KEIT në Miss Universe Albania 2024

Miss Universe Albania 2024: shkëlqimi dhe eleganca në zemër të Tiranës

Më 8 qershor 2024, Tirana u shndërrua në epiqendrën e bukurisë shqiptare me organizimin e Miss Universe Albania. Ky kompeticion prestigjioz, që zgjedh më të bukurën e Shqipërisë për të na përfaqësuar në skenën e Miss Universe 2024, ofroi një spektakël të jashtëzakonshëm këtë vit. Emrat më në zë të muzikës shqiptare si Ledri Vula, Valon Shehu dhe Ledina Çelo ndezën skenën me performancat e tyre. Shumë të ftuar të botës së artit dhe medias, në rolin e anëtarëve të jurisë si Rozana Radi, Dr. Skerdi Faria, Cindy Marina, Azem Gagica, Paula Mehmetukaj etj. kurorëzuan me çmime të ndryshme bukuroshet e këtij edicioni.

Rikthimi i yjeve

Mund të themi me bindje se supriza e këtij edicioni ishin rikthimet. Ikona televizive Silvana Braçe prezantoi në shoqërinë Teni Vllaçaj dhe Deta Kokomanit. Silvana Braçe pas një pauze rikthehet në skenën shqiptare, për të na dhuruar emocione të paharrueshme me zërin dhe personalitetin e saj të ëmbël. Nga ana tjetër, Deta Kokomani, bukuroshja nga Durrësi që rrëmbeu kurorën si Miss Universe Albania 2022, ngjitet në skenë për të na pushtuar me të tjera emocione. Ajo u shfaq në skenë si një surprizë e këndshme, duke sjellë kujtimet e triumfit dhe eksperiencat e saj në këtë skenë. Megjithatë këto dy rikthime nuk do të ishin të vetmet e kësaj nate. Pas largimit prej një kohe të gjatë nga Shqipëria, Ledina Çelo elektrizoi Pallatin e Kongreseve duke u dhuruar spektatorëve një performancë të bukur.

Një event me përmasa ndërkombëtare: prania e medias italiane

Miss Universe Albania ka arritur një nivel të ri ndërkombëtarizimi këtë vit, duke mirëpritur figura të shquara të medias italiane. Pascal Vicedomini drejtues i programit Paradise në Rai2, Aurelio Trombetta dhe aktori i mirënjohur Gabriele Pao Pei Andreoli, ishin ndër të ftuarit specialë. Prania e tyre konfirmoi rëndësinë dhe ndikimin në rritje të këtij eventi në skenën ndërkombëtare të bukurisë dhe modës. Një moment i veçantë ishte eventi i mbajtur në Romë më 13 maj 2024. Bukuroshet shqiptare sfiluan me veshje tradicionale, duke shfaqur pasurinë kulturore gjithashtu trashëgiminë e xhubletës dhe etnografisë. Kjo sfilatë u bë një promovim i jashtëzakonshëm i vlerave të kulturës sonë përtej kufijve të vendit tonë.
Aurelio Trombetta, një figurë e njohur e medias italiane, shquhet për aftësinë e tij të intervistimit të personazheve të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare. Në këtë event të veçantë, ai intervistoi të gjithë personazhet e pranishëm në tapetin e kuq. Nëpërmjet bisedave të tij, ai dha një dimension të veçantë ngjarjes, duke përjetësuar momente emocionuese. Ndër të intervistuarit ishin, Endi Demneri, Skerdi Faria, dhe producenti i spektaklit, Eduart Dedaj. Trombetta u bë pikësynuesi i historive të tyre, duke i sjellë në publik vlerat dhe sukseset  në këtë arenë të rëndësishme të bukurisë dhe kulturës.

Një partnere besnike: KEIT Day Hospital në Miss Universe Albania

Që nga viti 2015, KEIT Day Hospital është partner kryesor i Miss Universe Albania, duke mbështetur çdo vit organizimin e tij. Edhe këtë vit ata ofruan lojëra të ndryshme për të ftuarit dhe pjesëmarrësit. U dhuruan ulje dhe trajtime estetike falas për të gjithë ata që guxuan. Disa nga trajtimet që u dhuruan ishin: PRPBotox, trajtim për strijat etj. Të gjithë të interesuarit patën gjithashtu mundësinë të informoheshin nga vajzat e staffit. KEIT ka treguar jo pak herë angazhimin ndaj komunitetit nëpërmjet fushatave të ndryshme, duke përfshirë dhurimin e gjakut, mbjelljen e pemëve, dhe dhurimin e bursave të studimit. Ndër veprimet e tyre humanitare, përfshihet edhe ofrimi i ekografive falas dhe dhurimi i  flokëve në kuadër të Tetorit Rozë. KEIT Day Hospital vazhdon të jetë sinonim i kujdesit shëndetësor të lartë dhe angazhimit ndaj komunitetit.

Miss KEIT: kurorëzimi i Rumina Ivezaj

Siç e do tradita, edhe këtë vit u kurorëza Miss KEIT. Kurorën këtë vit e rrëmbeu bukuroshja Rumina Ivezaj. Rumina është një vajzë 19 vjeçare që nuk u shqua vetëm për bukurinë por edhe për çiltërsinë e saj. Ajo, përveçse u shpall si Miss KEIT, u kurorëzua edhe si Miss Universe Montenegro. Çmimi u dorëzua në skenë nga vetë Dr. Skerdilajd Faria, CEO i KEIT. Këtë vit ai kishte vendosur të shoqërohej nga vogëlushja Amina. Të dy së bashku dolën në skenë me një karrocë të mbushur me trëndafila duke simbolizuar secilën nga vajzat konkurente.

Ambasadorja e re e bukurisë shqiptare

Françeska Rustem është kurorëzuar si Miss Universe Albania 2024. Me bukurinë dhe elegancën e saj, ajo mahniti jurinë dhe publikun. Françeska do të përfaqësojë Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të Miss Universe. Ajo shquhet jo vetëm për pamjen e saj të jashtme, por edhe për inteligjencën dhe angazhimin e saj social. Françeska premton të sjellë një prezantim dinjitoz dhe të shkëlqyer për vendin tonë.