Çfarë është (rimodelimi i barkut) abdominoplastika?
- Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).
- KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë lloj operacioni është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.
- Zgjat rreth 2 – 4 orë.
- Qëndrohet 1 – 2 netë në klinikë.
- Dhembje të lehta-mesatare e mëse të durueshme.
- Të nxira dhe ënjtje në zonën e barkut që largohen gradualisht brenda 10 – 14 ditësh.
- Shenja të vogla përreth kërthizës, si dhe një shenjë horizontale në pjesën e poshtme të barkut, pak më e gjatë se ajo e prerjes cezariane, të cilat zakonisht janë të holla e të zbehta.
- Periudhë rikuperimi e shpejtë, me përmirësim gradual të pamjes së barkut, rezultati konsiderohet final 4 – 6 muaj pas ndërhyrjes.

Llojet e abdominoplastikës
- Abdominoplastika e plotë. Ky është opsioni më i zakonshëm dhe përfshin një prerje të gjatë nga njëra anë e legenit në tjetrën, si dhe rreth kërthizës. Kjo procedurë është më e përshtatshme për ata që kanë nevojë për ndryshime të mëdha në formën e barkut.
- Mini-abdominoplastika. Ky lloj procedurë është më pak invaziv dhe zakonisht përfshin një prerje më të vogël, duke u fokusuar kryesisht në zonën poshtë kërthizës. Mini-abdominoplastika është ideale për ata që kanë vetëm pak lëkurë të tepërt në pjesën e poshtme të barkut.
Përse të zgjidhni abdominoplastikën?
Rimodelimi i barkut ofron një sërë përfitimesh që shkojnë përtej aspektit estetik:
- Përmirëson pamjen e barkut. Abdominoplastika mund të ndihmojë në krijimin e një barku më të sheshtë dhe të tonifikuar, që shpesh nuk mund të arrihet vetëm me dietë dhe ushtrime.
- Forcon muskujt e barkut. Procedura ndihmon në forcimin dhe rikthimin e muskujve të dobësuar ose të ndarë të barkut, gjë që ndihmon në përmirësimin e posturës dhe mbështetjes së kurrizit.
- Përmirëson shëndetin. Në disa raste, abdominoplastika mund të ndihmojë në reduktimin e problemeve të lëkurës si irritimet ose infeksionet që mund të shkaktohen nga palosjet e lëkurës së tepërt.

Kush është kandidati më i mirë për abdominoplastikën?
Kandidatë idealë për abdominoplastikë janë individët të cilët:
- Kanë peshë të qëndrueshme dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
- Kanë lëkurë të tepërt ose të varur në zonën e barkut.
- Kanë muskuj barku të dobësuar ose të ndarë.
- Nuk janë duhanpirës ose janë të gatshëm të ndalojnë pirjen e duhanit para dhe pas operacionit.
- Kanë pritshmëri realiste për rezultatet e procedurës.
Rimodelimi i barkut: operacioni
Abdominoplastika zakonisht kryhet nën anestezi të përgjithshme dhe mund të zgjasë nga dy deri në pesë orë, në varësi të kompleksitetit të procedurës. Gjatë operacionit, kirurgu fillon duke bërë një prerje në zonën e legenit, dhe në disa raste edhe rreth kërthizës, për të rimodeluar zonën e sipërme të barkut. Pasi të jenë kryer prerjet e nevojshme, kirurgu heq lëkurën dhe dhjamin e tepërt për të përmirësuar konturin e barkut. Në këtë fazë, muskujt e dobësuar të barkut forcohen dhe ngushtohen për të krijuar një bark më të sheshtë dhe të tonifikuar. Pas rimodelimit, prerjet mbyllen me fije kirurgjikale, duke përfunduar kështu procedurën me kujdes për të siguruar një shërim sa më të mirë dhe rezultate estetike të kënaqshme

Rreziqet dhe komplikacionet e mundshme tek rimodelimi i barkut
Si çdo procedurë kirurgjikale, abdominoplastika ka rreziqe dhe mundësi për komplikime, të cilat mund të përfshijnë:
- Infeksione
- Hemorragji
- Probleme me shërimin e plagës
- Ndryshime të ndjeshmërisë së lëkurës
- Tromboza
Rimodelimi i barkut: këshillat pas operacionit
- Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
- Heqja e drenave 2 – 5 ditë pas ndërhyrjes.
- Mjekime çdo 3 – 4 ditë deri në mbylljen e plagëve.
- Heqja e penjve 10 – 15 ditë pas ndërhyrjes.
- Shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për dy javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes.
- Nuk duhet ngarë makina 1 – 2 javët e para pas ndërhyrjes.
- Mbahet një korse elastike abdominale për 30 – 40 ditë.
- Rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 – 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.
- Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell.
- Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.