Brazilian Butt Lift (BBL), një teknikë e re e kirurgjisë estetike, ka lindur në Brazil ku edhe në ditët e sotme ka arritur zhvillimin dhe perfeksionimin e saj maksimal. Ndërhyrja ka si qëllim rimodelimin e vitheve me dhjamë nga trupi i pacientit. Nëse sasia e dhjamit që nevojitet për rimodelimin është e mjaftueshme, BBL do të realizohet me kombimimin e teknikave të liposucionit dhe lipofilling. Shpesh, trupi i cili do të rimodelohet ka dhjamë të tepërt dhe deformime të shkaktuara nga celuliti. Indet dhjamore thithen në mënyrë të përshtatshme nga beli, shpina barku e kofshët, përpunohen, filtrohen dhe ri-injektohen në zonën e vitheve duke u dhënë këtyre të fundit formë të rrumbullakosur e sensuale.
Procedura e Brazilian Butt Lift është e mundur pasi të ketë ndodhur maturimi normal fizik dhe për këtë arsye, në përgjithësi, nuk ka kundër-indikim duke nisur që nga moshat 18 – 20 vjeç.
Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.)
KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë ndërhyrje është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.
Kohëzgjatja e ndërhyrjes varion 2 — 6 orë, në varësi të zonave që trajtohen.
Nuk ndjen aspak dhembje ose mund të jenë të lehta e mëse të durueshme.
Rekomandohen 1 — 2 netë qëndrimi në klinikë, nën monitorimin e stafit mjekësor.
Rekomandohet kryerja e mjekimeve çdo 3 — 4 ditë deri në mbylljen e plagëve.
Heqja e penjve kryhet mesatarisht 7 — 10 ditë pas ndërhyrjes.
Rekomandohet shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për 2 javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes dhe rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 — 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit mjekësor të KEIT.
Mund të mbeten shenja të vogla 3 — 5 mm, pothuajse të padukshme, në zonat ku janë futur kanjulat e liposucionit.
Rezultatet e kësaj ndërhyrje mund të zgjasin disa vite, madje në disa raste edhe dekada. Kohëzgajtja e rezultatit varet shumë nga kujdesi që do tregojë pacienti pas ndërhyrjes, prandaj është e rëndësishme të mbahet një regjim ushqimor i rregullt, për të mos patur luhatje ekstreme në peshë.
Normalisht, pas heqjes së penjve, kryhen 1 – 2 kontrolle me staffin e KEIT, sipas protokolleve të klinikës dhe mundësisë së pacientit. Pacientët e Kosovës dhe Maqedonisë mund t’i kryejnë rikontrollet pranë klinikës KEIT në Prishtinë. Ndërsa pacientët të cilët vijnë nga Italia mund t’i kryejnë këto rikontrolle edhe në Itali.
Për pacientët të cilët vijnë nga jashtë vendit, klinika KEIT ofron akomodim me të gjitha kushtet në apartamentet pranë klinikës, në mënyrë që të kryhen të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes. Bashkë me pacientin mund të qëndrojë edhe një shoqërues. Pacientët të cilët janë nga Kosova dhe Maqedonia, mund të largohen një ditë pas ndërhyrjes dhe mund t’i vazhdojnë mjekimet në klinikën KEIT në Prishtinë. Ndërsa pacientët të cilët vijnë nga Italia mund t’i kryejnë këto rikontrolle edhe në Itali.
Po, mund të udhëtohet me avion të paktën 5 – 7 ditë pas operacionit, por duhen planifikuar mjekimet dhe heqja e penjve me një mjek në qytetin ku banoni, në mënyrë që periudha e rikuperimit të përfundojë me sukses. Për pacientët të cilët vijnë nga Italia, këto mjekime dhe të gjitha rikontrollet e nevojshme mund të kryhen edhe në Itali me kirurgët tanë.
Kjo ndërhyrje kirurgjikale veçanërisht delikate, duhet kryer nga duar eksperte, pasi dëmet e shkaktuara nga kirurgë të pa-përgjegjshëm janë të vështira për t’u riparuar. Sidoqoftë, klinika KEIT disponon kirurgë me eskperiencë dhjetra vjeçare dhe kemi korrigjuar me qindra rezultate të dobëta të kryera nga kirurgë të klinikave të tjera. Të jeni të bindur që edhe në rastin tuaj do të realizojmë një rezultat optimal.
Rikthimi në punë rekomandohet 7 — 10 ditë pas ndërhyrjes, duke treguar kujdes maksimal nga traumat.
Kjo ndërhyrje ka një periudhë të shpejtë rikuperimi, me një përmirësim gradual të pamjes së zonave të trajtuara dhe rezultati konsiderohet përfundimtar 4 – 6 muaj pas ndërhyrjes.
Rikuperimi është i shpejtë dhe pa dhembje. Hematomat dhe ënjtjet largohen gradualisht brenda 10 – 15 ditësh.
Po, ndërhyrja mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.
Jo, ndërhyrja nuk rekomandohet të kryhet gjatë shtatzënisë sepse barnat dhe antibiotikët mund t’i shkaktojnë dëme fetusit.
Po, mund të kryhet sipas rekomandimeve të mjekut përgjegjës. Në veçanti, ditën e ndërhyrjes fëmija nuk duhet ushqyer me gji dhe në ditët në vazhdim fëmija duhet të ushqehet para marrjes së antibiotikëve. Duhet patur parasysh që ndërhyrja mund të kryhet rreth 9 – 12 muaj pas lindjes së fëmijës, pasi të ketë përfunduar e gjithë periudha e rikuperimit pas lindjes.
Duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të pacientit, ndërhyrja mund të kryhet rreth 9 – 12 muaj pas lindjes së fëmijës, pasi të ketë përfunduar periudha totale e rikuperimit pas lindjes.
KEIT, ndryshe nga kirurgët apo klinikat e tjera, në të gjitha rastet e komplikacioneve të rralla post-kirurgjikale, mbulon të gjitha shpenzimet për të zgjidhur çdo emergjencë kirurgjikale dhe për të korrigjuar çdo parregullsi tjetër pas operacionit, në mënyrë që të arrihet një rezultat optimal. Ne jemi brand dhe vendosim në shërbim të pacientëve tanë dhjetra kirurgë italianë me eksperiencë shumë vjeçare. Në qoftë se kirurgu i cili ka operuar pacientin nuk është aktualisht i disponueshëm, KEIT vendos në dispozicion kirurgë të tjerë për të ofruar maksimumin e shërbimit dhe rezultateve. Kjo garantohet me Certifikatë Garancie KEIT.