Rrathët poshtë syve
Rrathët poshtë syve
Ku konsiston ky trajtim?

Rrathët e errët poshtë syve, lëkura e varur dhe rrudhat poshtë syve janë një shenjë e zakonshme e plakjes së lëkurës. Me kalimin e moshës ka humbje kockore, që në zonën rreth syve është më e theksuar pas moshës 35 vjeçare. Një zgjidhje për këtë është mbushja e kësaj zone me acid hialuronik të një densiteti që i përshtatet kësaj zone delikate.


Cilat janë efektet e këtij trajtimi?

– Eliminon rrathët e zinj.
– Trajton rrudhat poshtë syve.
– Hidraton lëkurën e thatë poshtë syve.


Sa kohë zgjat procedura?

Kohëzgjatja e procedurës është  20 — 30 minuta.


Është e dhimbshme?

Procedura nuk shoqërohet me dhembje, përveç disa pickimeve të vogla që ndjehen gjatë trajtimit, mëse të durueshme.


Sa kohë zgjat rezultati?

Kohëzgjatja e rezultatit është mesatarisht 4 — 6 muaj, në varësi të karakteristikave individuale.


Kur do e shikoj rezultatin?

Efekti  është  i menjëhershëm (mbushja duket qe në momentin e injektimit).


Çfarë duhet të kem parasysh pas procedurës?
  • Ënjtje dhe nxirje të vogla në vendin e injektimit të fillerit, e cila kalon vetvetiu pas 2 — 3 ditësh.
  • Mbajtja e akullit me shkëputje për 2 — 3 orë, për të lehtësuar ënjtjen.
  • Masazhe në zonën poshtë syve sipas udhëzimeve të mjekut.

Ka efekte anësore?

Efektet anësore janë të rralla, kalimtare dhe të kurueshme.


Mund ta kryej në çdo periudhë të vitit trajtimin?

Po, trajtimi mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Mund ta kryej trajtimin nëse jam shtatzënë?

Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.


A mund ta kryej trajtimin nëse jam duke ushqyer me gji?

Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.