Depilime me laser
Depilime me laser
A është definitiv depilimi me laser?

Nga studimet shkencore dhe nga eksperienca jonë, është vërtetuar që nuk egziston asnjë lloj pajisje e cila bën të mundur eliminimin total të qimeve për gjithë jetën. Në varësi të karakteristikave individuale, në përfundimin e të gjitha seancave, zakonisht 50 – 80% e qimeve kanë rënë dhe pas një kohe të gjatë, rrënjet që mbijetojnë mund të prodhojnë qime të zbehta, të holla e të dobëta, në formë pushi. Pra bëhet fjalë për program gradual drejt një depilimi definitiv.


Sa seanca janë të nevojshme?

Normalisht rekomandohen 6 – 10 seanca të rregullta për të arritur rezultatin e dëshiruar. Në raste të veçanta, në varësi të karakteristikave individuale, mund të nevojiten edhe më shumë seanca për një rezultat optimal.


Sa diferencë duhet të kenë seancat nga njëra-tjetra?

Seancat duhen bërë çdo 21 – 28 ditë.


Kur mund të shikoj rezultat gjatë trajtimit me laser?

Në varësi të karaktersitikave individuale dhe zonave të trajtuara, rezultati, normalisht shikohet menjëherë pas 2 – 3 seancave të para dhe rritet në seancat në vazhdim.


A kërkon laseri seanca mirëmbajtjeje?

Pas përfundimit të 6 – 10 seancave, mund të jenë të nevojshme një apo disa seanca mirëmbajtjeje, zakonisht pas një kohe të gjatë, në varësi të karakteristikave individuale dhe zonës së trajtuar.


A është i dhimbshëm depilimi me laser?

Klinika KEIT përdor pajisje ultra moderne laser diode 808 nm, të cilat kanë edhe një sistem ftohje me akull. Për këtë arsye, gjatë trajtimit me laser, ndihet një ndjenjë ngrohtësie e lehtë dhe e durueshme.


Sa e gjatë duhet të jetë qimja për të bërë laser?

Qimet duhet të jenë në gjatësinë 0,5 – 2 mm. Një ditë para seancës së depilimit, rekomandohet që qimet të priten me një brisk të thjeshtë (mos i shkulni qimet dhe mos përdorni krem depilues).


Mund t’i shkul qimet pas trajtimit me laser?

Gjatë seancave të depilimit me laser, nuk rekomandohet shkulja e qimeve dhe as përdorimi i kremit depilues, por prerja e tyre me brisk.


Me çfarë mund të depilohem gjatë kohës që bëj laser?

Mund të depilohesh vetëm me sende prerëse.


Në cilat raste trajtimi me laser është më efektiv?

Trajtimi me laser ështe efektiv në shumicën dërrmuese të personave, sidoqoftë, rezultatet janë optimale te personat me lëkurë të bardhë dhe qime të zeza. Njerëzit që kanë probleme hormonale apo qime të zbehta, kanë rezultate të dobëta.


Mund të bëj laser gjatë verës?

Ne përdorim laser diode 808 nm, i cili është i vetmi që mund të aplikohet edhe gjatë verës në lëkurë të nxirë nga dielli, pa shkaktuar dëmtimin e saj.


Sa efikas është laseri në trajtimin e qimeve nën lëkurë?

Laseri parandalon rritjen e qimeve nën lëkurë dhe qetëson lëkurën e irrituar.


A shkakton laseri dëmtim të zonave të hiperpigmentuara (nishanet)?

Para trajtimit me laser, nishanet dhe zonat e hiperpigmentuara mbulohen me një laps të bardhë.


A mund të shkaktojë laseri probleme kancerogjene?

Laseri është i testuar prej shumë vitesh dermatologjikisht dhe është vërtetuar që nuk dëmton e as shkakton malinjitet në organe apo inde.


A përdoret laseri në shtatzëni?

Laseri nuk këshillohet të përdoret gjatë shtatzënisë sepse ende nuk është eksperimentuar veprimi i tij në embrion.