Rimodelimi i mjekrës për femra: trajtimi për përmirësimin e formës së mjekrës
Rimodelimi i mjekrës për femra: Trajtimi për përmirësimin e formës së mjekrës

Rimodelimi i mjekrës: çfarë është?

Mjekra, si çdo pjesë tjetër e fytyrës, luan një rol të rëndësishëm në harmoninë e fytyrës. Një mjekër në disproporcion, pra më e dalë apo më e futur brenda në raport me buzët dhe hundën, krijon deformimin e fytyrës. Këto parregullsi mund të korrigjohen me procedurën kirurgjikale të mentoplastikës. Mentoplastika konsiston në korrigjimin e mjekrës së zgjatur, ose në zgjatjen e mjekrës së futur, duke vendosur një protezë të vogël silikoni. Procedura kryhet me prerje në pjesën e brendshme të buzës së poshtme dhe nuk ka shenja të dukshme.

Së bashku me rinoplastikën apo me lipofilling të fytyrës, është pjesë e asaj ndërhyrje që zakonisht quhet profiloplastikë. Profiloplastika është në gjendje të ribalancojë të gjithë përbërësit e fytyrës duke ndryshuar ndjeshëm aspektin e pamjes së një pacienti.

Si realizohet rimodelimi i mjekrës?

Rimodelimi i mjekrës me ndërhyrje kirurgjikale përfshin vendosjen e një implanti të personalizuar në zonën e mjekrës për të arritur formën dhe madhësinë e dëshiruar. Kirurgjia realizohet nën anestezi endovenoze totale, në varësi të preferencave të pacientit dhe rekomandimit të kirurgut.

Hapat kryesorë të procedurës kirurgjikale për rimodelimin e mjekrës përfshijnë:

  • Incizionet. Kirurgu realizon një incizion të vogël në pjesën e brendshme të gojës ose nën mjekër për të krijuar hapësirën ku do të vendoset implanti.
  • Vendosja e implantit. Implanti i mjekrës, i cili mund të jetë prej silikoni, vendoset me kujdes në hapësirën e krijuar për të korrigjuar dhe përmirësuar formën e mjekrës.
  • Mbyllja (qepja) e incizionit. Pas vendosjes së implantit në pozicionin e duhur, incizioni mbyllet me qepje të cilat zakonisht nuk janë të dukshme pasi vendosen brenda gojës ose nën lëkurë.
  • Shërimi dhe rikuperimi. Pas operacionit, pacienti mund të përjetojë ënjtje dhe diskomfort të lehtë, por këto shenja zakonisht zhduken brenda disa javësh. Instruksionet për kujdesin pas operacionit, përfshirë përdorimin e medikamenteve kundër dhimbjes dhe mënyrën e higjienës, janë të rëndësishme për një shërim të suksesshëm.

 rimdeolimi i mjekres

Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?

  • Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).
  • KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë lloj operacioni është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.
  • Ndërhyrja kryhet me një prerje në pjesën e brendshme të buzës së poshtme dhe pa asnjë shenjë të jashtme.
  • Zgjat 30 – 60 minuta.
  • Një natë qëndrimi në klinikë.
  • Dhembje aspak ose të lehta e mëse të durueshme.
  • Të nxira dhe ënjtje të vogla rreth mjekrës që largohen gradualisht brenda 5 – 10 ditësh.
  • Periudhë rikuperimi e shpejtë, me përmirësim gradual të pamjes së mjekrës, rezultati konsiderohet final 3 – 4 muaj pas operacionit.

Çfarë duhet të pritet gjatë dhe pas procedurës?

Gjatë procedurës, pacienti është nën anestezi totale, dhe ndërhyrja zakonisht zgjat rreth një orë. Pas operacionit, pacienti mund të përjetojë ënjtje dhe diskomfort të lehtë, të cilat zhduken brenda pak javësh. Koha e rikuperimit varet nga lloji i procedurës, por shumica e pacientëve mund të rikthehen në aktivitetet e përditshme brenda një jave.

 rezultat rimodelimi i mjekres

Risqet dhe komplikacionet e mundshme tek rimodelimi i mjekrës

Si çdo ndërhyrje kirurgjikale, rimodelimi i mjekrës përfshin disa rreziqe dhe komplikacione të mundshme. Edhe pse këto janë relativisht të rralla, është e rëndësishme që pacientët të jenë të vetëdijshëm për to para se të vendosin për procedurën. Kirurgët e specializuar dhe me përvojë përdorin teknika të avancuara për të minimizuar këto rreziqe dhe për të siguruar kujdesin më të mirë të mundshëm.

Komplikacionet e mundshme përfshijnë:

  • Infeksionet. Si me çdo operacion, ekziston rreziku i infeksionit në vendin e incizionit ose rreth implantit. Kjo mund të kërkojë trajtim me antibiotikë ose, në raste të rralla, një ndërhyrje shtesë për të trajtuar infeksionin.
  • Ndryshim i ndjeshmërisë. Pas operacionit, disa pacientë mund të përjetojnë ndryshime të përkohshme në ndjeshmërinë e zonës së mjekrës.
  • Probleme me implantin. Mund të ndodhin zhvendosje ose rotacion i implantit, gjë që mund të kërkojë një ndërhyrje korrigjuese për të rregulluar pozicionin e implantit. Në raste shumë të rralla, trupi mund të reagojë ndaj implantit, duke kërkuar heqjen ose zëvendësimin e tij.
  • Hematoma ose grumbullimi i gjakutNë disa raste, mund të ndodhë grumbullimi i gjakut nën lëkurë, i cili mund të kërkojë drenim të menjëhershëm për të parandaluar komplikacione të mëtejshme.
  • Cicatrizim i papërshtatshëm. Në varësi të përgjigjes individuale të pacientit ndaj shërimit, mund të formohen cikatrice më të dukshme ose të papërshtatshme, që mund të kërkojnë trajtime të mëtejshme.

 rimodelimi i mjrekres rreziqet hematoma

Rezultatet dhe pritshmëritë afatgjata

Rezultatet e rimodelimit të mjekrës janë zakonisht të dukshme menjëherë pas operacionit, me përmirësim gradual ndërsa ënjtja ulet. Pacientët mund të presin rezultate afatgjata dhe një përmirësim të dukshëm të simetrisë së fytyrës, me një pamje më harmonike dhe të balancuar.

 Rimodelimi i mjekrës: këshillat pas operacionit

  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
  • Konsumimi i ushqimeve të buta, të freskëta ditët e para pas ndërhyrjes.
  • Mjekimet çdo 3 ditë me staffin mjekësor të klinikës.
  • Heqja e penjve 8 – 10 ditë pas ndërhyrjes.
  • Evitimi i traumave të mundshme në zonën e fytyrës.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.