Gjinekomastia është një situatë e karakterizuar nga zhvillimi i egzagjeruar i gjëndrave të gjoksit (të përbëra nga ind i gjëndrës dhe dhjamë) te meshkujt. Për rreth 40% e djemve pas moshës 14 vjeç, është normale të kenë një farë pranie të gjinekomastisë dhe gjoksi mund të jetë disi i zhvilluar, por më pas ai reduktohet në 90% të rasteve. Gjinekomastia mund të paraqitet në dy forma: “e vërtetë” – rritje e gjëndrës së gjoksit me përbërje si ajo e femrës dhe “fallso” apo “pseudo-gjinekomastia” – grumbullim vetëm i dhjamit. Sidoqoftë, shpesh tek i njëjti mashkull janë të pranishëm të dy fenomenet, zhvillimi i egzagjeruar i gjëndrës si dhe grumbullimi i dhjamit. Përveç rasteve të lindura, gjinekomastia mund të shkaktohet edhe nga efektet anësore të disa barnave, abuzimi i alkoolit dhe marijuanës, etj. Shkaqe të tjera të gjinekomastisë mund të jenë edhe çrregullimet endokrine, tumoret dhe disa sëmundje kronike. Shpesh nuk është e mundur të eliminohet gjinekomastia me dietë apo me ushtrime fizike. Në të tilla raste, zgjidhja e preferuar për këtë fenomen është ndërhyrja kirurgjikale, e cila rezulton efikase dhe përfundimtare. Lloji i operacionit ndryshon nëse bëhet fjalë për gjinekomasti të “vërtetë” apo “pseudo-gjinekomasti”. Ndërsa në rastin e parë është e nevojshme të hiqet e gjithë gjëndra e gjoksit e zhvilluar në mënyrë jo-normale, në të dytin preferohet procedura e mikro-liposucionit.
Operacioni i gjinekomastisë mund të kryhet në çdo moshë, pasi të ketë përfunduar zhvillimi fizik i mashkullit duke filluar nga mosha 18 – 20 vjeç.
Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).
KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë ndërhyrje është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.
Kohëzgjatja e ndërhyrjes është afërsisht 1,5 — 3 orë, në varësi të llojit të gjinekomastisë (e vërtetë apo e rreme).
Nuk ndjen aspak dhembje ose mund të jenë të lehta e mëse të durueshme.
Rekomandohet një natë qëndrimi në klinikë nën monitorimin e staffit mjekësor.
Rekomandohen mjekime çdo 3 — 4 ditë deri në mbylljen e plagëve.
Heqja e penjve kryhet mesatarisht 8 — 10 ditë pas ndërhyrjes.
Rikthimi në punë rekomandohet afërsisht 5 ditë pas ndërhyrjes, në varësi të punës që ju kryeni, duke treguar kujdes maksimal.
Rekomandohet shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për 2 javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes dhe rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 — 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.
Në gjinekomastinë e “vërtetë” ndërhyrja kryhet me një prerje rreth zonës areolare (kokrra e gjoksit) ndërsa në “pseudo-gjinekomasti” mjafton një vrimë e vogël në anë të gjoksit. Shenjat në të dyja rastet janë pothuajse të padukshme.
Kjo ndërhyrje ka një periudhë të shpejtë rikuperimi, me përmirësim gradual të pamjes së gjoksit dhe rezultati konsiderohet përfundimtar 4 – 6 muaj pas ndërhyrjes.
Rezultati përgjithësisht është i përhershëm, sidoqoftë, është e rëndësishme të mbahet një mënyrë jetese e shëndetshme. Rritja e konsiderueshme në peshë, përdorimi i steroideve ose kushte të caktuara mjekësore mund të rezultojnë në përsëritje të gjinekomastisë. Për më tepër, ilaçet që ndikojnë në nivelin e testosteronit gjithashtu mund të ndikojnë në rezultatet tuaja.
Normalisht, pas heqjes së penjve kryhen 1 – 2 kontrolle me staffin e KEIT, sipas protokolleve të klinikës dhe mundësisë së pacientit. Pacientët e Kosovës dhe Maqedonisë mund t’i kryejnë rikontrollet pranë klinikës KEIT në Prishtinë. Ndërsa pacientët të cilët vijnë nga Italia mund t’i kryejnë këto rikontrolle edhe në Itali.
Për pacientët të cilët vijnë nga jashtë vendit, klinika KEIT ofron akomodim me të gjitha kushtet në apartamentet pranë klinikës, në mënyrë që të kryhen të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes. Bashkë me pacientin mund të qëndrojë edhe një shoqërues. Pacientët të cilët janë nga Kosova dhe Maqedonia, mund të largohen një ditë pas ndërhyrjes dhe mund t’i vazhdojnë mjekimet në klinikën KEIT në Prishtinë.
Po, mund të udhëtohet me avion të paktën 3 – 5 ditë pas operacionit, por duhen planifikuar mjekimet dhe heqja e penjve me një mjek në qytetin ku banoni, në mënyrë që periudha e rikuperimit të përfundojë me sukses. Për pacientët të cilët vijnë nga Italia, këto mjekime dhe të gjitha rikontrollet e nevojshme mund të kryhen edhe në Itali me kirurgët tanë.
Kjo ndërhyrje kirurgjikale veçanërisht delikate, duhet kryer nga duar eksperte, pasi dëmet e shkaktuara nga kirurgë të pa-përgjegjshëm janë të vështira për t’u riparuar. Sidoqoftë, klinika KEIT disponon kirurgë me eskperiencë dhjetra vjeçare dhe kemi korrigjuar me qindra rezultate të dobëta të kryera nga kirurgë të klinikave të tjera. Të jeni të bindur që edhe në rastin tuaj do të realizojmë një rezultat optimal.
Rikuperimi është i shpejtë dhe pa dhembje. Hematomat dhe ënjtjet largohen gradualisht brenda 5 – 10 ditësh.
Po, ndërhyrja mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.
KEIT, ndryshe nga kirurgët apo klinikat e tjera, në të gjitha rastet e komplikacioneve të rralla post-kirurgjikale, mbulon të gjitha shpenzimet për të zgjidhur çdo emergjencë kirurgjikale dhe për të korrigjuar çdo parregullsi tjetër pas operacionit, në mënyrë që të arrihet një rezultat optimal. Ne jemi brand dhe vendosim në shërbim të pacientëve tanë dhjetra kirurgë italianë me eksperiencë shumë vjeçare. Në qoftë se kirurgu i cili ka operuar pacientin nuk është aktualisht i disponueshëm, KEIT vendos në dispozicion kirurgë të tjerë për të ofruar maksimumin e shërbimit dhe rezultateve. Kjo garantohet me Certifikatë Garancie KEIT.
Nëse është e mundur, gjatë operacionit mund të heqim edhe kistet.