Heqja e tatuazheve kryhet me laserin ND Yag Q-Switched, teknologjia më bashkëkohore për eliminimin total apo reduktimin e pjesshëm të ngjyrës së tatuazhit, deri në zbehjen e tij.
Trajtimi konsiston në shkatërrimin e qelizave epidermale të ngjyrosura me bojë.
Këshillohen të bëhen të paktën 6 seanca, për të arritur një efekt maksimal.
Seancat këshillohen të bëhen në një distancë kohore prej 4 — 6 javësh nga njëra-tjetra.
Kohëzgjatja e procedurës varion sipas madhësisë së tatuazhit. Mesatarisht zgjat 5 — 20 minuta.
Duke qenë se përpara se të fillojë procedura aplikohet krem mpirës, klienti nuk ndjen dhembje.
Zbehja e tatuazhit vihet re menjëherë gjatë trajtimit dhe përmirësohet në vazhdimësi, seancë pas seance.
Pasi të përfundohen të gjitha seancat e nevojshme do arrihet eliminimi apo zbehja e përhershme e tatuazhit.
Efektet anësore janë të rralla, kalimtare dhe të kurueshme, ndër të cilat mund të përmendim:
– Nxirje në zonën e trajtuar, e cila largohet për 7 — 10 ditë.
– Skuqje dhe ënjtje të lehta, që largohen për 2 — 3 ditë.
– Fenomenet alergjike janë të rralla dhe të menaxhueshme.
Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.
Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.