Ky trajtim i kombinuar njihet ndryshe si terapia e induktimit të kolagjenit (collagen induction therapy CIT). Qëllimi përfundimtar i këtij trajtimi është stimulimi i prodhimit të kolagjenit dhe elastinës (përbërës të lëkurës, të cilët i japin vitalitet dhe shkëlqim). Ky trajtim ndihmon në përmirësimin e shenjave, njollave, rrudhave fine dhe poreve të zgjeruara të fytyrës.
– Rrit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës.
– Rrit qarkullimin e gjakut.
– Eliminon rrudhat fine.
– Rinon dhe freskon lëkurën e fytyrës tuaj.
Procedura e microneedling kalon në 3 faza:
Nevojiten mesatarisht 4 — 6 seanca, për të arritur një rezultat maksimal.
Seancat kryhen në një distancë kohore prej 4 javësh nga njëra-tjetra.
Kohëzgjatja e procedurës është 40 — 60 minuta.
Procedura nuk shoqërohet me dhembje, përveç disa pickimeve të vogla që ndjehen gjatë trajtimit, mëse të durueshme.
Ky është një trajtim me seanca dhe kërkon mirëmbajtje të vazhdueshme të lëkurës që rezultati të jetë afatgjatë. Megjithatë, në varësi të karakteristikave individuale, rezultati që arrihet mund të zgjasë për 8 — 12 muaj.
Efekti bëhet i dukshëm disa ditë pas seancës së parë dhe përmirësohet gradualisht pas çdo seance në vazhdim.
Mund të ketë skuqje të lehtë të fytyrës, të cilat largohen pas disa orësh.
Po, trajtimi mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.
Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.
Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.