Brazilian butt lift
Brazilian butt lift

Ana “B” e femrës ka qënë dhe mbetet gjithmonë simbol i bukurisë dhe krenarisë së saj, si dhe qendër e vëmendjes së vështrimeve mashkullore, për sensualitetin që paraqet. Vithet e rrumbullakosura, tonike, konsiderohen gjithmonë e më shpesh jo vetëm si shprehje e feminilitetit, por edhe e një forme fizike rinore dhe të stërvitur. Estetikisht, vithet shumë të rëna tregojnë këmbët më të shkurtra duke humbur kështu bukurinë e gjithë figurës trupore.

Brazilian Butt Lift (BBL), kjo teknikë e re e kirurgjisë estetike, ka lindur në Brazil ku edhe në ditët e sotme ka arritur zhvillimin dhe perfeksionimin e saj maksimal. Nëse sasia e dhjamit që nevojitet për rimodelimin është e mjaftueshme, BBL do të realizohet me kombimimin e teknikave të liposucionit dhe lipofilling.

Shpesh, trupi i cili do të rimodelohet ka dhjamë të tepërt dhe deformime të shkaktuara nga celuliti. Indet dhjamore thithen në mënyrë të përshtatshme nga beli, shpina barku e kofshët, përpunohen, filtrohen dhe ri-injektohen në zonën e vitheve duke u dhënë këtyre formë të rrumbullakosur e sensuale.

Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?

  • Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).
  • KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë lloj operacioni është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.
  • Zgjat rreth 2 – 6 orë, në varësi të zonave që trajtohen.
  • Qëndrohet 1 – 2 netë në klinikë.
  • Dhembje të lehta-mesatare e mëse të durueshme.
  • Të nxira dhe ënjtje në zonat e operuara që largohen gradualisht brenda 15 – 20 ditësh.
  • Shenja të vogla 3 – 5 mm, pothuajse të padukshme, në zonat ku janë futur kanjulat e liposucionit.
  • Periudhë rikuperimi e shpejtë, me përmirësim gradual të pamjes së vitheve dhe zonave të trajtuara, rezultati konsiderohet final 4 – 6 muaj pas ndërhyrjes.

Këshillat pas operacionit:

  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
  • Mjekime çdo 3 – 4 ditë deri në mbylljen e plagëve.
  • Heqja e penjve 8 – 10 ditë pas ndërhyrjes.
  • Shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për dy javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes.
  • Nuk duhet ngarë makina 1 – 2 javët e para pas ndërhyrjes.
  • Rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 – 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.
  • Mbahen veshje body elastike të posaçme për 4 javë pas operacionit.
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.