Rikonstruktimi i gjoksit
Rikonstruktimi i gjoksit
Ku konsiston kjo ndërhyrje?

Rikonstruktimi i gjoksit është teknika kirurgjikale që mund të aplikohet te femrat që i janë nënshtruar mastektomisë si mënyrë parandalimi ose trajtimi e kancerit të gjirit. Kirurgjia e rikonstruktimit të gjoksit mund të fillohet në kohën e mastektomisë (e quajtur rindërtim i menjëhershëm) ose mund të realizohet pasi të ketë përfunduar  terapia e kancerit të gjirit ( ajo që quhet rindërtimi i vonuar). Rindërtimi i vonuar mund të ndodhë muaj apo edhe vite pas mastektomisë. Ndonjëherë operacioni për rikonstruktimin e gjoksit mund të përfshijë edhe gjoksin tjetër,  në mënyrë që të dy gjinjtë të jenë në madhësi dhe formë të njëjtë.


Çfarë teknikash përdoren?

Teknikat e zgjedhura për rikonstruktimin e gjoksit janë :

  • Përdorimi i protezave me xhel silikoni për rindërtimin e zonës mamare. Kjo teknikë kryhet në dy faza kirurgjikale pasi ka përfunduar kemioterapia dhe radioterapia: ndërhyrja e parë parashikon vendosjen e një ekspansori i cili, pasi shërohet plaga, do të mbushet me ujë fiziologjik nga staffi ynë në disa seanca me distancë 2 javore mesatarisht. Kur ekspansori ka arritur vëllimin e dëshiruar kryhet operacioni i dytë, gjatë të cilit hiqet ekspansori dhe vendoset përfundimisht një protezë me xhel silikoni, e cila do të mbahet gjithë jetën. Gjatë këtij operacioni, zakonisht rimodelohet edhe gjiri tjetër, në mënyrë që të dy gjinjtë të jenë sa më të ngjashëm si formë dhe madhësi.
  • Teknika autologe përmes implementimit indoor. Indi i përdorur sigurohet nga vetë pacienti, e preferueshme është zona inferiore e barkut ose zona gluteale. Avantazhi i kësaj teknike është tolerimi mjaft i mirë i radioterapisë.

Në cilën moshë kryhet ndërhyrja?

Procedura për rikonstruktimin të gjoksit është e mundur të kryhet pasi të ketë përfunduar maturimi normal fizik dhe për këtë arsye, në përgjithësi, nuk ka kundër-indikim duke nisur që nga moshat 18 — 20 vjeç.


Cilat janë analizat pre-operatore që duhet të kryej përpara ndërhyrjes?

Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, echo e gjirit, vizita me anestezistin, etj.).


Me çfarë anestezie kryhet ndërhyrja?

Ndërhyrja kryhet me anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë ndërhyrja është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.


Sa kohë zgjat ndërhyrja?

Kohëzgjatja e ndërhyrjes është afërsisht 1 — 3 orë.


A është një ndërhyrje që shoqërohet me dhembje?

Nuk ndjen aspak dhembje ose mund të jenë të lehta e mëse të durueshme.


Sa kohë duhet të qëndroj në klinikë?

Rekomandohet të qëndrohet një natë në klinikë nën monitorimin e staffit mjekësor.


Sa shpesh kryhen mjekimet?

Rekomandohen mjekime çdo 3 — 4 ditë deri në mbylljen e plagëve.


Kur hiqen penjtë?

Heqja e penjve kryhet pas 7 – 10 ditësh (në ato raste kur nuk janë të absorbueshëm).


Kur duhet të kthehem në punë?

Rikthimi në punë rekomandohet rreth 10 – 15 ditë pas ndërhyrjes, duke treguar kujdes maksimal nga traumat.


A mund të bëj aktivitet fizik pas ndërhyrjes?

Rekomandohet shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për 2 javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes dhe rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 — 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.


Mbeten shenja?

Në gjoksin ku ka qënë masa tumorale shenja do të jetë po ajo egzistuese e operacionit të parë. Nëse do të kryhet edhe rimodelimi i gjoksit tjetër, shenjat e tij mund të jenë vetëm një prerje në pjesën e poshtme të gjoksit ose në varësi të teknikës që do të aplikohet, sidomos kur gjoksi është i varur dhe do të jetë e nevojshme të kryhet lifting i tij, shenjat do të jenë përreth areolës, një tjetër vertikale e në disa raste edhe një shenjë horizontale në pjesën e poshtme të gjoksit, të cilat me kalimin e kohës mbeten të holla e të zbehta.


Sa herë duhet të paraqitem në klinikë për rikontrolle?

Normalisht, pas heqjes së penjve kryhen 1 – 2 kontrolle me staffin e KEIT, sipas protokolleve të klinikës dhe mundësisë së pacientit. Pacientët e Kosovës dhe Maqedonisë mund t’i kryejnë rikontrollet pranë klinikës KEIT në Prishtinë. Ndërsa pacientët të cilët vijnë nga Italia mund t’i kryejnë këto rikontrolle edhe në Itali.


Çfarë këshillash duhen ndjekur pas ndërhyrjes?
  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
  • Shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për 2 javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes.
  • Nuk duhet ngarë makina 1 — 2 javët e para pas ndërhyrjes.
  • Rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 — 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.
  • Mbajtja e reçipetave sportive për 1 muaj.
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.
  • Heqja e drenave 24 – 48 orë pas ndërhyrjes (në ato raste kur vendosen).
  • Mjekimi i plagëve çdo 3 – 4 ditë me staffin e klinikës.
  • Heqja e penjve 10 – 15 ditë pas ndërhyrjes (në ato raste kur nuk janë të absorbueshëm).
  • Rifillimi gradual i aktivitetit fizik të paktën 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.

Jetoj jashtë vendit, ku mund të qëndroj për të përfunduar të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes?

Për pacientët të cilët vijnë nga jashtë vendit, klinika KEIT ofron akomodim me të gjitha kushtet  në apartamentet pranë klinikës, në mënyrë që të kryhen të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes. Bashkë me pacientin mund të qëndrojë edhe një shoqërues. Pacientët të cilët janë nga Kosova dhe Maqedonia, mund të largohen një ditë pas ndërhyrjes dhe mund t’i vazhdojnë mjekimet në klinikën KEIT në Prishtinë.


A mund të udhëtoj me avion pas ndërhyrjes?

Po, mund të udhëtohet me avion të paktën 5 – 7 ditë pas operacionit, por duhen planifikuar mjekimet dhe heqja e penjve me një mjek në qytetin ku banoni, në mënyrë që periudha e rikuperimit të përfundojë me sukses. Për pacientët të cilët vijnë nga Italia, këto mjekime dhe të gjitha rikontrollet e nevojshme mund të kryhen edhe në Itali me kirurgët tanë.


E kam bërë rikonstruktimin e gjoksit në një klinikë tjetër, por nuk jam e kënaqur me rezultatin, mund ta bëj për herë të dytë në klinikën tuaj?

Kjo ndërhyrje kirurgjikale veçanërisht delikate, duhet kryer nga duar eksperte, pasi dëmet e shkaktuara nga kirurgë të pa-përgjegjshëm janë të vështira për t’u riparuar. Sidoqoftë, klinika KEIT disponon kirurgë me eskperiencë dhjetra vjeçare dhe kemi korrigjuar me qindra rezultate të dobëta të kryera nga kirurgë të klinikave të tjera. Të jeni të bindur që edhe në rastin tuaj do të realizojmë një rezultat optimal.


Si është rikuperimi pas operacionit?

Rikuperimi është i shpejtë dhe pa dhembje. Hematomat dhe ënjtjet largohen gradualisht brenda 5 – 15 ditësh, duke arritur përmirësim gradual të pamjes së gjinjve. Rezultati konsiderohet final 4 – 6 muaj pas opercionit.


Kur do e shikoj rezultatin final?

Rezultati paraprak shikohet që në momentin kur përfundon ndërhyrja, por për të parë rezultatin përfundimtar është e nevojshme të kalojë edhe periudha e rikuperimit, e cila zgjat rreth 4 – 6 muaj.


A mund ta kryej ndërhyrjen në çdo periudhë të vitit?

Po, ndërhyrja mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Mund ta kryej ndërhyrjen nëse jam shtatzënë?

Jo, ndërhyrja nuk rekomandohet të kryhet gjatë shtatzënisë sepse barnat dhe antibiotikët mund t’i shkaktojnë dëme fetusit.


A mund ta kryej ndërhyrjen nëse jam duke ushqyer me gji?

Jo, nuk rekomandohet të kryhet kjo ndërhyrje gjatë periudhës së ushqyerjes me gji.


Sa kohë pas lindjes mund ta kryej ndërhyrjen?

Duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të pacientit, ndërhyrja mund të kryhet rreth 6 muaj pas lindjes së fëmijës, pasi të ketë përfunduar periudha totale e rikuperimit pas lindjes. Në rastet e ushqyerjes me gji, ndërhyrja rekomandohet të kryhet jo më herët se 9 – 12 muaj, pasi të ketë përfunduar ushqyerja me gji.


Çfarë garancie ofron KEIT për rezultatet?

KEIT, ndryshe nga kirurgët apo klinikat e tjera, në të gjitha rastet e komplikacioneve të rralla post-kirurgjikale, mbulon të gjitha shpenzimet për të zgjidhur çdo emergjencë kirurgjikale dhe për të korrigjuar çdo parregullsi tjetër pas operacionit, në mënyrë që të arrihet një rezultat optimal. Ne jemi brand dhe vendosim në shërbim të pacientëve tanë dhjetra kirurgë italianë me eksperiencë shumë vjeçare. Në qoftë se kirurgu i cili ka operuar pacientin nuk është aktualisht i disponueshëm, KEIT vendos në dispozicion kirurgë të tjerë për të ofruar maksimumin e shërbimit dhe rezultateve. Kjo garantohet me Certifikatë Garancie KEIT.


Protezat kanë garanci të përjetshme?

Ne aplikojmë proteza me garanci të përjetshme dhe jetëgjatësia e tyre konsiderohet e përhershme (duke respektuar moshën në të cilën është kryer ndërhyrja). Gjoksit nuk do t’i preket anatomia e tij natyrore dhe ndryshimet që do të pësojë ai me kalimin e kohës, mund t’ju shtyjnë ju vetë të kërkoni një rimodelim të tij dhe një ndërrim eventual të protezës, por të paktën 10 – 15 vjet pas operacionit të parë. Megjithatë, shumica e femrave janë të kënaqura me rezultatin e tyre edhe 30 vjet pas operacionit.


Në rast se proteza dëmtohet pas disa vitesh, çfarë garancie ofron KEIT?

Në raste të rralla, kur vihet re dëmtim i protezave, KEIT ofron zëvendësimin e të dyja protezave, duke mbuluar të gjitha shpenzimet, si koston e protezave ashtu edhe ato të ndërhyrjes, për të gjithë jetën.


Çfarë protezash përdoren?

Protezat e përdorura për këtë ndërhyrje kirurgjikale janë të mbushura me xhel koeziv silikoni, një material i sigurt, i cili jo vetëm që garanton një formë të bukur anatomike të gjoksit, por jep edhe një ndjesi shumë të natyrshme në prekje. Sot, pas mbi 50 viteve kërkimesh dhe eksperiencë në operacionet e miliona femrave, ekziston siguria absolute e rezultatit të këtyre protezave të gjeneratës së fundit. KEIT përdor proteza me xhel koeziv silikoni të markave Arion (prodhuar në Francë) dhe Mentor (prodhuar në SHBA).


Mundet që protezat e gjoksit të rrisin rrezikun për kancerin e gjirit?

Eshtë provuar tashmë shkencërisht që ndërhyrja në gjoks dhe vendosja e protezave nuk rrit rrezikun për kancer të gjirit, nuk ndryshon integritetin e gjëndrave të qumështit dhe mundësinë e ushqyerjes me gji të fëmijës dhe nuk prek funksionimin e sistemit imunitar të organizmit.


A mund të ushqej me gji pas ndërhyrjes?

Po, mund të ushqeni fëmijën normalisht me gjoksin në të cilin nuk është bërë mastektomia radikale apo edhe në rastin kur në këtë gjoks është aplikuar një protezë, sepse kjo e fundit nuk ndryshon integritetin e gjëndrave të qumshtit dhe mundësinë e ushqyerjes me gji të fëmijës dhe nuk prek funksionimin e sistemit imunitar të organizmit.