Trajtimi me hark plazmatik është një procedurë jo kirurgjikale, e cila tendos lëkurën, duke stimuluar rigjenerimin e shtresës epidermale të saj. Nëpërmjet trajtimit me hark plazmatik reduktohet lëkura e tepërt në zonën e qepallave, duke stimuluar prodhimin e kolagjenit, përgjegjës për elasticitetin e lëkurës.
Kohëzgjatja e rezultatit është e përhershme.
Gjatë procedurës klienti nuk ndjen dhembje, duke qenë se përdoret krem mpirës në zonën ku do kryhet trajtimi.
Kohëzgjatja e procedurës është 30 — 60 minuta.
Efekti është i menjëhershëm dhe përmirësohet gradualisht me kalimin e ditëve.
Shenjat nga trajtimi me harkun plazmatik zhduken gradualisht disa ditë pas procedurës. Pasi të përfundojë procesi i shërimit, shenjat do jenë larguar plotësisht.
Efektet anësore janë të rralla, kalimtare dhe të kurueshme.
Po, mund të kryhet në çdo periudhe të vitit, por zona e trajtuar duhet mbrojtur nga dielli me krem mbrojtës me SPF: 50.
Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.
Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.