Harku plazmatik është një pajisje mjekësore e përdorur në mikrokirurgjinë joinvazive. Kjo pajisje shpërndan energji plazmatike në inde, energji kjo e gjeneruar nga jonizimi i gazit në ajër.
Kjo pajisje gjen përdorim të gjerë në estetikë dhe dermatologji për eliminimin dhe trajtimin e shumë problemeve të lëkurës:
Në varësi të trajtimit që do të kryhet kohëzgjatja e procedurës është 15 – 30 minuta.
Duke qenë se kryhet nën efektin e anestezisë nuk ka dhembje.
Sipas trajtimit që do kryhet, mund të jetë e nevojshme të aplikohet anestezi lokale me lidokainë (njësoj si te dentisti) ose krem mpirës për disa minuta, para se të fillojë procedura.
Rezultati është i përhershëm.
Rezultati është i menjëhershëm dhe përmirësohet gradualisht me kalimin e ditëve.
Pasi përfundon procesi i shërimit, në zonën e trajtuar nuk mbetet asnjë shenjë. Në raste të rralla, si për shembull te nishanet, mund të mbetet një shenjë e zbehtë, pothuajse e padukshme.
Efektet anësore janë të rralla, kalimtare dhe të kurueshme.
Po, trajtimi mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.
Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.
Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.