Trapianti i vetullave me teknikën FUE (Follicular Unit Extraction), është një procedurë efikase dhe përfundimtare për një vetull të plotë dhe të bukur. Zona dhënëse është pjesa e pasme e kokës, nga ku merren një nga një rrënjët e flokëve dhe vendosen po një nga një në zonën e vetullave.
Me metodën FUE, qimet merren në pjesën e pasme të kokës, e cila quhet zona dhuruese.
Procedura e mbjelljes së vetullave është e mundur pasi të ketë ndodhur maturimi normal fizik dhe për këtë arsye, në përgjithësi, nuk ka kundër-indikim duke nisur që nga mosha 18 vjeç.
Para procedurës kryhen egzaminimet pre-operatore si EKG, gjak komplet dhe teste koagulimi.
Kjo procedurë kryhet me anestezi lokale.
Kohëzgjatja e procedurës varion nga 3 – 4 orë, në varësi të madhësisë së zonës.
Mund të largoheni nga klinika menjëherë pas procedurës.
Nuk ndjen aspak dhembje ose mund të jenë të lehta dhe mëse të durueshme.
Po, mund të udhëtohet me avion 2 – 3 ditë pas procedurës, pasi të ketë përfunduar rikontrolli i parë pas mbjelljes, me mjeken në klinikë.
Menjëherë pas përfundimit të procedurës pacienti mund të largohet nga klinika dhe nuk është e nevojshme të paraqitet në klinikë për të kryer mjekime, përveç rikontrollit të parë me mjeken, dy ditë pas procedurës. Për çdo paqartësi apo pyetje, pacienti do jetë në kontakt me staffin mjekësor, i cili ndjek në mënyrë rigoroze të gjithë procesin e shërimit.
Rritja e vetullave vazhdon me ecuri normale. Qimet fillojnë të dalin disa ditë pas procedurës, por për të parë rezultatin final duhet të përfundojë e gjithë periudha e rikuperimit, e cila mund të zgjasë 3 – 4 muaj.
Po, rezultati është i përhershëm. Qimet e mbjella rriten normalisht dhe nuk bien më kurrë. Qimet e vendosura në vetull kanë karakteristikat e flokut, si rrjedhojë duhen prerë dhe lyer (në rastin e një floku të thinjur).
Nëse ecuria pas procedurës është normale dhe pa komplikime nuk është e domosdoshme të bëhen rikontrolle.
Kjo ndërhyrje kirurgjikale veçanërisht delikate, duhet kryer nga duar eksperte, pasi dëmet e shkaktuara nga kirurgë të pa-përgjegjshëm janë të vështira për t’u riparuar. Sidoqoftë, klinika KEIT disponon kirurgë me eskperiencë dhjetra vjeçare dhe kemi korrigjuar me qindra rezultate të dobëta të kryera nga kirurgë të klinikave të tjera. Të jeni të bindur që edhe në rastin tuaj do të realizojmë një rezultat optimal.
Jo, nuk këshillohet të kryhet gjatë shtatzënisë pasi barnat e anestezisë dhe antibiotikët mund t’i shkaktojnë dëme fetusit.
Po, mund të kryhet duke ndjekur rekomandimet përkatëse të mjekut. Specifikisht ditën e ndërhyrjes nuk duhet ushqyer me gji fëmija dhe në ditët në vijim, fëmija duhet ushqyer para se të merret antibiotiku.
Rikuperimi është i shpejtë, hematomat dhe ënjtjet do të largohen gradualisht brenda 10 — 14 ditësh.
Jo, nuk është e nevojshme të kryeni seanca të tjera.
Për pacientët të cilët vijnë nga jashtë vendit, klinika KEIT ofron akomodim me të gjitha kushtet në apartamentet pranë klinikës, në mënyrë që të kryhen të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes. Bashkë me pacientin mund të qëndrojë edhe një shoqërues. Pacientët të cilët janë nga Kosova dhe Maqedonia, mund të largohen një ditë pas ndërhyrjes dhe mund t’i vazhdojnë mjekimet në klinikën KEIT në Prishtinë.
KEIT, ndryshe nga kirurgët apo klinikat e tjera, në të gjitha rastet e komplikacioneve të rralla post-kirurgjikale, mbulon të gjitha shpenzimet për të zgjidhur çdo emergjencë kirurgjikale dhe për të korrigjuar çdo parregullsi tjetër pas operacionit, në mënyrë që të arrihet një rezultat optimal. Ne jemi brand dhe vendosim në shërbim të pacientëve tanë dhjetra kirurgë italianë me eksperiencë shumë vjeçare. Në qoftë se kirurgu i cili ka operuar pacientin nuk është aktualisht i disponueshëm, KEIT vendos në dispozicion kirurgë të tjerë për të ofruar maksimumin e shërbimit dhe rezultateve. Kjo garantohet me Certifikatë Garancie KEIT.