Gummy smile është termi që përdoret për të përshkruar fenomenin e shfaqjes së tepruar të mishrave të sipërm të dhëmbëve gjatë buzëqeshjes. Këtë disproporcion midis buzës së sipërme dhe dhëmbëve mund ta korrigjojmë përkohësisht përmes injektimit të botoksit mbi buzën e sipërme. Në disa raste këshillohet të aplikohet në buzë edhe filler (acid hialuronik), për një rezultat akoma më të bukur e të plotë.
– Korrigjon shfaqjen e tepruar të mishrave të dhëmbëve, gjatë buzëqeshjes.
– Përmirësohet forma dhe struktura e buzëve, nëpërmjet korrigjimit të asimetrive me acid hialuronik.
– Përmirësohet buzëqeshja.
Kohëzgjatja e procedurës është 5 minuta.
Trajtimi nuk shoqërohet me dhembje, përveç disa pickimeve të lehta që ndjehen gjatë trajtimit, mëse të durueshme.
Kohëzgjatja e rezultatit është mesatarisht 4 — 5 muaj, në varësi të karakteristikave individuale. Pas kësaj periudhe, pacienti mund ta kryejë sërish trajtimin, pa efekte anësore.
Efekti i rezultatit nuk duket menjëherë pas aplikimit të botoksit. Pas 2 — 7 ditësh nga procedura, pacienti fillon ndjen ngurtësimin e muskujve dhe efekti maksimalizohet dy javë pas aplikimit. Për një efekt maksimal ky trajtim shoqërohet edhe me rimodelimin e buzëve me acid hialuronik. Në këtë rast, efekti shikohet menjëherë pas procedurës dhe përmirësohet në ditët në vazhdim.
Efektet anësore janë të rralla, kalimtare dhe të kurueshme. Mund të ketë ënjtje dhe skuqje të lëkurës, të cilat largohet vetvetiu, në 48 orët në vazhdim.
Po, trajtimi mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.
Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.
Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.