Fytyra e Bella Hadid është përzgjedhur nga një grup matematicienësh grekë, si fytyra më perfekte në planet.
Grupi i tyre i quajtur “Golden Ratio of Beauty Phi” e definon bukurinë sipas kalkulimeve greke. Të dhënat e proporcionit të fytyrës janë marrë nga puna e shkenctarëve gjatë kohës që mundoheshin të gjenin përmasat perfekte të një fytyre.
Pra sipas këtyre matjeve, fytyra e supermodeles Bella Hadid është 94.35% afër perfeksionit.
Në vend të dytë, ata rendisin këngëtaren Beyonce me një shifër 92.44% perfekte.
Në një prononcim, Dr. Julian De Silva, kirurge faciale e njohur në Londër shprehet:
“Ajo që e beri Bellën të jetë e para në klasifikim ishte forma e mjekrës së saj. Mjekra e saj meritonte 99.7%, pra vetëm 0.3% e ndanin nga të pasurit mjekrën perfekte”.
Jo më kot, 23 vjeçarja po prek majat e karrierës duke sfiluar dhe pozuar për shtëpitë më të mëdha të modës.