Karboksiterapia
Karboksiterapia
Ku konsiston trajtimi i karboksiterapisë?

Karboksiterapia është një trajtim estetik i cili konsiston në aplikimin e injeksioneve të dioksidit të karbonit (CO2) nën lëkurë për të eleminuar celulitin, strijat, depozitime të dhjamit dhe në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës.


Cilat janë efektet e këtij trajtimi?
  • Redukton celulitin. Nëpërmjet këtij trajtimi eliminohet yndyra e lokalizuar në adipocite, qeliza të cilat ruajnë yndyrën. Gjithashtu, rritet qarkullimi i gjakut dhe limfës në zonën ku aplikohet.
  • Redukton strijat. Injektimi i dioksidit të karbonit ndikon në stimulimin e prodhimit të kolagjenit në zonën ku janë shfaqur strijat dhe kjo sjell përmirësim të tyre.

Sa seanca këshillohen?

Këshillohen të bëhen 4 — 6 seanca, për të arritur një efekt maksimal.


Sa diferencë duhet të kenë seancat nga njëra-tjetra?

Seancat këshillohen të bëhen në një distancë kohore 5 — 7 ditë nga njëra-tjetra.


Sa kohë zgjat procedura?

Kohëzgjatja e procedurës është 15 — 30 minuta.


Është e dhimbshme?

Procedura nuk shoqërohet me dhembje, përveç disa pickimeve të vogla që ndjehen gjatë trajtimit, mëse të durueshme.


Çfarë këshillash duhet të ndjek pas procedurës?
  • Të evitohet ekspozimi në diell i zonës së trajtuar.
  • Të konsumohen të paktën 3 litra ujë në ditë për të rritur hidratimin e zonave të trajtuara.

Sa kohë zgjat rezultati?

Kohëzgjatja e rezultatit varet nga karakteristikat individuale dhe nga lloji i trajtimit të kryer, por zakonisht zgjat 3 – 4 muaj.


Kur fillon efekti?

Efekti është gradual dhe shikohet seancë pas seancë.


A ka efekte anësore?

Efektet anësore janë të rralla, kalimtare dhe të kurueshme. Mund të ketë nxirje të lehta në zonën e shpimit.


Mund ta kryej në çdo periudhë të vitit trajtimin?

Po, trajtimi mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Mund ta kryej trajtimin nëse jam shtatzënë?

Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.


A mund ta kryej trajtimin nëse jam duke ushqyer me gji?

Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.