Filler për rrudhat
Filler për rrudhat
Ku konsiston ky trajtim?

Kur rrudhat vertikale midis vetullave janë më të theksuara se normalisht, dhe kur rezultati i trajtimit me botox nuk është shumë i kënaqshem rekomandohet edhe mbushja e tyre me acid hialuronik. Filleri i përdorur, përveçse mbush rrudhat, i përmirëson ndjeshëm ato edhe pasi ai është përthithur.


Cilat janë efektet e këtij trajtimi?

– Eliminon rrudhat e theksuara të mimikës.
– Eliminon rrudhat e theksuara të krijuara nga mosha.


Sa kohë zgjat procedura?

Kohëzgjatja e procedurës është 5 minuta.


Ka dhembje?

Procedura nuk shoqërohet me dhembje, përveç disa pickimeve të vogla që ndjehen gjatë trajtimit, mëse të durueshme.


A është i përhershëm rezultati?

Kohëzgjatja e rezultatit është mesatarisht 5 — 8 muaj, në varësi të karakteristikave individuale.


Kur do e shikoj rezultatin?

Efekti  është  i menjëhershëm. Mbushja duket që në momentin kur përfundon procedura dhe rezultati përmirësohet në ditët në vazhdim.


Çfarë duhet të kem parasysh pas procedurës?
  • Skuqje të lehtë dhe ënjtje në 48 orët në vijim, që largohet vetvetiu.
  • Pëdorimi i akullit në zonën e trajtuar, ndihmon në lehtësimin e ënjtjes.
  • Të mbahet e hidratuar zona e aplikimit të acidit.
  • Të kryhen masazhe për 2 — 3 ditët në vijim sipas udhëzimeve të mjekut.

Ka efekte anësore?

Efektet anësore janë të rralla, kalimtare dhe të kurueshme, ndër të cilat mund të përmendim: ënjtje dhe një skuqje e lehtë, që largohet vetvetiu.


Mund ta kryej këtë trajtim në çdo periudhë të vitit?

Po, trajtimi mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Mund ta kryej trajtimin nëse jam shtatzënë?

Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.


A mund ta kryej trajtimin nëse jam duke ushqyer me gji?

Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.