Rimodelimi i hundës
Rimodelimi i hundës
Në sa lloje klasifikohet rimodelimi i hundës?

Rimodelimi i hundës klasifikohet në:

  1. Rinoplastika është ndërhyrja kirurgjikale që konsiston në rimodelimin estetik të hundës.
  2. Septoplastika konsiston në korrigjimin e elementëve funksionalë të hundës, në personat me vështirësi në frymëmarrje për shkak të një septumi të devijuar.
  3. Rinoseptoplastika konsiston në rimodelimin e hundës nga ana estetike si dhe drejtimin e septumit, duke korrigjuar në këtë rast edhe problemet funksionale të frymëmarrjes.

Ku konsiston ndërhyrja e rimodelimit të hundës?

Ndërhyrja kryhet me teknikën e mbyllur, pa asnjë shenjë të jashtme dhe nën anestezi gjenerale.

Korrigjohet:

  • Madhësia e hundës në harmoni me fytyrën.
  • Gjerësia e hundës.
  • Profili i hundës kur ka kurriz apo parregullsi.
  • Maja e hundës kur është e gjerë, bulboze ose e rënë.
  • Asimetria e hundës.
  • Pakënaqësi nga ndërhyrje të mëparshme.

Në rastet që shoqërohen me vështirësi në frymëmarrje (septum i devijuar si pasojë e traumës apo devijim i lindur) sistemohet devijacioni përmes rinoseptoplastikës.


Nga ndryshon teknika e hapur me teknikën e mbyllur?

KEIT aplikon ekskluzivisht vetëm teknikën e mbyllur, e cila mundëson një rezultat optimal pa asnjë shenjë të dukshme. Për më tepër, në duar eksperte, kjo teknikë realizohet në një hapësirë kohore më të shkurtër se teknika e hapur e për këtë arsye rezulton më pak traumatike, ka më pak të nxira e të ënjtura, më pak barna anestezie e rrjedhimisht edhe më pak rrezik për të vjella e marrje mendsh. Tashmë është vërtetuar shkencërisht që edhe rekuperimi në periudhën post-operatore është më i shpejtë me teknikën e mbyllur.


Në cilën moshë kryhet rimodelimi i hundës?

Ndërhyrja e rimodelimit të hundës është e mundur të kryhet pasi të ketë përfunduar maturimi normal fizik dhe për këtë arsye, në përgjithësi, nuk ka kundër-indikim duke nisur që nga mosha 16 vjeç.


Mund ta bëj në çdo periudhë të vitit ndërhyrjen?

Po, ndërhyrja mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Çfarë ekzaminimesh pre-operatore duhet të kryej?

Përpara ndërhyrjes kryhen ekzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).


Me çfarë anestezie kryhet ndërhyrja?

Ndërhyrja kryhet me anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë ndërhyrje është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.


Sa zgjat ndërhyrja dhe çfarë duhet të pres pas saj?
  • Ndërhyrja zgjat 40 – 90 minuta.
  • Normalisht dhembjet janë të lehta e mëse të durueshme.
  • Mund të ketë nxira dhe ënjtje të vogla rreth syve që largohen gradualisht brenda 5 – 10 ditësh.

A është një ndërhyrje që shoqërohet me shumë dhembje?

Zakonisht dhembja është shumë e lehtë dhe mëse e durueshme dhe mund të trajtohet lehtësisht me barna kundër dhembjeve.


Sa kohë duhet të qëndroj në spital?

Nevojitet të qëndroni një natë në klinikë, nën kujdesin e staffit mjekësor.


A mund të marr frymë lirisht pas ndërhyrjes?

Po, KEIT  përdor tamponë të gjeneratës së fundit që mundësojnë frymëmarrje të lirshme menjëherë pas operacionit.


Sa ditë mbahen tamponët dhe suporti plastik mbi hundë?

Tamponët mbahen për 3 – 5 ditë, ndërsa suporti plastik për 7 – 10 ditë. Pas heqjes së suportit plastik vendosen steristripat (ngjitësa të holla), të cilat mbahen për 3 – 5 ditë. Steristripat vendosen për të ndihmuar procesin e çënjtjes.


Çfarë këshillash duhen ndjekur pas ndërhyrjes?
  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas ndërhyrjes.
  • Përdorimi i akullit natën e kirurgjisë për 10 minuta çdo 1 – 2 orë.
  • Lavazhe me ujë fiziologjik brenda tamponave si dhe ditën që hiqen deri 3 – 4 javë në vijim.
  • Aplikim i masazheve për të ndihmuar çënjtjen e hundës pas heqjes së suportit plastik.
  • Syzet (optike apo të diellit) mund të vendosen menjëherë pas ndërhyrjes kirurgjikale duke u mbështetur mbi suportin plastik. Pasi hiqet ky i fundit, mund të vendosen syzet, por duke aplikuar mbi hundë një copë kartoni të vogël, mbi të cilin duhet të mbështeten syzet, deri për 1 muaj pas operacionit. Më tej syzet mund të mbahen lirshëm.
  • Përdorimi i kremit mbrojtës ndaj diellit me faktor SPF: 50.
  • Rifillimi i aktiviteteve fizike (palestra, sporti) 1 muaj pas ndërhyrjes kirurgjikale.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.

Kur duhet të kthehem në punë?

Në punë mund të riktheheni 5 – 7 ditë pas ndërhyrjes, por gjithmonë duke treguar kujdes maksimal për mbrojtjen e hundës nga traumat.


Sa herë duhet të paraqitem në klinikë për rikontrolle?

Normalisht, pas heqjes së suportit plastik kryhen 1 – 2 kontrolle me staffin e KEIT, sipas protokolleve të klinikës dhe mundësisë së pacientit.
Pacientët e Kosovës dhe Maqedonisë mund t’i kryejnë rikontrollet pranë klinikës KEIT në Prishtinë. Ndërsa pacientët të cilët vijnë nga Italia mund t’i kryejnë këto rikontrolle edhe në Itali.


Kur do e shikoj rezultatin përfundimtar?

Rezultatin paraprak do e shikoni në momentin që do hiqet suporti plastik, edhe pse hunda do jetë pak e ënjtur. Kjo ndërhyrje ka një periudhë rikuperimi të shpejtë, me përmirësim gradual të pamjes së hundës. Rezultati konsiderohet përfundimtar 6 – 10 muaj pas ndërhyrjes.


Mbeten shenja?

KEIT aplikon ekskluzivisht vetëm teknikën e mbyllur, e cila mundëson një rezultat optimal pa asnjë shenjë të dukshme.


Jetoj jashtë vendit, ku mund të qëndroj për të përfunduar të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes?

Për pacientët të cilët vijnë nga jashtë vendit, klinika KEIT ofron akomodim me të gjitha kushtet  në apartamentet pranë klinikës, në mënyrë që të kryhen të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes. Bashkë me pacientin mund të qëndrojë edhe një shoqërues. Pacientët të cilët janë nga Kosova dhe Maqedonia, mund të largohen një ditë pas ndërhyrjes dhe mund t’i vazhdojnë mjekimet në klinikën KEIT në Prishtinë. Ndërsa pacientët të cilët vijnë nga Italia mund t’i kryejnë këto rikontrolle edhe në Itali.


A mund të udhëtoj me avion pas ndërhyrjes?

Po, mund të udhëtohet me avion 3 ditë pas ndërhyrjes, por duhen planifikuar mjekimet dhe heqja e penjve me një mjek në qytetin ku banoni, në mënyrë që periudha e rikuperimit të përfundojë me sukses. Për pacientët të cilët vijnë nga Italia, këto mjekime dhe të gjitha rikontrollet e nevojshme mund të kryhen edhe në Itali me kirurgët tanë.


Kur mund t’i vendos syzet?

Syzet (optike apo të diellit) mund të vendosen menjëherë pas ndërhyrjes kirurgjikale duke u mbështetur mbi suportin plastik. Pasi hiqet ky i fundit, mund të vendosen syzet, por duke aplikuar mbi hundë një copë kartoni të vogël, mbi të cilin duhet të mbështeten syzet, deri për 1 muaj pas operacionit. Më tej syzet mund të mbahen lirshëm.


E kam bërë hundën në një klinikë tjetër, por nuk jam e kënaqur me rezultatin, mund ta bëj për herë të dytë në klinikën tuaj?

Kjo ndërhyrje kirurgjikale veçanërisht delikate, duhet kryer nga duar eksperte, pasi dëmet e shkaktuara nga kirurgë të pa-përgjegjshëm janë të vështira për t’u riparuar. Sidoqoftë, klinika KEIT disponon kirurgë me eskperiencë dhjetra vjeçare dhe kemi korrigjuar me qindra rezultate të dobëta të kryera nga kirurgë të klinikave të tjera. Të jeni të bindur që edhe në rastin tuaj do të realizojmë një rezultat optimal.


A mund te kryej ndërhyrjen gjatë shtatzënisë?

Jo, nuk këshillohet të kryhet gjatë shtatzënisë pasi barnat e anestezisë dhe antibiotikët mund t’i shkaktojnë dëme fetusit.


A rritet hunda me kalimin e viteve, duke filluar nga momenti që ke bërë operacionin?

Jo, hunda nuk rritet me kalimin e viteve. Gjatë gjithë jetës gjatësia e hundës do të jetë e njëjtë.


Mund ta kryej ndërhyrjen nëse jam duke i dhënë gji fëmijës?

Po, mund të kryhet duke ndjekur rekomandimet përkatëse të mjekut. Specifikisht ditën e ndërhyrjes nuk duhet ushqyer me gji fëmija dhe në ditët në vijim, fëmija duhet ushqyer para se të merret antibiotiku.


Sa kohë pas lindjes mund ta bëj ndërhyrjen?

Në varësi të gjendjes shëndetësore të pacientes, ndërhyrja mund të kryhet afërsisht 6 muaj pas lindjes, pasi të jetë ketë përfunduar e gjithë periudha e rikuperimit pas lindjes.


Nëse pas operacionit ndodh ndonjë incident dhe godet hundën, ka pasoja si hemorragji apo deformim?

Jo, në momentin që hunda shërohet (duhet të paktën 6 muaj që të arrihet rezultati përfundimtar) do të jetë njësoj si para operacionit, përsa i përket rezistencës.


Çfarë garancie ofron KEIT për rezultatet?

KEIT, ndryshe nga kirurgët apo klinikat e tjera, në të gjitha rastet e komplikacioneve të rralla post-kirurgjikale, mbulon të gjitha shpenzimet për të zgjidhur çdo emergjencë kirurgjikale dhe për të korrigjuar çdo parregullsi tjetër pas operacionit, në mënyrë që të arrihet një rezultat optimal. Ne jemi brand dhe vendosim në shërbim të pacientëve tanë dhjetra kirurgë italianë me eksperiencë shumë vjeçare. Në qoftë se kirurgu i cili ka operuar pacientin nuk është aktualisht i disponueshëm, KEIT vendos në dispozicion kirurgë të tjerë për të ofruar maksimumin e shërbimit dhe rezultateve. Kjo garantohet me Certifikatë Garancie KEIT.


Si është rikuperimi pas operacionit?

Rikuperimi është i shpejtë, hematomat dhe ënjtja rreth syve do të largohen gradualisht brenda 5 — 10 ditësh.