Gjinekomastia meshkuj: shkaqet, trajtimi dhe rezultatet
Gjinekomastia meshkuj : Shkaqet, Trajtimi dhe Rezultatet

Çfarë është gjinekomastia?

Gjinekomastia është një gjendje ku indet e gjirit tek meshkujt zgjerohen në mënyrë anormale, duke shkaktuar një pamje të fryrë të gjoksit. Ky zgjerim mund të ndodhë si pasojë e një çekuilibri hormonal midis estrogjenit dhe testosteronit ose për shkak të akumulimit të dhjamit në zonën e gjoksit. Në rastet kur zgjerimi i gjirit është rezultat i depozitave dhjamore, liposuksioni mund të përdoret si një metodë efektive trajtimi. Gjinekomastia tek meshkujt mund të prekë një ose të dy gjiret dhe shpesh shoqërohet me ndjeshmëri ose dhembshuri në zonën e gjoksit.

Cilat mosha prek gjinekomastia?

Gjinekomastia mund të ndodhë në faza të ndryshme të jetës dhe prek kryesisht:

  • Të porsalindurit. Shumë foshnja meshkuj lindin me gjinekomasti për shkak të ndikimit të hormoneve të nënës. Kjo gjendje zakonisht zgjidhet vetë brenda disa javësh.
  • Adoleshentët. Gjatë pubertetit, rreth 50-70% e djemve mund të zhvillojnë gjinekomasti për shkak të ndryshimeve hormonale.
  • Meshkujt e rritur. Tek meshkujt mbi 50 vjeç, ulja e niveleve të testosteronit dhe ndryshimet hormonale mund të çojnë në zhvillimin e gjinekomastisë. Kjo është më e zakonshme në këtë grupmoshë dhe mund të kërkojë trajtim nëse shkakton shqetësime.

Shkaqet e gjinekomastisë

Gjinekomastia mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë:

  • Ndryshimet hormonale. Ndryshimet në nivelet e estrogjenit dhe testosteronit gjatë pubertetit ose pleqërisë janë ndër shkaqet më të zakonshme.
  • Medikamentet. Disa ilaçe, si ato për hipertensionin, ulcerat ose depresionin, mund të kontribuojnë në zhvillimin e kësaj gjendjeje.
  • Përdorimi i alkolit apo lëndëve narkotike. Konsumimi i alkolit, drogës ose substancave të paligjshme rrit rrezikun e gjinekomastisë.
  • Sëmundjet. Çrregullimet e veshkave, mëlçisë ose tiroideve mund të jenë shkaktarë të gjinekomastisë tek meshkujt.

Gjinekomastia: simptomat dhe diagnoza

Simptoma kryesore e gjinekomastisë është zmadhimi i indit të gjirit tek meshkujt, i cili mund të jetë simetrik ose asimetrik dhe shpesh shoqërohet me ndjeshmëri, dhembje ose parehati në zonën e gjoksit. Disa individë mund të vërejnë një masë ose ind të fortë nën thithën, e cila është e ndjeshme në prekje dhe mund të shkaktojë shqetësim gjatë aktiviteteve të përditshme.

Për një diagnozë të saktë, mjeku fillon me një ekzaminim fizik të detajuar, duke vlerësuar madhësinë, formën dhe ndjeshmërinë e gjirit. Ai kontrollon gjithashtu nyjet limfatike në zonën e sqetullave dhe mund të kërkojë shenja të çrregullimeve hormonale ose shëndetësore në pjesë të tjera të trupit.

Trajtimi i gjinekomastisë tek meshkujt

Trajtimi i gjinekomastisë varet nga shkaku dhe rëndësia e gjendjes. Në raste të lehta, gjendja mund të zgjidhet vetë me kalimin e kohës dhe monitorimi mund të jetë i mjaftueshëm. Nëse shkaku është një medikament apo substancë e caktuar, ndalimi i përdorimit të saj mund të përmirësojë situatën. Kur gjinekomastia është e përhershme ose shkakton shqetësime fizike dhe psikologjike, kirurgjia estetike konsiderohet opsioni më efektiv.

Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?

  • Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).
  • KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë lloj operacioni është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.
  • Zgjat rreth 1 – 2 orë, në varësi të zonave që trajtohen.
  • Një natë qëndrimi në klinikë.
  • Dhembje të lehta-mesatare e mëse të durueshme.
  • Periudhë e shpejtë rikuperimi, me përmirësim gradual të zonave të trajtuara. Rezultati konsiderohet final, zakonisht 4 – 6 muaj pas ndërhyrjes.
  • Të nxira dhe ënjtje në zonat e operuara që largohen gradualisht brenda 15 – 20 ditësh.
  • Shenja të vogla 3 – 5 mm, pothuajse të padukshme, në zonat ku janë bërë prerjet apo janë futur kanjulat e liposucionit.

Rikuperimi dhe rezultatet

Pas operacionit, pacientët mund të përjetojnë enjtje dhe parehati të lehtë, por këto simptoma janë të përkohshme. Përdorimi i një korseje kompresive rekomandohet për të minimizuar enjtjen dhe për të mbështetur gjoksin gjatë shërimit. Shumica e pacientëve kthehen në aktivitetet e tyre normale brenda një jave, ndërsa aktivitetet fizike intensive duhet të shmangen për 4-6 javë. Rezultatet e operacionit janë zakonisht të qëndrueshme dhe ofrojnë një pamje më të këndshme estetikisht, duke përmirësuar vetëbesimin.

Rreziqet dhe komplikacionet e mundshme

Edhe pse procedura konsiderohet e sigurt, si çdo operacion tjetër, mund të ketë disa rreziqe, duke përfshirë:

Është e rëndësishme të diskutoni me kirurgun tuaj për të kuptuar plotësisht këto rreziqe dhe për t’u siguruar që jeni një kandidat i përshtatshëm për operacion.

Këshillat pas operacionit:

  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
  • Heqja e penjve 8 – 10 ditë pas ndërhyrjes.
  • Shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për dy javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes.
  • Nuk duhet ngarë makina 1 – 2 javët e para pas ndërhyrjes.
  • Rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 – 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.
  • Mbahen fasho elastike të posaçme për 4 javë pas operacionit.
  • Mjekime çdo 3 – 4 ditë me staffin mjekësor të klinikës.
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.