monitoruar vendosjen e dhjamit gjatë procedurës. Kjo teknologji lejon kirurgun të sigurojë që dhjami të vendoset vetëm në shtresat e sipërme të indeve, duke shmangur zonat me rrezik të lartë si muskujt dhe enët e mëdha të gjakut.

 

Si funksionon procedura?

Procedura e BBL me ultratinguj përfshin disa hapa të ngjashëm me BBL-në tradicionale. Kjo procedurë ka vetëm një dallim por shumë të rëndësishëm. Ajo përdor teknologjinë e ultratingujve për të udhëhequr dhe monitoruar injektimin e dhjamit në kohë reale. Ky proces përmirëson saktësinë dhe sigurinë e procedurës.

Brazilian Butt Lift (BBL) me ultratinguj: sa e sigurt është?

Brazilian Butt Lift (BBL) me ultratinguj është një inovacion në kirurgjinë plastike. Ajo ka sjellë një përmirësim të madh në sigurinë e kësaj procedure. Kjo metodë siguron vizualizim në kohë reale të strukturave anatomike të vitheve, duke minimizuar rrezikun e komplikacioneve të rënda. Përparësia kryesore e BBL-së me ultratinguj është saktësia. Kirurgu mund të shohë me detaje shtresat ku injektohet dhjami dhe të shmangë vendosjen e tij në muskuj ose pranë enëve të mëdha të gjakut. Kjo redukton ndjeshëm rrezikun e embolisë yndyrore, një nga komplikacionet më të rrezikshme të BBL-së tradicionale. Për më tepër, kjo metodë mundëson një shpërndarje më të saktë dhe të njëtrajtshme të dhjamit. Ajo përmirëson rezultatet estetike duke e bërë procesin më të sigurt për pacientët. Nëse kryhet nga një kirurg me përvojë dhe në një klinikë të mirë, BBL me ultratinguj konsiderohet një nga mënyrat më të sigurta për të realizuar këtë procedurë.

Pyetje të shpeshta

Çfarë është Brazilian Butt Lift (BBL)?

Brazilian Butt Lift është një procedurë kirurgjikale që përdor yndyrën e marrë nga zona të tjera të trupit për të përmirësuar volumin dhe formën e vitheve.

Nga çfarë varet siguria e një procedure BBL?

Siguria varet nga shumë faktorë, përfshirë përzgjedhjen e pacientit, teknika e përdorur, përvoja e kirurgut dhe respektimi i udhëzimeve para dhe pas ndërhyrjes.

A është BBL i përshtatshëm për çdo person?

Jo. Jo të gjithë personat janë kandidatë idealë për BBL. Vlerësimi i strukturës trupore, sasisë së yndyrës së disponueshme dhe gjendjes së përgjithshme shëndetësore është i rëndësishëm.

Sa yndyrë nevojitet për një Brazilian Butt Lift?

Sasia e yndyrës së nevojshme ndryshon nga personi në person dhe varet nga zona dhuruese, objektivi estetik dhe vlerësimi i kirurgut.

A mbeten rezultatet e BBL përgjithmonë?

Një pjesë e yndyrës së transferuar mund të integrohet në mënyrë të qëndrueshme, por rezultati mund të ndikohet nga ndryshimet në peshë, plakja natyrale dhe karakteristikat individuale.

Pse është e rëndësishme konsultimi me kirurgun para BBL?

Konsulta ndihmon në vlerësimin e përshtatshmërisë për procedurën, diskutimin e pritshmërive dhe planifikimin e një qasjeje të personalizuar.

Dr. Skerdi Faria
Autori i artikullit

Dr. Skerdi Faria

Misioni:

“T’u ofrojmë pacientëve një qasje të bazuar në ekselencë, siguri dhe risi në fushën e kirurgjisë estetike, me protokolle të nivelit të lartë dhe rezultate natyrale e harmonike.”

Formimi dhe Specializimet:

• Diplomë në Mjekësi dhe Kirurgji (1995)
• Specializim në Shëndet Publik (2002, me lavdërime, Universiteti La Sapienza, Romë)
• Specializim në Anestezi dhe Reanimacion (2009, me lavdërime, Universiteti Tor Vergata, Romë)
• Doktoraturë në Infeksione Spitalore (2005, me lavdërime, Universiteti La Sapienza, Romë)

Karriera dhe Vlerësime:

• Themelues dhe Drejtor i KEIT Day Hospital (që nga viti 2011)
• Autor i shumë studimeve shkencore të botuara në PubMed dhe Google Scholar
• Ekspert në kirurgji estetike, infeksione spitalore dhe protokolle të avancuara të anestezisë
• Medalje e artë (1989, Ministria e Arsimit Publik – Shqipëri), Energie për Romën (2025, Qendra Evropiane e Studimeve Kulturore – Romë) dhe të tjera.

Media dhe Vlerësime Publike:

Dr. Skerdi Faria është njohur si një ndër mjekët më me ndikim në fushën e kirurgjisë estetike dhe është intervistuar e cituar nga mediat kryesore në Shqipëri dhe Itali, përfshirë:
• Itali: Rai 1, Rai 2, Rai 3, Mediaset, La7, Corriere della Sera, Il Sole 24 Ore, Il Messaggero, La Gazzetta del Mezzogiorno, Il Tempo, Adnkronos.
• Shqipëri: Top Channel, Klan TV, Vizion Plus, Shqiptarja.com, Panorama, Gazeta Express.

Për më shumë informacione klikoni këtu