Të gjithë kemi dëgjuar sesa veti të mira ka avokado për organizmin tonë dhe mbi të gjitha shijen e mrekullueshme.
Ky frut, ka gjetur përdorim të jashtëzakonshëm në botën e kozmetikës dhe feedback-u ka qenë shumë i madh. Ndaj hidhini një sy më poshtë vetive që sjell vaji i avokados dhe filloni ta përdorni më tepër, jo vetëm në mëngjesin tuaj.
Çfarë është vaji i avokados?
Ky nënprodukt natyral vjen nga tuli i shtypur i avokados. Përdoret zakonisht në botën e ushqimit dhe është me yndyrë të lartë si vaji i ullirit, por ndryshe nga ai ka një shije të butë, si gjalpë. Ju mund të mos e keni atë ende në dollapin tuaj të kuzhinës, por së shpejti mund të bëhet një element kryesor! Vlera e tregut global vlerësohet aktualisht të jetë rreth 453 milion dollarë. Kjo shifër mendohet të jetë si shkak i faktit që vaji i avokados po përqafohet nga markat e bukurisë falë përfitimeve që sjell në lëkurë.
Cilat janë benefitet për shëndetin tuaj?
Nga t’ja nisim? Vaji i avokados është i tejngopur me përfitime ushqyese. “Ata janë një burim ushqyes fantastik ushqimor”, thotë nutricionistja Gabriela Peacock, “i mbushur plot me yndyrna të shëndetshme, me energji të lartë dhe mikro-ushqyese”. Ky vaj përfshin, por jo vetëm, vitaminat A, B, C dhe D, vitaminën antioksiduese E, minerale të tilla si hekuri, magnezi, bakri dhe kaliumi, si dhe omega-3.
Cilat janë benefitet për lëkurën tuaj?
Kombinimi i vitaminave dhe antioksidantëve janë shpëtuesit për një lëkurë problematike. Acidet yndyrore, për shembull, janë thelbësore për rigjenerimin, rindërtimin dhe për t’i dhënë asaj një forcim. Doza e lartë e fitosteroleve (përbërës bimor) në vaj ndihmon për të parandaluar humbjen e lagështirës dhe për të mbajtur të hidratuar lëkurën. Antioksidantët punojnë për të neutralizuar radikalet e lira që sulmojnë qelizat e lëkurës.
Nutricionistja Gabriela, thotë se përfitimet janë të pamohueshme: “Përdorimi i saj mund të lejojë që vajrat të zbuten dhe hidratojnë lëkurën nga jashtë duke e bërë atë më të ndritshme dhe është plotësisht natyrale: nuk ka kimikate, aditivë apo parfum”.