Rikonstruktimi i gjoksit është një procedurë kirurgjikale që synon të rikthejë formën, madhësinë dhe pamjen e gjoksit pas mastektomisë ose lumpektomisë, që kryhen zakonisht si trajtime për kancerin e gjirit. Kjo ndërhyrje jo vetëm që ndihmon në rindërtimin fizik të trupit, por luan një rol të rëndësishëm në rivendosjen e vetëbesimit dhe mirëqenies emocionale të pacientit. Kirurgjia e rikonstruktimit të gjoksit mund të fillohet në kohën e mastektomisë ose mund të realizohet pasi të ketë përfunduar terapia e kancerit të gjirit. Rindërtimi i vonuar mund të ndodhë muaj apo edhe vite pas mastektomisë. Ndonjëherë operacioni për rindërtimin e gjirit mund të përfshijë edhe gjoksin tjetër, në mënyrë që të dy gjinjtë të jenë në madhësi dhe formë të njëjtë.
Teknikat e zgjedhura për ndërhyrjen janë:
- Përdorimi i protezave me xhel silikoni për rindërtimin e zonës mamare. Kjo teknikë kryhet në dy faza kirurgjikale pasi ka përfunduar kemioterapia dhe radioterapia: ndërhyrja e parë parashikon vendosjen e një ekspansori i cili, pasi shërohet plaga, do të mbushet me ujë fiziologjik nga staffi ynë në disa seanca me distancë 2 javore mesatarisht. Kur ekspansori ka arritur vëllimin e dëshiruar kryhet operacioni i dytë, gjatë të cilit hiqet ekspansori dhe vendoset përfundimisht një protezë me xhel silikoni, e cila do të mbahet gjithë jetën. Gjatë këtij operacioni, zakonisht rimodelohet edhe gjiri tjetër, në mënyre që të dy gjinjtë të jenë sa më të ngjashëm si formë dhe madhësi.
- Teknika autologe përmes implementimit indoor. Indi i përdorur sigurohet nga vetë pacienti, e preferueshme është zona inferiore e barkut ose zona gluteale. Avantazhi i kësaj teknike është tolerimi mjaft i mirë i radioterapisë.
Rikonstruktimi i gjoksit: cilië është momenti i duhur?
Rikonstruktimi i gjoksit mund të kryhet në mënyrë të menjëhershme gjatë mastektomisë ose të vonohet për disa muaj ose vite, në varësi të trajtimeve të mëtejshme si kimioterapia ose radioterapia, që mund të ndikojnë në procesin e shërimit.
- Rikonstruktimi i menjëhershëm: Ofron përfitimin e të pasurit një gjoks të rikonstruktuar pa kaluar periudhën e të qenit pa gjoks. Ky opsion mund të ndihmojë në përballimin më të lehtë emocional të mastektomisë.
- Rikonstruktimi i vonuar: Preferohet kur pacientët duhet të përfundojnë trajtimet e tjera, si radioterapia, që mund të ndikojnë në indet e gjoksit dhe shërimin.
Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?
Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, echo e gjirit, vizita me anestezistin, etj).
- Ndërhyrja kryhet me anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë ndërhyrja është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.
- Kohëzgjatja rreth 1 – 2 orë.
- Aplikim ose jo i protezave me xhel silikoni, me garanci të përjetshme, në varësi të gjendjes fillestare të gjoksit.
- Nëse është e nevojshme aplikohen drena të posaçëm, të cilët mbahen rreth 1 – 2 ditë.
- Një natë qëndrimi në klinikë.
- Dhembje të lehta, mesatare dhe të durueshme.
- Mundësi për hematoma dhe ënjtje në zonën e gjoksit që largohen gradualisht brenda 10 – 14 ditësh.
- Në gjoksin ku ka qenë masa tumorale shenja do të jetë po ajo egzistuese e operacionit të parë. Nëse do të kryhet edhe rimodelimi i gjoksit tjetër, shenjat e tij mund të jenë vetëm një prerje në pjesën e poshtme të gjoksit ose në varësi të teknikës që do të aplikohet, sidomos kur gjoksi është i varur dhe do të jetë e nevojshme të kryhet lifting i tij, shenjat do të jenë përreth areolës, një tjetër vertikale e në disa raste edhe një shenjë horizontale në pjesën e poshtme të gjoksit, të cilat me kalimin e kohës mbeten të holla e të zbehta.
- Periudhë e shpejtë rikuperimi, me përmirësim gradual të pamjes së gjoksit. Rezultati konsiderohet final, zakonisht 4 – 6 muaj pas ndërhyrjes.
Rreziqet e rikonstruktimit të gjoksit
- Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
- Heqja e drenave 24 – 48 orë pas ndërhyrjes në ato raste kur kirurgu e sheh të arsyeshme për t’u vendosur.
- Mjekime periodike çdo 3 – 4 ditë deri në rikuperimin e plagëve.
- Heqja e penjve 10 – 15 ditë pas ndërhyrjes (në ato raste kur nuk janë të absorbueshëm).
- Shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për dy javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes.
- Evitimi i ngarjes së makinës 1 – 2 javët e para pas ndërhyrjes.
- Rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 – 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.
- Mbajtja e reçipetave sportive për 1 muaj.
- Të evitohet ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell.
- Rikontrolle periodike me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.
info@keit.al
Tiranë: +355 68 20 00 622
