Konsumoni më shumë ujë

Ideja që do të keni një pamje të mirë nëse qëndroni të hidratuar, është aq e zakonshme saqë është e habitshme mungesa e dëshmive për të mbështetur këtë ide. Nëse dëshironi lëkurë të butë dhe me shkëlqim si në rini, ndiqni këshillën për të pirë shumë ujë në mënyrë që të mbani lëkurën tuaj të shëndetshme. Në SHBA rekomandohen tetë gota ujë në ditë, ndërsa në vendet me klimë të nxehtë, njerëzit janë këshilluar të pinë më shumë për të kompensuar normat më të larta të djersitjes, por pavarësisht nga sugjerimi i sasisë së saktë të ujit, parimi mbetet i njëjtë: të merrni ujë për të mbajtur lëkurën të hidratuar. Me fjalë të tjera uji vepron si një krem, por nga brenda jashtë.

Kjo është një ide e përbashkët dhe ju mund të habiteni në mungesë të dëshmive për të mbështetur këtë ide. Ju mund të prisni që të ketë studime të panumërta ku njerëzit janë të ndarë në dy grupe, një i caktuar të pijë ujë gjatë gjithë ditës, tjetri për të pirë një sasi normale. Pastaj butësia e lëkurës mund të vlerësohet një muaj apo më vonë për të vendosur nëse pirja e ujit çoi në lëkurën e duhur. Në fakt, studime të tilla janë të rralla, për shkak se mungon interesi i kompanive për të investuar në këtë çështje.

Një rishikim nga dermatologu Roni Uolf në Qendrën Mjekësore Kaplan në Izrael, gjeti vetëm një studim duke kërkuar në efektin e lëkurës nga marrja e ujit për një kohë të gjatë, por rezultatet kanë qenë kundërshtuese. Pas katër javësh, grupi që konsumoi ujë mineral shtesë, tregoi për një rënie në dendësinë e lëkurës, ku sugjerohet se lëkura është mbajtur me shumë lagështi, ndërsa ata që pinin ujë çezme treguan një rritje në dendësi të lëkurës. Pavarësisht nga lloji i ujit që pinin, ai nuk bëri asnjë ndryshim në rrudhat e tyre ose në butësinë e lëkurës së tyre. Kjo nuk do të thotë se dehidratimi nuk ka efekt në lëkurë.

Ne mund të masim ndonjë efekt nëpërmjet vlerësimit të lekurës. Kjo nënkupton se sa shpejt lëkura kthehet në gjendjen normale nëse e pickoni ose e hiqni atë. Nëse jeni i dehidratuar, lëkura juaj do të zgjasë më shumë për të marrë formën e saj sërish, por kjo nuk do të thotë se pirja e një sasie të vogël uji, është e keqe për lëkurën apo pirja e më shumë se sasia mesatare është e mirë. Është si rasti kur thuhet se mungesa e ushqimit çon në kequshqyerje ose si Uolf që thotë se një makinë ka nevojë për karburant, prandaj më shumë benzinë aq më mirë.

Këshilla misterioze.

Një besim i përbashkët është nëse pini shumë ujë, trupi do ta ruajë atë diku, por kjo varet edhe se sa shpejt e pini ujin. Të pish disa gota brenda 15 minutash, do të kalojë vetëm në urinë shtesë. Nëse ju shpenzoni më shumë se dy orë duke pirë të njëjtën sasi uji, është mbajtur më shumë lëng. Një studim sugjeron se pirja e 500 ml ujë rrit rrjedhjen e gjakut përmes kapilarëve në lëkurë, por lëkura është vlerësuar vetëm 30 minuta pas pirjes së ujit dhe ne nuk e dimë nëse është kjo që përmirëson tonin e lëkurës.

Një kundër-argument është që lëkura përmban deri në 30% ujë dhe kjo ndihmon atë të duket e shëndoshë. Kjo mund të jetë e vërtëtë, por pamja rinore e lëkurës është cilësuar më shumë nga faktorë të tillë si gjenetika, ekspozimi ndaj diellit dhe dëmit nga pirja e duhanit. Pra, misteri është nga vjen rekomandimi i tetë gotave ujë në ditë për një lëkurë më të mirë? Disa nga udhëzimet zyrtare i referohen lëkurës.

Uji është padyshim lënda ushqyese më e rëndësishme për trupin. Pa të ne vdesim në pak ditë dhe sigurisht ka dhe përfitime të tjera shëndetësore nga të qëndruarit i hidratuar. Një shqyrtim në 2010-ën gjeti dëshmi të mirë se uji zvogëlon përsëritjen e gurëve në veshka tek ata të cilët i kanë pasur ato. Argumentet bujë të rregullit të tetë gotave ujë në ditë, me kontekstet sesa është e nevojshme për të pastruar veshkat apo nëse uji ndihmon në frenimin e oreksit, kjo varet sesa e lartë është temperatura e ambientit dhe sesa jeni duke ushtruar veten. Është gjithashtu një mit që lëngjet e tjera nuk llogariten. Edhe ushqimi përmban më shumë lëngje se sa mund të prisni. Pica është 40-49% ujë, për shembull.

Përqindja e ujit që rrjedh nga ushqimi varet se ku jetoni. Në SHBA është 22%, në Greqi ku njerëzit hanë më shumë fruta dhe perime është shumë më e lartë. Problemi është mungesa e përgjithshme e provave që pirja e më shumë uji çon në ndonjë ndryshim të lëkurës suaj. Këtu ka hapësirë për pyetjen, se sa ujë duhet të pimë? Kjo varet nga moti dhe çfarë bëjmë, por ka një udhëzues të brendshëm shumë të mirë që të gjithë e kemi dhe do na ndihmojë. Kjo është etja.