Çfarë është mbjellja e vetullave?
Mbjellja e vetullave është një procedurë kirurgjikale që përdoret për të rikthyer apo për të shtuar qimet në zonën e vetullave. Ky proces përfshin transferimin e folikulave të qimeve nga pjesa e pasme e kokës, dhe implantimin e tyre në zonën e vetullave. Kjo procedurë është veçanërisht e përshtatshme për personat që kanë humbur qimet e vetullave për shkak të faktorëve të ndryshëm, siç janë:
- Dëmtimet.
- Sëmundjet.
- Trajtimet kozmetike të mëparshme.
Me avancimin e teknologjisë në kirurgjinë estetike, metoda micro FUE është bërë një nga opsionet më të avancuara dhe efektive për mbjelljen e vetullave, duke ofruar rezultate natyrale dhe të qëndrueshme.
Mbjellja e vetullave: si kryhet proçedura?
Procesi i mbjelljes së vetullave me metodën micro FUE kryhet në disa hapa të rëndësishëm:
- Konsultimi. Pacienti dhe mjeku specialist diskutojnë formën dhe dendësinë e dëshiruar të vetullave, si dhe zgjedhin zonën donatore, zakonisht pjesa e pasme e kokës.
- Përgatitja e zonës donatore. Folikulat e qimeve nxirren nga zona donatore duke përdorur pajisje mikroskopike për të minimizuar dëmtimin e indeve.
- Përgatitja e zonës së vetullave. Kirurgu krijon kanale të vogla në zonën e vetullave, duke marrë parasysh drejtimin natyral të rritjes së qimeve.
- Mbjellja (transplantimi). Folikulat e qimeve implantohen në kanalet e përgatitura me precizion të lartë, për të siguruar një rezultat natyral.
- Kujdesi pas operacionit. Pas procedurës, pacienti merr udhëzime për kujdesin e mëtejshëm. Qimet e mbjella fillojnë të rriten pas disa javësh, dhe rezultati përfundimtar është i dukshëm pas disa muajsh.
Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?
- Kryhet me anestezi lokale.
- Analizat e kërkuara: gjak komplet, teste koagulimi dhe EKG.
- Zgjat 3– 4 orë.
- Largimi nga klinika menjëherë pas procedurës.
Mbjellja e vetullave: përgatitja para operacionit
Para se të kryeni një ndërhyrje për mbjelljen e vetullave, është thelbësore të ndiqni disa masa paraprake për të siguruar një rezultat të suksesshëm dhe një shërim të shpejtë. Fillimisht, është e rëndësishme të shmangni pirjen e duhanit dhe konsumimin e alkoolit për disa javë para operacionit, pasi këto mund të ndikojnë negativisht në procesin e shërimit dhe qarkullimin e gjakut. Gjithashtu, kirurgu mund t’ju rekomandojë të ndaloni përdorimin e disa ilaçeve që mund të hollonin gjakun, si aspirina ose disa suplemente, për të reduktuar rrezikun e gjakderdhjes gjatë procedurës. Është e rëndësishme të hani një ushqim të lehtë para operacionit dhe të qëndroni të hidratuar, si dhe të siguroheni që të keni bërë të gjitha analizat e kërkuara për të vlerësuar gjendjen tuaj shëndetësore. Përgatitja e duhur para operacionit ndihmon në minimizimin e komplikacioneve dhe në arritjen e rezultateve optimale.
Mbjellja e vetullave dhe rreziqet e mundshme
- Infeksioni. Si në çdo ndërhyrje kirurgjikale, ekziston një rrezik i infeksionit në zonën e trajtuar.
- Hematoma. Pas procedurës mund të ndodhë krijimi i hematomave ose grumbullimit të gjakut nën lëkurë.
- Dhimbja dhe ënjtja. Dhimbja dhe ënjtja janë të zakonshme pas procedurës dhe mund të zgjasin për disa ditë.
- Humbja e përkohshme e ndjesisë. Mund të ndodhë një humbje e përkohshme e ndjesisë në zonën e vetullave dhe të zonës donatore.
- Rritja e çrregullt e qimeve. Qimet e transplantuara mund të rriten në drejtime të padëshiruara ose me një dendësi të pabarabartë.
- Cicatrizimi. Edhe pse metoda micro FUE minimizon shenjat e plagëve, në raste të rralla mund të ndodhin shenja të vogla cicatrizimi.
- Rezultate jo të kënaqshme. Mund të ketë raste ku rezultatet nuk janë plotësisht në përputhje me pritshmëritë e pacientit, duke kërkuar ndoshta një korrigjim të mëvonshëm.
Këshillat pas operacionit:
- Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
- Natën e trapiantit (mbjelljes) duhet të flihet me kujdes, për të mos goditur kokën ku janë marrë rrënjët e flokëve.
- Të lahen vetullat pas 2 – 3 ditësh, me ujë në temperaturë ambienti me shampoo neutrale, më pas mund të lahen çdo ditë.
- Për të zbutur koret e formuara, pas 10 ditësh mund të aplikohet vaj për lëkurën në darkë, në mëngjes lahen vetullat.
- Pas 10 – 15 ditësh qimet e mbjella mund të bien, por rrënja mbetet e paprekur.
- Qimet e vendosura në vetull kanë karakteristikat e flokut, si rrjedhojë duhen prerë dhe lyer (në rastin e një floku të thinjur).
- Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.
info@keit.al
Tiranë: +355 68 20 00 622
