Lifting i vetullave
Lifting i vetullave Femra

Çfarë është lifting i vetullave?

Lifting i vetullave është një procedurë kirurgjikale estetike që ndihmon në ngritjen dhe ripozicionimin e vetullave për të krijuar një pamje më rinore. Ky trajtim synon të:

  • rregullojë lëkurën e varur mbi sy
  • zbutë rrudhat horizontale në ballë
  • ngrejë pjesën e jashtme të vetullave
  • përmirësojë simetrinë e fytyrës

Rënia e vetullave mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë procesin e plakjes, ekspozimin ndaj diellit, dhe faktorët gjenetikë. Ndërsa plakemi, lëkura jonë humb elasticitetin dhe forca e gravitetit bën që vetullat të ulen, duke i dhënë fytyrës një pamje të lodhur.

Lifting i vetullave: kur duhet ta konsideroni?

Nëse vëreni se vetullat tuaja kanë filluar të bien dhe kjo ndikon në pamjen tuaj, ose nëse keni rrudha të theksuara në ballë, lifting i vetullave mund të jetë një opsion i mirë për ju. Ky operacion realizohet përmes një prerje të vogël afër rrënjës së flokëve, bëhet shkolitja dhe tërheqja e lëkurës për të ngritur vetullën dhe për t’i dhënë një pamje më rinore dhe pa rrudha asaj zone. Përmirësohet ndjeshëm paraqitja e ballit, vetullave dhe zona rreth syve.

Sidomos te vajzat e reja, në epokën moderne që po jetojmë, vërehet gjithmonë e më tepër një dëshirë për të patur vetulla të plota, të mbushura dhe të harkuara. Kjo modë e re gjithmonë e më e përhapur në të gjithë botën, duke filluar nga personazhet VIP të Hollyvood, mund të realizohet mjaft mirë nëpërmjet dy procedurave kirurgjikale, lifting i vetullës dhe mbjellje e saj me qime (për të cilën do të flasim në kapitullin përkatës). Një vetull e plotë e harkuar dhe e mbushur, është një tipar i rëndësishëm i cili thekson dhe zbukuron të gjithë harmoninë e fytyrës. Mjafton të kujtojmë Kim Kardashian, Kylie Jenner, Megan Fox dhe deri te këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, të cilat tashmë me bukurinë e tyre janë kthyer në ikona të sensualitetit botëror.

Avantazhet e liftingut të vetullave

  • Pamje më rinore.
  • Reduktim i rrudhave horizontale në ballë. 
  • Ngritje e pjesës së jashtme të vetullave. 
  • Përmirësim i vetëbesimit. 
  • Rezultate natyrale. 
  • Efekt afatgjatë.

Rreziqet dhe efektet anësore të mundshme

Lifting i vetullave është një procedurë relativisht e sigurtë por si çdo ndërhyrje kirurgjikale, ai vjen me disa rreziqe.

  • Infeksioni. Si me çdo ndërhyrje kirurgjikale, ekziston një rrezik i infeksionit në vendin e prerjes.
  • Hematoma. Gjaku mund të mblidhet nën lëkurë, duke krijuar një hematomë, që mund të kërkojë trajtim të mëtejshëm.
  • Dhimbja. Pas procedurës, mund të ndjeni dhimbje, siklet ose një ndjesi të shtrëngimit në zonën e trajtuar, që zakonisht kalon pas disa ditësh.
  • Ndryshimet në ndjeshmërinë e lëkurës. Disa pacientë mund të përjetojnë ndyrshime në ndjeshmëri në zonën e ballit dhe vetullave.
  • Cikatrice. Prerjet e bëra gjatë procedurës mund të lënë shenja të vogla, të cilat megjithatë janë zakonisht të fshehura në vijën e flokëve dhe mund të zbehen me kalimin e kohës.
  • Asimetria e vetullave. Në disa raste, mund të ketë një asimetri të lehtë midis vetullave pas procedurës, që mund të kërkojë korrigjime të mëtejshme.
  • Rritja e qerpikëve ose vetullave e dëmtuar. Në rast të dëmtimit të folikulave të qimeve gjatë procedurës, mund të ketë një ndalesë ose ngadalësim në rritjen e qerpikëve ose vetullave.
  • Anestezia. Përdorimi i anestezisë lokale ose të përgjithshme mbart rreziqet e veta, përfshirë reaksionet alergjike ose komplikacionet e tjera të rralla.
  • Edema dhe ënjtja. Ënjtja dhe fryrja e zonës së ballit dhe syve është e zakonshme pas liftingut të vetullave dhe mund të zgjasë disa ditë ose javë.

Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?

  • Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).
  • KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë lloj operacioni është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.
  • Zgjat rreth 1.5 – 2 orë.
  • Një natë qëndrimi në klinikë.
  • Dhembje të lehta-mesatare e mëse të durueshme.
  • Të nxira dhe ënjtje në ballë që largohen gradualisht brenda 10 – 14 ditësh.
  • Shenja të vogla, të zbehta në kokë, të cilat janë të padukshme pasi do të jenë të fshehura nga flokët.

Këshillat pas operacionit:

  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
  • Mjekime çdo 3 – 4 ditë deri në heqjen e fashës mjekësore (2 – 3 javë).
  • Fjetja me kokën lehtësisht të ngritur.
  • Përdorimi i kompresave të ftohta për të lehtësuar dhembjen dhe ënjtjen.
  • Të shmangen sforcimet dhe lëvizjet e tepruara javët e para pas kirurgjisë.
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell.
  • Të shmanget lyerja apo permanenti i flokëve për një periudhë 6 javore.
  • Heqja e penjve varion 10 – 20 ditë, sipas zonave.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.