Sulkuset nazo-labiale ose vijat e buzëqeshjes janë rrudha të thella midis hundës dhe buzës të cilat krijojnë imazhin e një fytyre të lodhur. Mbushja e vijave të buzëqeshjes me acid hialuronik jep pamjen e një fytyre më të relaksuar dhe rinore.
Mbushja e vijave të buzëqeshjes kryhet me acid hialuronik, një përbërje natyrale e cila prodhohet nga trupi i njeriut prandaj nuk ka asnjë efekt anësor. Nëpërmjet këtij trajtimi reduktohen vijat midis hundës dhe buzëve, duke i dhënë fytyrës një pamje të re dhe të relaksuar.
Procedura nuk shoqërohet me dhembje, përveç disa pickimeve të vogla që ndjehen gjatë trajtimit, mëse të durueshme.
Kohëzgjatja e procedurës është 20 minuta.
Kohëzgjatja e rezultatit është mesatarisht 5 — 8 muaj, në varësi të karakteristikave individuale.
Efekti i rezultatit shikohet menjëherë pasi përfundon procedura e injektimit të acidit hialuronik dhe përmirësohet në ditët në vazhdim.
Efektet anësore janë të rralla, kalimtare dhe të kurueshme, ndër të cilat mund të përmendim: ënjtje dhe skuqje e lehtë në 48 orët në vijim, që largohet vetvetiu.
Po, trajtimi mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.
Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.
Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.