Botoksi (toksina botulinike), është një proteinë që injektohet në muskujt e vegjël të fytyrës dhe i relakson këta të fundit duke çuar kështu në shtrirjen e rrudhave të mimikës. Injeksionet përveçse shtrijnë rrudhat ekzistuese, parandalojnë formimin dhe thellimin e rrudhave të reja përmes kufizimit të tkurrjes muskulare.
Trajtimi me botoks trajton:
– Rrudhat vertikale midis vetullave.
– Rrudhat horizontale në zonën e ballit.
– Rrudhat anash syve.
Ky trajtim është i mundur pasi të ketë ndodhur maturimi normal fizik dhe për këtë arsye, në përgjithësi, nuk ka kundër-indikim duke nisur që nga moshat 18 — 20 vjeç. Gjithsesi, është e rëndësishme të theksohet se trajtimi rekomandohet të kryhet në moshën kur shfaqen rrudhat dhe kur ato bëhen të bezdisshme për personin.
Kohëzgjatja e procedurës është rreth 5 — 10 minuta.
Trajtimi nuk shoqërohet me dhembje, përveç disa pickimeve të vogla që ndjehen gjatë trajtimit, mëse të durueshme.
Kohëzgjatja e rezultatit është mesatarisht 4 — 5 muaj, në varësi të karakteristikave individuale.
Efekti nuk duket menjëherë pas aplikimit të botoksit. Pas 2 — 4 ditësh nga procedura, klienti fillon e ndjen ngurtësimin e muskujve dhe efekti maksimalizohet dy javë pas aplikimit.
Botoksi shtrin deri në 80% të rrudhave në zonën e ballit dhe anash syve.
Efektet anësore janë të rralla, kalimtare dhe të kurueshme, ndër të cilat mund të përmendim: një skuqje e lehtë e cila largohet pas disa minutash.
Po, trajtimi mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.
Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.
Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.