Zvogëlimi i gjoksit
Zvogëlimi i gjoksit
Ku konsiston kjo ndërhyrje?

Zvogëlimi i gjoksit konsiston në reduktimin e arsyeshëm të vëllimit të tepërt të tij dhe rimodelimin e pjesës së mbetur, që ka të bëjë me ripozicionimin e gjëndrës, të areolës dhe kokrrës së gjirit. Rezultati i ndërhyrjes kirurgjikale është i përhershëm.


Kur është e nevojshme të kryhet kjo ndërhyrje?

Me rritjen e moshës dhe zhvillimin trupor, sidomos gjatë pubertetit, gjoksi pëson një zmadhim të shpejtë brenda një kohe të shkurtër. Gjendja e hipertrofisë së gjirit, sidomos në masë të madhe, mund të kushtëzojë shqetësime, jo vetëm të karakterit estetik, por edhe funksional si tërheqje të dhimbshme të lëkurës, kërrusje dhe deformime të shtyllës kurrizore, infiamacion e dhembje të muskujve të shpinës, infeksione lëkure dhe ekzema. Përveç kësaj, shpesh bëhet e vështirë ose e pamundur edhe ushqimi me gji i foshnjës, pasi gjatë shtatzënisë një gjoks voluminoz pëson një rritje akoma më të egzagjeruar si pasojë e stimulimit hormonal. Për një rekuperim të shpejtë estetik, psikologjik dhe funksional nevojitet zvogëlimi i gjoksit.


Në cilën moshë mund ta kryej këtë ndërhyrje?

Kjo ndërhyrje kirurgjikale këshillohet edhe para moshës 18 vjeçare, për shkak se gjendja e hipertrofisë së gjirit, sidomos në masë të madhe, mund të kushtëzojë shqetësime, jo vetëm të karakterit estetik, por edhe funksional, si tërheqje të dhimbshme të  lëkurës, kërrusje dhe deformime të shtyllës kurrizore, infiamacion e dhembje të muskujve të shpinës, infeksione lëkure dhe ekzema.


Cilat janë analizat pre-operatore që duhet të kryej përpara ndërhyrjes?

Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, echo e gjirit, vizita me anestezistin, etj.).


Me çfarë anestezie kryhet ndërhyrja?

KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë ndërhyrje është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.


Sa kohë zgjat ndërhyrja?

Kohëzgjatja e ndërhyrjes është afërsisht 2 — 4 orë.


A është një ndërhyrje që shoqërohet me dhembje?

Nuk ndjen aspak dhembje ose mund të jenë të lehta e mëse të durueshme.


Sa kohë duhet të qëndroj në spital?

Rekomandohet të qëndrohet një natë në klinikë nën kujdesin e staffit mjekësor.


Sa shpesh kryhen mjekimet?

Rekomandohen mjekime çdo 3 — 4 ditë deri në mbylljen e plagëve.


Kur hiqen penjtë?

Heqja e penjve bëhet 10 — 15 ditë pas ndërhyrjes (në ato raste kur nuk janë të absorbueshëm).


Kur duhet të kthehem në punë?

Rikthimi në punë rekomandohet rreth 10 – 15 ditë pas ndërhyrjes, duke treguar kujdes maksimal nga traumat.


A mund të bëj aktivitet fizik pas ndërhyrjes?

Rekomandohet shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për 2 javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes dhe rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 — 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.


Mbeten shenja?

Mbeten shenja të vogla përreth areolës, një tjetër shenjë vertikale e në disa raste edhe një shenjë horizontale në pjesën e poshtme të gjoksit, të cilat zakonisht janë të holla e të zbehta.


Kur do e shikoj rezultatin përfundimtar?

Rezultati paraprak shikohet që në momentin kur përfundon ndërhyrja, por për të parë rezultatin përfundimtar është e nevojshme të kalojë edhe periudha e rikuperimit, e cila është e shpejtë, me përmirësim gradual të pamjes së gjoksit. Rezultati konsiderohet përfundimtar 4 — 6 muaj pas ndërhyrjes.


Mund të më rritet sërish gjoksi me kalimin e viteve?

Gjoksi mund të rritet në një masë të vogël gjatë një shtatzënie apo një shtimi të theksuar në peshë, por nuk rikthehet në gjendjen fillestare.


Sa herë duhet të paraqitem në klinikë për rikontrolle?

Normalisht, pas heqjes së penjve kryhen 1 – 2 kontrolle me staffin e KEIT, sipas protokolleve të klinikës dhe mundësisë së pacientit. Pacientët e Kosovës dhe Maqedonisë mund t’i kryejnë rikontrollet pranë klinikës KEIT në Prishtinë. Ndërsa pacientët të cilët vijnë nga Italia mund t’i kryejnë këto rikontrolle edhe në Itali.


Çfarë këshillash duhen ndjekur pas ndërhyrjes?
  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas ndërhyrjes.
  • Shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për 2 javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes.
  • Nuk duhet ngarë makina 1 — 2 javët e para pas ndërhyrjes.
  • Rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 — 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.
  • Mbajtja e reçipetave sportive për 1 muaj.
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.
  • Heqja e drenave 24 – 48 orë pas ndërhyrjes (në ato raste kur vendosen).
  • Mjekimi i plagëve çdo 3 – 4 ditë me staffin e klinikës.
  • Heqja e penjve 10 – 15 ditë pas ndërhyrjes (në ato raste kur nuk janë të absorbueshëm).
  • Rifillimi gradual i aktivitetit fizik të paktën 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.

Jetoj jashtë vendit, ku mund të qëndroj për të përfunduar të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes?

Për pacientët të cilët vijnë nga jashtë vendit, klinika KEIT ofron akomodim me të gjitha kushtet  në apartamentet pranë klinikës, në mënyrë që të kryhen të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes. Bashkë me pacientin mund të qëndrojë edhe një shoqërues. Pacientët të cilët janë nga Kosova dhe Maqedonia, mund të largohen një ditë pas ndërhyrjes dhe mund t’i vazhdojnë mjekimet në klinikën KEIT në Prishtinë. Ndërsa pacientët të cilët vijnë nga Italia mund t’i kryejnë këto rikontrolle edhe në Itali.


A mund të udhëtoj me avion pas ndërhyrjes?

Po, mund të udhëtohet me avion të paktën 5 – 7 ditë pas operacionit, por duhen planifikuar mjekimet dhe heqja e penjve me një mjek në qytetin ku banoni, në mënyrë që periudha e rikuperimit të përfundojë me sukses. Për pacientët të cilët vijnë nga Italia, këto mjekime dhe të gjitha rikontrollet e nevojshme mund të kryhen edhe në Itali me kirurgët tanë.


E kam bërë zvogëlimin e gjoksit në një klinikë tjetër, por nuk jam e kënaqur me rezultatin, mund ta bëj për herë të dytë në klinikën tuaj?

Kjo ndërhyrje kirurgjikale veçanërisht delikate, duhet kryer nga duar eksperte, pasi dëmet e shkaktuara nga kirurgë të pa-përgjegjshëm janë të vështira për t’u riparuar. Sidoqoftë, klinika KEIT disponon kirurgë me eskperiencë dhjetra vjeçare dhe kemi korrigjuar me qindra rezultate të dobëta të kryera nga kirurgë të klinikave të tjera. Të jeni të bindur që edhe në rastin tuaj do të realizojmë një rezultat optimal.


Mund të zvogëloj vetëm njërin gjoks?

Po, sipas rasteve mund të nevojitet një ndërhyrje në të dy gjinjtë ose vetëm në njërin prej tyre.


Sa kohë pas lindjes mund ta kryej ndërhyrjen?

Duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të pacientit, ndërhyrja mund të kryhet rreth 6 muaj pas lindjes së fëmijës, pasi të ketë përfunduar periudha totale e rikuperimit pas lindjes. Në rastet e ushqyerjes me gji, ndërhyrja rekomandohet të kryhet jo më herët se 9 – 12 muaj pas përfundimit të ushqyerjes me gji.


Mund ta ushqej fëmijën me gji pas ndërhyrjes?

Normalisht kjo ndërhyrje nuk ndikon negativisht në aftësinë e ushqyerjes me gji, por në varësi të gjendjes fillestare të gjoksit dhe teknikës së aplikuar, në disa raste mund të mos jetë e mundur ushqimi me qumësht gjiri.


A është e mundur që gjoksi të rritet sërish pas një shtatzënie apo me kalimin e viteve?

Teorikisht, rezultatet e arritura, në varësi të moshës kur kryhet operacioni, janë të përhershme, por për shkaqe fiziologjike të procesit të plakjes, pas një shtatzënie apo pas një shtimi të theksuar në peshë, gjoksi mund të rritet sërish. Gjithsesi, nuk do të kthehet në formën apo volumin para kryerjes së ndërhyrjes.


Si është rikuperimi pas operacionit?

Rikuperimi është i shpejtë dhe pa dhembje. Hematomat dhe ënjtjet largohen gradualisht brenda 10 – 15 ditësh, duke arritur përmirësim gradual të pamjes së gjinjve. Rezultati konsiderohet final 4 – 6 muaj pas opercionit.


A mund ta kryej ndërhyrjen në çdo periudhë të vitit?

Po, ndërhyrja mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Mund ta kryej ndërhyrjen nëse jam shtatzënë?

Jo, ndërhyrja nuk rekomandohet të kryhet gjatë shtatzënisë sepse barnat dhe antibiotikët mund të dëmtojnë fetusin.


A mund ta kryej ndërhyrjen nëse jam duke ushqyer me gji?

Jo, nuk rekomandohet të kryhet kjo ndërhyrje gjatë periudhës së ushqyerjes me gji.


Çfarë garancie ofron KEIT për rezultatet?

KEIT, ndryshe nga kirurgët apo klinikat e tjera, në të gjitha rastet e komplikacioneve të rralla post-kirurgjikale, mbulon të gjitha shpenzimet për të zgjidhur çdo emergjencë kirurgjikale dhe për të korrigjuar çdo parregullsi tjetër pas operacionit, në mënyrë që të arrihet një rezultat optimal. Ne jemi brand dhe vendosim në shërbim të pacientëve tanë dhjetra kirurgë italianë me eksperiencë shumë vjeçare. Në qoftë se kirurgu i cili ka operuar pacientin nuk është aktualisht i disponueshëm, KEIT vendos në dispozicion kirurgë të tjerë për të ofruar maksimumin e shërbimit dhe rezultateve. Kjo garantohet me Certifikatë Garancie KEIT.


Nëse kemi kiste të vogla dhjamore jo të dëmshme, a është i mundur realizimi i zvogëlimit të gjoksit?

Nëse është e mundur, gjatë operacionit mund të heqim edhe kistet.