Rimodelimi i mollëzave
Rimodelimi i mollëzave
Ku konsiston rimodelimi i mollëzave?

Rimodelimi i mollëzave konsiston në injektimin e acidit hialuronik në zonën e mollëzave për t’i dhënë një pamje më rinore dhe më të plotë fytyrës.
Me anë të këtij trajtimi arrihet:

  • Rifitim i volumit të humbur.
  • Ngritje e lehtë e faqeve të rëna.
  • Konturim i zonës së faqeve.
  • Theksim i linjës së mollëzave.

Cilat janë efektet e këtij trajtimi?

– I jep volum dhe formë mollëzave.
– I jep ngritje të lehtë faqeve të rëna.


Sa kohë zgjat procedura?

Kohëzgjatja e procedurës është 20 — 40 minuta.


Ka dhembje?

Procedura nuk shoqërohet me dhembje, përveç disa pickimeve të vogla që ndjehen gjatë trajtimit, mëse të durueshme.


Sa kohë zgjat rezultati?

Kohëzgjatja e rezultatit është mesatarisht 5 — 8 muaj, në varësi të karakteristikave individuale.


Kur do e shikoj rezultatin?

Efekti i rezultatit shikohet menjëherë pas trajtimit dhe përmirësohet në ditët në vazhdim.


Çfarë duhet të kem parasysh pas procedurës?
  • Ënjtje dhe skuqje e lehtë në vendin e injektimit të acidit hialuronik, e cila largohet vetvetiu pas 2 — 3 ditësh.
  • Mbajtja e akullit me shkëputje për 2 — 3 orë, për të lehtësuar ënjtjen.
  • Masazhe në zonën e mollëzave sipas udhëzimeve të mjekut.

Ka efekte anësore?

Efektet anësore janë të rralla, kalimtare dhe të kurueshme, ndër të cilat mund të përmendim: ënjtje dhe skuqje e lehtë në vendin e injektimit të acidit hialuronik, e cila largohet vetvetiu pas 2 — 3 ditësh.


Mund ta bëj në çdo periudhë të vitit trajtimin?

Po, rimodelimi i mollëzave mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Mund ta kryej trajtimin nëse jam shtatzënë?

Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.


A mund ta kryej trajtimin nëse jam duke ushqyer me gji?

Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.