Blefaroplastika femra
Blefaroplastika femra

Çfarë është blefaroplastika?

Blefaroplastika është një procedurë kirurgjikale estetike që ka për qëllim korrigjimin e qepallave të sipërme dhe të poshtme të syve. Kjo ndërhyrje përdoret për të hequr:

  • Lëkurën e tepërt
  • Yndyrën
  • Muskujt e dobësuar

Ato mund të shkaktojnë fryrje, rrudha, dhe ndryshime të tjera që ndikojnë në pamjen dhe funksionin e syve.

Blefaroplastika: llojet 

Ekzistojnë dy lloje kryesore të blefaroplastikës:

  • Blefaroplastika e sipërme: Përqendrohet në korrigjimin e qepallës së sipërme, duke hequr lëkurën e tepërt dhe muskujt e dobësuar për të rikthyer një pamje më të freskët.
  • Blefaroplastika e poshtme: Trajton qeskat e fryra nën sy, duke hequr yndyrën e tepërt dhe duke përmirësuar konturin e përgjithshëm të zonës së syrit.
  • Blefaroplastika totale: Përfshin të dy proçedurat e mësipërme.

Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?

  • Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).
  • Ndërhyrja kryhet me anestezi lokale dhe gjumë të lehtë, ose anestezi totale, sipas dëshirës së pacientit.
  • Zgjat 40 – 60 minuta.
  • Periudhë e shpejtë rikuperimi.
  • Disa orë ose një natë qëndrimi në klinikë.
  • Dhembje aspak ose të lehta e mëse të durueshme.
  • Të nxira dhe ënjtje të vogla që largohen gradualisht brenda 10 – 14 ditësh.
  • Shenja të vogla, të zbehta e pothuajse të padukshme, pasi do të jenë të fshehura nga palat e lëkurës.
  • Përpara ndërhyrjes ndaloni së marri ilaçe ose sumplemente që mund të rrisin rrezikun e gjakderdhjes, si aspirina ose vitamina E.
  • Shmangni alkoolin dhe duhanin për të paktën dy javë para ndërhyrjes.

Blefaroplastika dhe këshillat pas operacionit:

  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
  • Aplikimi i akullit mbi sy për 10 minuta çdo një orë natën e kirurgjisë.
  • Përdorimi i syzeve të diellit të errëta, për të mbrojtur sytë nga Dielli dhe era.
  • Aplikimi i lotit artificial disa herë gjatë ditës.
  • Për 10 – 14 ditë pas ndërhyrjes mund të ketë ënjtje dhe të nxira që kalojnë gradualisht dhe ndihmohen nëse aplikohen kompresa kamomili.
  • Të shmanget fërkimi i syve 2 – 3 javë pas ndërhyrjes.
  • Fjetja me kokën lehtësisht të ngritur mbi nivelin e gjoksit.
  • Mjekime çdo 3 – 4 ditë deri në mbylljen e plagëve.
  • Heqja e penjve 7 – 14 ditë pas ndërhyrjes.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.

Kush është kandidati ideal për blefaroplastikë?

Kandidatët idealë për këtë procedurë janë individë të shëndetshëm, pa probleme të rënda të syrit apo shëndetit, që kanë qepalla të varura ose fryrje për shkak të plakjes, faktorëve gjenetikë, ose dëmtimeve të mëparshme. Gjithashtu, ata duhet të kenë pritshmëri realiste për rezultatin e ndërhyrjes dhe të mos jenë duhanpirës aktivë.

Rreziqet dhe komplikacionet e mundshme tek blefaroplastika

Si çdo ndërhyrje kirurgjikale, blefaroplastika mund të ketë disa rreziqe dhe komplikacione, të cilat është e rëndësishme t’i kuptoni para se të vendosni për operacionin. Këto përfshijnë:

  • Infeksioni: Mund të ndodhë pas operacionit, por zakonisht kontrollohet me antibiotikë dhe kujdes të mirë higjienik.
  • Gjakderdhja: Një komplikacion i rrallë, por i mundshëm, veçanërisht në pacientët që marrin ilaçe që hollojnë gjakun.
  • Tharja e syve: Pas operacionit, disa pacientë mund të përjetojnë tharje ose acarim të syve, që shpesh trajtohet me pika hidratuese.
  • Ndryshime në vizion: Mund të ketë ndryshime të përkohshme në shikim, si mjegullimi ose dyfishimi i shikimit; në raste shumë të rralla, këto mund të jenë të përhershme.
  • Asimetri: Ekziston një rrezik i vogël që rezultatet të mos jenë plotësisht simetrike, duke kërkuar korrigjime shtesë.
  • Dhimbje dhe ënjtje: Këto janë të zakonshme pas operacionit dhe zakonisht zhduken brenda disa javësh, por në raste të rralla, mund të zgjasin më gjatë.
  • Vështirësi në mbylljen e plotë të syve: Disa pacientë mund të kenë vështirësi të përkohshme ose të përhershme në mbylljen e syve plotësisht, gjë që mund të kërkojë trajtim shtesë.
  • Hematoma: Grumbullimi i gjakut nën lëkurë mund të kërkojë ndërhyrje për t’u larguar.
  • Reagime alergjike: Disa pacientë mund të kenë reagime alergjike ndaj anestezisë ose materialeve të përdorura gjatë operacionit.

 

Rreziku i komplikacioneve zvogëlohet ndjeshëm kur procedura kryhet nga një kirurg me përvojë dhe me kualifikimet e nevojshme. Për të minimizuar këto rreziqe, është e rëndësishme të ndiqen të gjitha udhëzimet pas operacionit dhe të kryhen kontrollet e rregullta me mjekun tuaj.