Liposucioni tradicional dhe nano-liposucioni: ku dallojnë?

Liposucioni tradicional dhe nano-liposucioni: ku dallojnë?

Përmbajtja

Liposucioni është një nga procedurat estetike më të njohura për të reduktuar dhjamrat e padëshiruara në trup. Dy nga metodat më të përdorura për këtë proces, janë liposucioni tradicional dhe nano-liposucioni. Këto dy teknika ofrojnë zgjidhje të ndryshme për ata që dëshirojnë të arrijnë një pamje më të tonifikuar dhe simetrike. Por, cila është e duhura për ju dhe çfarë ndryshimesh ka mes tyre?

Çfarë është liposucioni tradicional?

Është një procedurë kirurgjikale që ka si qëllim heqjen e dhjamit nga zona specifike të trupit. Ky proces fillon me krijimin e prerjeve të vogla në lëkurë, zakonisht në vendet ku shenjat do të jenë më pak të dukshme. Një tub i hollë, i quajtur kanulë, futet përmes këtyre prerjeve. Kanula lidhet me një pajisje vakumi që ndihmon në thithjen e dhjamit të tretur. Ky proces mund të zgjasë disa orë, dhe varet nga sasia e dhjamit që do të hiqet. Pas procedurës, pacienti duhet të mbajë një korse mbështetëse. Kjo e fundit ndihmon në minimizimin e enjtjes dhe mbështet trupin në marrjen e formës së re.

Rikuperimi zakonisht zgjat disa javë dhe ndihmohet nga pushimi dhe ndjekja e udhëzimeve të mjekut. Kjo metodë është e mirë për ata që kanë sasi të konsiderueshme dhjami në zona të gjera si barku, këmbët apo kofshët. Ky proces ofron rezultate të dukshme dhe është përdorur me sukses prej dekadash.

Çfarë është nano-liposucioni?

Nano-liposucioni është një version i avancuar i liposucionit, i cili përdor teknologji ultrasonike ose lazer për të shkrirë dhjamin para se ai të hiqet nga trupi. Energjia e prodhuar nga pajisja ndihmon në tretjen e dhjamit, duke e bërë më të lehtë procesin e heqjes. Procedura është më pak invazive krahasuar me liposucionin tradicional dhe zakonisht kryhet me anestezi lokale. Gjatë nano-liposucionit, energjia ultrasonike ose lazeri shpërndan dhjamin në molekula të vogla, të cilat më pas hiqen me ndihmën e kanulës. Ky proces jo vetëm që heq dhjamin, por gjithashtu ndihmon në stimulimin e prodhimit të kolagjenit, duke dhënë një pamje më të tendosur dhe rinore lëkurës.

Nano-liposucioni është ideal për pacientët që dëshirojnë përmirësime të imta në zona specifike si mjekra, qafa apo krahët. Meqëse është më pak invaziv, periudha e rikuperimit është më e shkurtër dhe pacientët mund të kthehen në aktivitetet e tyre të zakonshme brenda disa ditësh.

Dallimet kryesore midis liposucionit tradicional dhe nano-liposucionit

Ndërsa të dyja procedurat synojnë të heqin dhjamin e tepërt dhe të përmirësojnë konturet e trupit, ato ndryshojnë në disa aspekte kryesore. Liposucioni tradicional është më efektiv për trajtimin e zonave të mëdha dhe heqjen e sasive të mëdha të dhjamit. Nga ana tjetër, nano-liposucioni është më i përshtatshëm për trajtime precize dhe zona të vogla. Një nga ndryshimet kryesore është teknologjia e përdorur. Liposucioni tradicional mbështetet në metoda manuale për të thithur dhjamin. Nga ana tjetër, nano-liposucioni përdor energji ultrasonike ose lazer për të bërë dhjamin të lëngshëm dhe më të lehtë për heqje. Po ashtu, rikuperimi pas nano-liposucionit është më i shpejtë dhe shoqërohet me më pak dhimbje dhe mavijosje apo hematoma.

Liposucioni tradicional: pse duhet ta zgjedhim?

Liposucioni tradicional mbetet një zgjedhje e sigurt dhe e efektshme për shumë pacientë. Ky proces është veçanërisht i përshtatshëm për ata që kanë sasi të mëdha dhjamore që duan të heqin në një procedurë të vetme. Rezultatet janë të dukshme dhe afatgjata, duke ndihmuar pacientët të arrijnë pamjen që dëshirojnë. Këto rezultate sjellin më pas edhe rritje të vetbesimit te pacientët, që nisin të ndihen më mirë me trupin e tyre.

Pyetjet më të shpeshta (FAQ)

  • A është liposucioni një metodë për të humbur peshë? Jo, nuk është një metodë humbje peshe, por një procedurë për të formësuar trupin duke hequr dhjamin e padëshiruar.
  • Sa kohë zgjat rikuperimi? Rikuperimi varet nga metoda e zgjedhur. Nano-liposucioni zakonisht ka një periudhë rikuperimi më të shkurtër krahasuar me liposucionin tradicional.
  • A janë rezultatet e liposucionit të përhershme? Po, rezultatet janë të përhershme nëse ruhet një stil jetese i shëndetshëm.
  • A ka ndonjë kufizim pas procedurës? Po, rekomandohet shmangia e aktiviteteve të rënda apo ushtrimeve fizike për disa javë dhe mbajtja e korsesë mbështetëse sipas udhëzimeve të mjekut.
  • Cila metodë është më e sigurt? Të dyja metodat janë të sigurta kur kryhen nga mjekë të kualifikuar dhe në kushte sterile.
Dr. Skerdi Faria
Autori i artikullit

Dr. Skerdi Faria

Misioni:

“T’u ofrojmë pacientëve një qasje të bazuar në ekselencë, siguri dhe risi në fushën e kirurgjisë estetike, me protokolle të nivelit të lartë dhe rezultate natyrale e harmonike.”

Formimi dhe Specializimet:

• Diplomë në Mjekësi dhe Kirurgji (1995)
• Specializim në Shëndet Publik (2002, me lavdërime, Universiteti La Sapienza, Romë)
• Specializim në Anestezi dhe Reanimacion (2009, me lavdërime, Universiteti Tor Vergata, Romë)
• Doktoraturë në Infeksione Spitalore (2005, me lavdërime, Universiteti La Sapienza, Romë)

Karriera dhe Vlerësime:

• Themelues dhe Drejtor i KEIT Day Hospital (që nga viti 2011)
• Autor i shumë studimeve shkencore të botuara në PubMed dhe Google Scholar
• Ekspert në kirurgji estetike, infeksione spitalore dhe protokolle të avancuara të anestezisë
• Medalje e artë (1989, Ministria e Arsimit Publik – Shqipëri), Energie për Romën (2025, Qendra Evropiane e Studimeve Kulturore – Romë) dhe të tjera.

Media dhe Vlerësime Publike:

Dr. Skerdi Faria është njohur si një ndër mjekët më me ndikim në fushën e kirurgjisë estetike dhe është intervistuar e cituar nga mediat kryesore në Shqipëri dhe Itali, përfshirë:
• Itali: Rai 1, Rai 2, Rai 3, Mediaset, La7, Corriere della Sera, Il Sole 24 Ore, Il Messaggero, La Gazzetta del Mezzogiorno, Il Tempo, Adnkronos.
• Shqipëri: Top Channel, Klan TV, Vizion Plus, Shqiptarja.com, Panorama, Gazeta Express.

Për më shumë informacione klikoni këtu