Lifting i gjoksit
Lifting i gjoksit

Çfarë është lifting i gjoksit?

Lifting i gjoksit, është një procedurë kirurgjikale që synon ngritjen e gjoksit. Kjo ndërhyrje është e përshtatshme për gratë që përjetojnë rënie të gjoksit për shkak të plakjes, shtatzënisë apo humbjes së peshës. Gjatë ndërhyrjes hiqet lëkura e tepërt dhe shtrëngohen indet për të dhënë një formë më të ngritur dhe të fortë, duke rikthyer pamjen natyrale dhe simetrinë e gjoksit.

Lifting i gjoksit: llojet

Ekzistojnë disa lloje të liftingut të gjoksit, të cilat përshtaten në varësi të nevojave individuale të pacientit:

  • Lifting me prerje periareolare (doughnut lift): Ky lloj lifting përfshin një prerje rreth areolës dhe është i përshtatshëm për rënie të lehta të gjoksit.
  • Lifting me prerje vertikale (lollipop lift): Ky lloj përfshin një prerje rreth areolës dhe një prerje vertikale nga areola drejt pjesës së poshtme të gjoksit, duke e bërë të përshtatshëm për rënie të moderuar të gjoksit.
  • Lifting me prerje në formë spirance (anchor lift): Ky është lloji më i avancuar që përfshin prerje rreth areolës, vertikale dhe horizontale përgjatë vijës së gjirit. Përdoret për raste më të rënda të rënies.

Lifting i gjoksit me dhe pa proteza: cili është ndryshimi?

Liftingu i gjoksit mund të kryhet:

  • Pa proteza:
    • Fokuson në ngritjen dhe formësimin e gjoksit pa ndryshuar përmasat natyrale.
    • Ideal për gratë që duan të korrigjojnë rënien e gjoksit pa shtuar volum.
    • Rezultatet ofrojnë një pamje më natyrale.
  • Me proteza:

Zgjedhja mes liftingut me ose pa proteza varet nga:

  • Preferencat personale: Dëshira për një pamje natyrale apo për një formë më të plotë dhe dramatike.
  • Këshillat e kirurgut: Vlerësimi i gjendjes aktuale të gjoksit dhe rekomandimet për të arritur rezultatet më të mira për çdo individ.

Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?

  • Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, echo e gjirit, vizita me anestezistin, etj.).
  • KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë lloj operacioni është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.
  • Zgjat rreth 2 – 4 orë.
  • Aplikim ose jo i protezave me xhel silikoni, me garanci të përjetshme, në varësi të gjendjes fillestare të gjoksit.
  • Nëse është e nevojshme aplikohen drena të posaçëm, të cilët mbahen rreth 1 – 2 ditë.
  • Një natë qëndrimi në klinikë.
  • Dhembje të lehta-mesatare e mëse të durueshme.
  • Të nxira dhe ënjtje në zonën e gjoksit që largohen gradualisht brenda 10 – 14 ditësh.
  • Shenja të vogla përreth areolës, një tjetër shenjë vertikale e në disa raste edhe një shenjë horizontale në pjesën e poshtme të gjoksit, të cilat zakonisht janë të holla e të zbehta.
  • Periudhë e shpejtë rikuperimi, me përmirësim gradual të pamjes së gjoksit. Rezultati konsiderohet final, zakonisht 4 – 6 muaj pas ndërhyrjes.

Lifting i gjoksit, si kryhet proçedura?

Lifting i gjoksit kryhet nën anestezi endovenoze totale dhe zakonisht zgjat rreth 2 deri në 3 orë. Kirurgu bën prerje në zonat e përcaktuara për të hequr lëkurën e tepërt dhe për të ripozicionuar thithkat në një pozicion më të lartë. Pas procedurës, plagët mund të jenë të dukshme, por ato do të zbehen me kohën dhe kujdesin e duhur. Forma dhe madhësia e prerjeve varet nga teknika e përdorur dhe shkalla e rënies së gjoksit.

Procesi i rikuperimit 

Rikuperimi pas liftingut të gjoksit mund të zgjasë disa javë. Pas ndërhyrjes, pacientët mund të përjetojnë dhimbje të lehta dhe ënjtje, të cilat menaxhohen me medikamente të rekomanduara nga kirurgu. Është e rëndësishme të ndiqen udhëzimet e kirurgut për kujdesin e plagëve dhe të përdoren sytjena speciale për të mbështetur gjoksin gjatë periudhës së shërimit. Shmangia e aktivitetit të rëndë fizik dhe ngritjes së peshave është e rekomanduar për disa javë për të shmangur komplikacionet.

Rreziqet dhe komplikacionet e mundshme

Liftingu i gjoksit, si çdo ndërhyrje kirurgjikale, ka rreziqe dhe komplikacione të mundshme, të cilat përfshijnë:

  • Infeksionet: Mund të kërkojnë trajtim me antibiotikë ose ndërhyrje të mëtejshme.
  • Gjakderdhjet: Gjakderdhje e tepruar që mund të kërkojë trajtim të menjëhershëm.
  • Ndryshime në ndjesi: Humbje ose ndryshim i përkohshëm ose i përhershëm i ndjesisë në thithka ose gjoks.
  • Asimetria e gjoksit: Mund të jetë e nevojshme një ndërhyrje shtesë për të korrigjuar asimetrinë.
  • Komplikacione me plagët: Shërim i ngadaltë ose plagë që nuk zbehen siç pritet.

Këshillat pas operacionit

  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
  • Heqja e drenave 24 – 48 orë pas ndërhyrjes (në ato raste kur vendosen).
  • Mjekime çdo 3 – 4 ditë deri në mbylljen e plagëve.
  • Heqja e penjve 10 – 15 ditë pas ndërhyrjes (në ato raste kur nuk janë të absorbueshëm).
  • Shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për dy javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes.
  • Nuk duhet ngarë makina 1 – 2 javët e para pas ndërhyrjes.
  • Rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 – 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.
  • Mbajtja e reçipetave sportive për 1 muaj.
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.