Në vitin 1927 Dr. A Liebstein, mjek i famshëm nga Nju Jorku, duke ju drejtuar disa prej kolegëve të tij, të cilët e pyetën se çfarë mendonte për aftësitë kuruese të rrushit, tha: “Rrushi është ushqimi më ideal. Ai ju mbron nga mostretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, gangrena, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera”. Një vit më vonë Johanna Brandt, banore e SHBA-së, nxori në treg librin e saj me titull “The Grape Cure”(Terapia e rrushit), me anë të cilit deshi të ndante me lexuesit historinë e saj personale sesi rrushi e ndihmoi të shëronte me sukses kancerin. Disa mjekë kanadezë, pas provave të kryera në kushte laboratorike, arritën në rezultatin se rrushi përbën një armik të viruseve. Në këto prova ata përdorën rrushin në gjitha format e tij, domethënë rrush të freskët, rrush të thatë (stafidhe), lëng rrushi, si dhe verë të bardhë, të kuqe dhe rozë.
Në vazhdim ata shtuan specimente virusesh në provëzën me agar lëngu rrushi dhe vunë re se ai ndikoi në luftimin e poli-viruseve, si dhe virusit të herpesit. Megjithatë mbetet i panjohur fakti nëse rrushi ka aftësinë t’i luftojë viruset edhe brenda organizmit, e jo vetëm në kushte laboratorike. Ky fryt i çmuar, përveç vlerave të tij të larta ushqimore, përmban edhe një substancë dizintoksikuese të quajtur taninë, e cila konsiderohet se lufton viruset dhe mund të absorbohet mjaft mirë prej zorrëve. Gjithashtu, eksperimente të kryera në kafshë, arritën në përfundimin se lëngu i rrushit ndikon në zhdukjen e kariesit të dhëmbëve. Për shkak të sasive të mëdha të acidit kafeik, i cili është përbërës i substancës polifenolë (e cila është substancë dizintoksikuese), rrushi ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga kanceri. Prova të kryera në SHBA te persona të moshës së tretë, treguan se stafidhet dhe rrushi lidhen ngushtë me uljen e përqindjes së vdekjeve nga sëmundjet kanceroze.
Disa nga të mirat e rrushit:
1. Parandalon plakjen.
2. Parandalon sëmundjet e zemrës.
3. Shkatërron kancerin.
4. Shkatërron viruset.
5. Furnizon shpejt trupin me energji.